Kryetari i opozites tha se nese mazhoranca nuk do te degjoje kerkesat e opozites, atehere muaji mars do te shenoje edhe fillimin e protestave
TIRANE - "Asnje kauze e drejte nuk fiton pa nje beteje te madhe". Keshtu u shpreh dje Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, para deputeteve socialiste te mbledhur dje ne seline roze.
Pas gjashte muajsh beteje, kryetari i PS-se u shpreh se opozita arriti shume. "Kjo kauze nuk eshte me vetem kauza e 93perqind te socialisteve qe me kuraje pane larg dhe votuan per bojkotin e per protestat, po e nje populli te tere qe kerkon transparencen e zgjedhjeve.
Kjo beteje nuk eshte me vetem beteja e te majtes, po edhe e te djathtes qe nuk varet nga interesat e pushtetit te familjes kryeministrore. Kjo ceshtje eshte bere tanime jo vetem ceshtja e cdo shtepie shqiptare, po edhe e cdo tryeze nderkombetare ku flitet per Shqiperine", - tha Rama.
Kryetari i opozites sqaroi gjithashtu se mandatet e deputeteve socialiste nuk mund ti marre as Berisha, Meta apo Nano. Per pasoje, Rama shtoi se nese mazhoranca nuk do te degjoje kerkesat e opozites, atehere muaji mars do te shenoje edhe fillimin e protestave.
"Ne rast se pushteti nuk do te degjoje zerin e arsyes sone, marsi nuk mund e nuk do te jete muaji i lojes e ka kush e ka te Saliut, Ilirit dhe Fatosit me mandatet e popullit opozitar, por muaji i ngritjes se opozites popullore ne nje vale proteste, e cila nuk do te zmbrapset deri ne realizimin e qellimit tone te patjetersueshem, per transparencen e plote dhe pa kushte te zgjedhjeve", - tha Rama. Kryetari i PS-se ka sqaruar edhe njehere para deputeteve te PS-se e medias se opozita e ka njohur rezultatin e zgjidhjeve, e per pasoje ajo nuk kerkon rinumerim per te ndryshuar rezultatin.
"E kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse jemi grabitur barbarisht nga pushteti, e neperkembur padrejtesisht nga gjykata. Nuk duam rinumerim per te ndryshuar rezultatin por hetim te numerimit dhe dokumentacionit zgjedhor per te ndryshuar nje here e mire standardet e zgjedhjeve ne Shqiperi.
Nuk kerkojme pushtetin ne tavoline, por hetimin parlamentar qe do ti heq perfundimisht cdo pushteti mundesine qe ti marre zgjedhjet edhe kur populli nuk ia jep", - tha ai. Kjo eshte e qarte per te gjithe, sipas Rames.
"Edhe per miqte edhe partneret nderkombetare, te cilet po e kuptojne cdo dite e me shume, se kerkojme vendosjen e nje te drejte per te gjithe, jo plotesimin e interesit per nje pale", - tha Rama.
Kryetari i PS-se saktesoi se bojkoti nuk eshte zgjidhja, por e vetmja zgjidhje qe u la me refuzimin e te drejtes elementare e kushtetuese per te hetuar gjithe procesin e administrimit te zgjedhjeve "nga nje pushtet qe sic thote edhe raporti i nderkombetareve, u be njesh me shtetin".
"Bojkoti yne i shume kritikuar eshte pikerisht pasqyra qe nxori qarte ne syte e te gjitheve krizen e lirise se zgjedhjeve ne Shqiperi, te cilen nuk e zgjidh dot heqja e pasqyres se Parlamentit gjysmak, por vetem transparenca permes hetimit parlamentar",- tha Rama. Megjithate, kryetari i opozites ka ofruar dje nje shans per zgjidhjen e krizes permes pjesemarrjes ne Kuvend.
"Kemi gati celesin qe hap deren e kthimit te opozites ne Parlament, duke i hapur rrugen transparences se plote. Neser do tia leme publikisht ne dore Sali Berishes. I takon shumices ne salle te vendose pasketaj nese e do edhe opoziten ne salle apo e do bashke me popullin ne rruge, deri kur ne kete vend te rivendoset nje e drejte qe ne nuk kemi ndermend ta leme peng per asnje arsye ne bote.
Me mandatet e popullit opozitar, deputetet e Partise Socialiste, do te udheheqin hetimin e plote dhe te pakushtezuar te zgjedhjeve deri ne zbardhjen e plote te krimit elektoral. Ose nese ne Parlament nuk ka vesh per te drejten tone, deputetet do te jene ne krye te protestave pa ndalim, per te cliruar zgjedhjet nga duart e krimit elektoral, qe i mbushi kutite me vota per pushtetin si ne Ruzhdien e famshme, ku Sali Berisha qahet perdite se humbi nje mandat", - tha Rama.
Kryetari i opozites sqaroi se sot PS-ja eshte ne Kuvend jo per ta nderprere betejen per kutite, por per ta cuar me perpara. "Nuk shkojme ne parlament per te dal, po as per te ndenjur pa i hapur kutite. Transparenca zgjidh krizen politike, refuzimi i transparences do sjell rendimin e me tejshem te krizes", - tha ai.
********************
Grupi parlamentar i PS-se vendos vetem per te bere sot betimin ne Kuvend dhe depozitimin e nismes ligjore per kutite
PS, sot ne Kuvend. Nisem per hetimin e zgjedhjeve
TIRANE - Partia Socialiste vendos te hyje sot ne Parlament, per te paraqitur nismen e saj ligjore, qe synon pikerisht hapjen e kutive te votimit dhe transparencen e plote te zgjedhjeve te fundit parlamentare.
Grupi parlamentar i PS-se vendosi dje pas nje mbledhje te zhvilluar pasdite ne ambientet e selise roze, qe te hyje ne Kuvend vetem per te bere betimin dhe per te paraqitur me pas nismen ligjore per hapjen e kutive. Me pas, gjithcka do te kthehet si me pare.
Opozita do te lere vendet e saj ne Kuvend, per tu rikthyer vetem kur te marrin nje pergjigje pozitive nga mazhoranca per kutite e votimit. Permes nje projektligji eshte vendosur qe nisma ligjore per transparencen e zgjedhjeve te mos lihet ne vullnetin e partive politike, por te shnderrohet ne ligj, i cili te parashikoje hapjen e kutive te votimit kurdo qe behet nje kerkese e tille.
Me konkretisht, nisma ligjore parashikon qe cdo parti parlamentare te kete te drejte te beje transparence zgjedhore dhe te kete shumicen ne komisionin hetimor. Kjo ka vlere deri ne gjashte muaj nga dita e zgjedhjeve. Shumicen e komisionit dhe kryetarin duhet ta kete partia me e madhe e opozites.
Nisma do te paraqitet diten e sotme ne Kuvend perpara mazhorances nga Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci. Nese keto propozime nuk do te gjejne mirekuptimin e mazhorances qeverisese, atehere opozita do te filloje pergatitjet per fillimin e protestave ne muajin mars.
Debatet
Megjithese vendimi i djeshem per te hyre ne Kuvend eshte mirepritur nga shumica e anetareve te grupit parlamentar, ne kete mbledhje nuk kane munguar as edhe debatet dhe konfliktet verbale midis anetareve te grupit socialist.
Nje nga iniciuesit te debatit midis anetareve ka qene drejtuesi i Levizjes per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste, Ben Blushi, i cili ne vazhdimesi te qendrimeve kritike ndaj linjes zyrtare te "selise" e ka konsideruar kete vendim te grupit parlamentar si te vonuar.
Mesohet se gjate mbledhjes Blushi eshte shprehur se vendimi i tanishem i deputeteve te PS-se per tu futur ne Kuvend eshte bere vetem per te marre rrogat. "Çfare ndryshimi ka tani? Deri me dje keni bere mitingje pa rroga tani do ti beni me rroga.
Kete gje e bete vetem per rrogat", - mesohet te kete thene Blushi gjate diskutimeve. Ne kete cast nderhyn deputeti tjeter i PS-se, Fatmir Toci, duke i kerkuar Blushit qe te mos i ofendoje deputetet e tjere dhe te heshte, ndersa e cilesoi ate si maniak mediatik.
"Po boll fole mor maniak mediatik... Nese doje te hyje ne Kuvend te kishe hyre, por nuk e bere... Na ofendove te gjithe me keto qe the", - eshte shprehur Toci. Debati vijon me tej, kur Blushi i akuzon anetaret e grupit se ata kane konsideruar drejtuesin e LMN-se, sherbyes te Kryeministrit Sali Berisha.
Por, sipas Blushit, kjo nuk eshte ajo qe ai ka investuar politikisht ne PS. "Ju keni thene qe une i sherbej Berishes, le ta thone por nuk tregon ate qe kam investuar une ne PS. Keto jane per ti bere qejfin atij qe i ka kerkuar ti thone", - ka theksuar Blushi.
Pas pak castesh fillon te krijohet nje zhurme e madhe, ndersa kerkon te marre fjalen edhe deputeti Andis Harasani. Ne kete moment nderhyn nje tjeter deputet Tom Doshi, per te qetesuar situaten. "Boll fole ti Blushi, nuk ke per te folur me. Edhe ti Andis mos fol me...", tha Doshi.
******************
Sipas tij, nese bojkotohet serish, opozita aborton kauzen per hapjen e kutive
Hyrja e PS-se, Blushi: Vendim i vonuar
TIRANE - Nje nga drejtuesit e grupit te Levizjes per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste, Ben Blushi, e ka konsideruar vendimin e grupit parlamentar socialist per te hyre ne Kuvend si te vonuar.
Ne nje prononcim per mediat, pas mbledhjes se grupit parlamentar, Blushi theksoi se hyrja e PS-se sot ne Parlament duhet te kishte ndodhur qe pas zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009. Sipas tij, i gjithe aksioni politik i Partise Socialiste pergjate ketyre gjashte muajve ka rezultuar i deshtuar dhe, sipas Blushit, kjo periudhe ka qene nje kohe e harxhuar, e cila nuk ka prodhuar asnje produkt politik, ndersa shtoi se bojkotimi serish i Parlamentit nga opozita do ta demtonte kauzen e kesaj te fundit per hapjen e kutive te votimit.
"Natyrisht, qe eshte koha per te thene se ky gjashtemujor ishte i harxhuar kot. Per gjashte muaj, fatkeqesisht, Partia Socialiste nuk ka fituar betejen qe i vuri vetes perpara, ka komplikuar shume marredheniet e veta me komunitetin nderkombetar, i cili i ka bere presion per te nderprere bojkotin, gje qe po ndodh", - tha dje Blushi.
Ai vuri ne dukje se opozita duke qendruar jashte parlamentit nuk arriti te hape kutite e votimit, te shkaktoje zgjedhje te parakohshme, por as edhe te marre mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar per kauzen e saj politike. Sipas tij, nese vazhdon e njejta situate edhe pas hyrjes ne Kuvend, atehere kjo do ta demtoje shume opoziten.
"Ne nuk arritem dot te hapim kutite, nuk arritem te shkaktojme zgjedhje te parakohshme, nuk arritem dot te sensibilizonin komunitetin nderkombetar qe te jete pale me ne, apo qe te na mbeshtese ne iniciativat tona.
Nese kjo vazhdon Partia socialiste do te jete ne nje pozite edhe me te veshtire nga ajo qe ka qene", - u shpreh ai. Iniciativen politike te ndermarre dje ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist per te hyre dhe per te dale serish nga Kuvendi, Blushi e cilesoi nje loje qesharake dhe, sipas tij, kjo e aborton kauzen e opozites per hapjen e kutive te votimit. Ai theksoi se nuk do te behet pjese e kesaj loje, megjithate, Blushi evidentoi faktin se e kishte firmosur kete vendim te grupit socialist.
"Do te ishte qesharake qe Partia Socialiste te hynte dhe te dilte nga Parlamenti. Vendimi i grupit ishte qe te hyhet ne Parlament, te depozitohet nje projektligj per hapjen e kutive dhe te dilet serish. Kjo e aborton kauzen e Partise Socialiste",- nenvizoi deputeti i PS-se.
Blushi i meshoi idese se nese Partia Socialiste do te bojkotoje serish Parlamentin kjo do ta demtonte ate ne marredheniet me elektoratin dhe komunitetin nderkombetar. Ai shtoi se nese ceshtja per hapjen e kutive te votimit do te dergohet ne komisionin e Venecias dhe pavaresisht vendimit te ketij komisioni, sipas Blushit, PS-ja duhet te jete ne Parlament.
Debatet e mbledhjes se kryesise se PS-se
Arben Malaj: A mund te na sqaroni se cila eshte rruga qe do ndjeke grupi parlamentar?
Edi Rama: Une e thashe qe grupi do te hyje neser ne Parlament, do dorezoje nismat ligjore dhe pastaj do dale. Do te presim per reagimin nga ana e mazhorances dhe pastaj ne mars do te nisin protestat, nese nismat nuk pranohen.
Ngrihet Besnik Bare, Ben Blushi: Ulu, o Besnik, se spo e lexon mire ate qe te kane dhene te shkruar.
Besnik Bare: Po me provokove edhe nje here, do te me besh te te them disa gjera nga jeta jote o Blush, qe jane dhe shkaku i kompleksit dhe i deshperimit tend...
Ben Blushi: Une mendoj qe duhet te rrime ne Parlament, nese do te hyjme. Kjo qe po bejme nuk ka kuptim, se cfare fituam gjate gjithe kesaj kohe. Skemi fituar praktikisht asgje, nderkohe qe na kane bojkotuar edhe nderkombetaret duke na thene hyni ne Parlament.
Protesta skemi bere me. Kutite nuk jane hapur. Pra, skemi fituar asgje. I vetmi ndryshim tani do jete qe protestat do ti beni me rroga, jo sic i keni bere deri tani pa rroga. Kete e bete vetem per rrogat
Fatmir Toci: Po boll fole mor maniak mediatik. Ti mund te shkaterrosh cdo gje, vetem te shohesh surratin tend ne televizor. Do te te tregoj se sa vlen, dhe pastaj nuk do te zene kembet... Nese doje te hyje ne Kuvend te kishe hyre, por nuk e bere... Sharlatan! Na ofendove te gjithe me keto qe the.
Ben Blushi: Po rri o Fatmir rri, mos fol keshtu, se po te mbaj me leke.
Fatmir Toci: Mos me bej te nxjerr sms-te qe i kam ruajtur e ku me kerkon leke nga libri.
Ben Blushi: Ju keni thene qe une i sherbej Berishes, le ta thone. Por, nuk tregon ate qe kam investuar une ne PS. Keto jane per ti bere qejfin atij qe i ka kerkuar ti thone.
Xhemal Qefalia: Po i bie shume gjate pa thene asnje gje
Fatmir Toci: A jeni ju qe kerkuat 6 muaj te hyni ne Kuvend. Keta njerez ne vend qe te vene shenjestren tek PD-ja e vene tek Rama. Tani vjen momenti qe shenjestra e tyre godet partine. Kjo eshte thelbesorja, do beje analize, por me vone.
Tom Doshi-Blushit e Harasanit qe ngrihet te flase: Boll fole ti Blush, nuk ke per te folur me. Edhe ti Andis...
Arben Malaj: Oferta jone politike e paraqitur sot eshte e paqarte. Nese ajo nenkupton thjesht betimin dhe paraqitjen e projektligjit dhe pastaj daljen serish nga Parlamenti, kjo nuk eshte nderprerje bojkoti, por nje veprim politik i cunguar, jo i plote dhe jo efektiv. Partia Socialiste duhet te tregoje realisht se do te filloje nje opozite produktive ne Parlament.
Ne duhet te bejme organizimin e plote te grupit parlamentar. Se pari, te perzgjedhim drejtuesit politike te grupit parlamentar dhe se dyti, te paraqesim ne seance propozimet konkrete per perfaqesuesit e Partise Socialiste ne komisionet dhe delegacionet parlamentare.
Ne duhet te pergatitemi dhe te perfaqesojme nje opozite parlamentare sa me te suksesshme, ne sallen e Parlamentit per sfidat e vendit tone. Mbeshtes kushtezimin e votimeve ne Parlament, trajtimin me prioritet nga Parlamenti te projektligjit, qe do te propozoje Partia Socialiste per transparencen e zgjedhjeve, duke mos u rikthyer ne bojkot, por duke kushtezuar agjenden parlamentare.
Çdo dalje nga parlamenti neser, duke bere vetem betimin dhe duke dorezuar vetem projektligjin, e zbeh veprimin tone politik dhe e ben me te veshtire rikthimin ne Parlament, ne nje kohe te dyte. Ne kete rast, ne do te humbitnim kohe per sfidat tona politike.