UPDATE- Kalimi i buxhetit te rishikuar ne parlament, situata e mjere ekonomike dhe sulmi i fundit i mazhorances ndaj presidentit, per kreun e PS-se, Edi Rama jane deshmia me e qarte e krizes totale ne te cilen kjo qeveri ka futur vendin.
Gjate bashkebisedimit te sotem me gazetaret, Rama theksoi se e vetmja zgjidhje mbetet largimi i qeverise, jo per shkak te opozites shqiptare, jo per shkakun e Presidentit te Republikes, jo per shkakun e Drejtorit te Sherbimit Sekret, jo per shkakun e NATO-s apo SHBA-se, as per shkakun e te gjithe atyre njerezve qe sot jane perdite e me te pashprese, por thjesht dhe vetem per shkakun e keqqeverisjes dhe te babezise qe karakterizon perditshmerine e ketij pushteti te vjedhur.
Me poshte bashkebisedimi i plote i Rames me gazetaret
Besoj qe ndajme sebashku sepaku pikepamjen qe ne ditet e fundit ka pasur shfaqje edhe me shqetesuese te krizes. Te krizes se gjithanshme, te krizes se demokracise, te krizes se shtetit te se drejtes, por edhe te ekonomise qe eshte aspekti i krizes qe cenon drejtperdrejte cilesine e jetes se perditshme te familjeve shqiptare, te cilat sot po e ndjejne perdite e me shume se kriza po kufizon mundesite e tyre per te shpenzuar dhe per te plotesuar nevojat jetike. Ato ndoshta me minimale per shume e shume familje qe vecanerisht ne rastin e pensionisteve apo te papuneve e kane te pamundur ta mberrijne fundin e muajit ne rast se nuk kane nje ndihme nga pjesetaret e familjes apo te afermit ne emigracion.
Ka kaluar buxhet i rishikuar dhe ka kaluar duke shfaqur edhe ne procesin e aprovimit, krizen e rende te demokracise qe manifeston vete parlamenti, vete hapesira parlamentare ku eshte e qarte se nuk ka as nje minimum etik, e jo me pastaj demokratik. Per me teper ky buxhet i rishikuar, i pa diskutuar nen per nen si asnjehere tjeter ne historine e parlamentit shqiptar ne periudhen e tranzicionit demokratik eshte teresisht i pamjaftueshem si mase per te perballuar krizen. Kriza e ka vene poshte vendin dhe ka ikur shume perpara, nderkohe qe qeveria perpiqet ta ndjeke nga pas, duke u munduar njekohesisht ta fshehe, por masat e marra dhe posacerisht ky rishikim buxheti nuk eshte as me shume e as me pak po pranimi me kuptimplote i ekzistences se nje krize qe tashme ka prekur ashtin e ekonomise shqiptare. Nderkohe qe keto dite ka nderthurur edhe aspektin e krizes se demokracise duke i treguar mbare opinionit publik, por jo vetem opinionit publik por edhe aleateve dhe partnereve tane, mungesen e vullnetit per te respektuar normat e bashkejeteses ne NATO. Dhe pse vetem per hir te nje vullneti te mbrapshte qe kerkon te nenshtroje edhe sherbimin sekret, e ne kete rast duke qene se kjo behet ne kundershtim me vete interesat e vendit, te NATO-s dhe te SHBA-se, si avokati yne per hyrjen ne NATO, do te thote se interesa te erreta qendrojne pas, interesa te erreta qe fatkeqesisht misherohen dhe perfaqesohen nga kryeministri i vendit.
Me tutje kjo ka krijuar nje tjeter krize, krizen me Presidentin Republikes, ne formen e nje kerkese aspak etike qofte edhe ne shprehje, adresuar si akuze ndaj presidentit per gjoja shkeljen e kushtetutes dhe bllokimin e Gjykates Kushtetuese qe sot eshte ne kete derexhe pikerisht per faj dhe pergjegjesi ekskluzive te atyre qe akuzojne, te atyre qe akuzojne mbi karriget e pushtetit te vjedhur qe gjate gjithe kete viti ka treguar perdite se arsyeja themelore e vjedhjes se votave ne 28 qershor ka qene babezia dhe njekohesisht vullneti i mbrapshte per te vene ne kontroll cdo gje, duke gjunjezuar Shqiperine dhe shqiptaret, nen nje rend punesh ne kundershtim me rendin kushtetues. Duke gjunjezuar te gjitha institucionet kushtetuese te ketij vendi, me forma dhe rruge sa antikushtetuese, sa antidemokratike, sa antiqytetare, te nderthurura te gjitha bashke si shprehje te nje vullneti te mbrapshte, thjesht dhe vetem per nje pushtet interesash gjithmone e me te mbledhura ne nje grusht njerezish.
Jemi ne kushtet kur thellohet perdite manipulimi dhe falsifikimi i te dhenave te nje ekonomie qe ne gojen e kryeministrit shfaqet ne lulezim mu ne zemer te nje bote qe eshte e gjitha e shkretuar nga efektet e krizes, por qe ne tryezat e familjeve shqiptare shfaqet si rrenim, ne bilancet e sipermarrjeve shqiptare shfaqet si rrenim, ne teresine e puneve te vendit shfaqet si rrenim. Perballe kesaj situate, sot me shume se kurre Shqiperia ka nevoje per ndryshim, sot me shume se kurre Shqiperia ka nevoje per te pare me kurajo nje rruge te re dhe per tu ndare me guxim nga ky pushtet i mbrapshte, i cili pasi grabiti zgjedhjet u humbet perdite shqiptareve mundesi, vende pune, shpresa. Mjafton qe te pyesni ata qe jetojne jashte oborrit te pushtetit, ata qe jane subjekt i fjalimeve te perditshme te kryeministrit dhe te oborrtareve te tij per rritjen marramendese ekonomike dhe do te degjoni as me shume e as me pak por thjesht te kunderten. Realitetin e nje Shqiperie pensionistesh te cileve u thuhet se u eshte rritur pensioni 5 deri ne 6perqind, nderkohe qe vetem kostoja e ushqimeve u eshte rritur 6perqind, barabarte me rritjen e pensioneve. Telefoni per te lajmeruar urgjencen apo per nevojat me elementare, jetesore, u eshte rritur po ashtu. Uji akoma me shume. Energjia shume me teper. Te gjitha keto bashke, jo vetem e kane zeruar, por e kane bere rritjen e ashtuquajtur te pensioneve te tyre nje pese me hic. E njejta gje edhe ne kete rast, arsyeja eshte mbrapshtia dhe babezia e pushtetit, sepse vetem duke llogaritur abuzimet e bera, ato te llogaritshmet, jo ato te padukshmet me ekonomine dhe thjesht duke shmangur keto abuzime, rrogat dhe pensionet sot mund te ishin rritur 20perqind. Po, sigurisht ka nje cope Shqiperi qe jeton me mire, ka nje cope Shqiperie ku ekonomia lulezon, ka nje cope Shqiperie qe vertet nuk ka te krahasuar me asnje vend te botes, me asnje vend te zhvilluar te botes dhe kjo eshte copa e Shqiperise ku jetojne Sali Berisha dhe oborrtaret e tij. Oborrtare qe deklarojne 1.8 mln euro fitim ne funksion shteteror brenda nje viti, oborrtare qe nuk paguajne as tatimin mbi fitimin, oborrtare qe guxojne qe jo vetem te mos japin llogari, por nen sqetullen e kryeministrit te turren rrugacerisht ndaj atyre qe u vene perpara thjesht faktin dhe ne emer te interesit publik ju kerkojne shpjegime, per nje fakt te tille qe do te kishte rrezuar cdo qeveri demokratike, ne cdo vend demokratik.
Perpara se te kalojme ne pyetjet tuaja, dua te nenvizoje se kjo jave eshte karakterizuar nga shprehja kuptimplote, e qarte, e dukshme e krizes se demokracise, te shtetit te se drejtes dhe te ekonomise. Nga buxheti i rishikuar shume me vone nga cduhej dhe ne menyre teresisht te pamjaftueshme, gje qe do ta detyroje qeverine te rikthehet ne parlament per te rishikuar buxhetin, tek kriza absurde, por me shume sesa absurde, domethenese per natyren e ketij pushteti dhe per cka perfaqeson ky pushtet me interesat e vendit, me partneret, me aleatet strategjike te Shqiperise ndaj te cileve deri ne sekonden e fundit u mbajt nje qendrim i turpshem. Sigurisht edhe tek kriza e re me Presidentin e Republikes, gjuha e perdorur ndaj te cilit, argumentat e perdorur kunder te cilit, jane as me shume e as me pak, po shprehja e nje krize te thelle, qe eshte nje krize ne radhe te pare organike e ketij pushteti. E ketij pushteti i cili buron nga nje grabitje dhe nuk mund te rrije ne kembe pa nenshtruar gjithcka, gje qe sigurisht nuk do te arrije ta beje. Per kete arsye sot kjo qeveri eshte me qarte se asnjehere tjeter ne syte e shqiptareve problemi kryesor qe ne kemi dhe qe duhet te zgjidhim per te mundur qe te merremi pastaj me problemet e medha qe ka vendi, qe vetem do te thellohen dhe do te veshtiresohen ne rast se ky problem kryesor do te qendroje ne mes nesh dhe te ardhmes si nje pengese per te pare drejt integrimit duke rritur mireqenien, duke rritur punesimin, duke rritur potencialisht dhe realisht mundesite per secilin qe mund te jetoje me punen e tij, duke u edukuar ashtu sic deshiron.
50 mije njerez kane humbur punen vetem ne fushen e fasoneve. Vetem ne ate sektor ka nje humbje vende punesh marramendese. Jane te pa numerueshme me humbjet e vendeve te punes qysh prej nje viti, kur ju premtuan shqiptareve 160 mije vende pune dhe ne fakt brenda nje viti ju kane humbur me shume se 100 mije vende pune.
Pyetjet
Duke patur parasysh ekspozene e gjere qe ju bete dhe ne fakt kur pritej nje lloj zbutje e situates per shkak edhe te takimeve mes z.Ruci dhe z.Patozi. Ne fakt po ta marrim situaten me te fundit ka patur nje perkeqesim te situates edhe per shkak te ligjit per SHISH dhe per shkak te konfliktit me Presidentin e Republikes. Si e shikoni shtatorin, shikoni nje zbutje te klimes politike apo do te kemi vazhdimin e kesaj klime te ndezur, kesaj perplasje te ashper qe ka shoqeruar kete nje vit e gjysme, post zgjedhor?
Besoj qe perdite e me shume edhe ju vete uroni qe kjo cope rruge ku gjerat shkojne perdite e me keq te mbaroje dhe nje rruge tjeter te nise. Qe te nise nje rruge tjeter duhet te zgjidhim krizen, krizen e gjithanshme. Qe ta zgjidhim krizen e gjithanshme duhet te kemi fuqine per ta pare ne sy krizen dhe aftesine dhe pasionin politik per ta zgjidhur. Mendoni qe i ka te gjitha keto pushteti aktual?! E atehere ka vetem nje pergjigje, kjo qeveri duhet te largohet. Ne rast se kjo qeveri nuk largohet ka vetem perkeqesim jo per shkakun tone te opozites shqiptare, jo per shkakun e Presidentit te Republikes, jo per shkakun e Drejtorit te Sherbimit Sekret, jo per shkakun e NATO-s apo SHBA-se, as per shkakun e te gjithe atyre njerezve qe sot jane perdite e me te pashprese, por thjesht dhe vetem per shkakun e keqqeverisjes dhe te babezise qe karakterizon perditshmerine e ketij pushteti te vjedhur.
Si do te ndikoni ne largimin e kesaj qeverie?
Besoj qe gjate gjithe ketij viti kemi ndikuar mjaftueshmerisht per ta bere qeverine perdite e me te largueshme dhe per te rritur vetedijen tek te gjithe se kjo qeveri duhet te largohet.
Me kete qeveri keni nisur negociatat, nuk u ngrit komisioni hetimor, a quhen te deshtuara negociatat. Po mendoni per protestat?
Negociatat behen gjithmone me armikun ose me kundershtarin. Keshtu qe fakti qe ne kemi bere apo bejme negociata nuk do te thote se kemi ndryshuar apo do ndryshojme mendim per kete qeveri. Por, do te thote qe kemi te gjithe vullnetin qe te bejme gjithshka mundemi per te lehtesuar barren e krizes mbi supet e shqiptareve dhe per te ulur sa te mundemi kostot e kesaj krize. Ne rast se nga pala tjeter ka vetem shurdheri e njekohesisht edhe verberi ky nuk eshte as faji yne, por nuk eshte as problemi yne. U takon shqiptareve te gjykojne.
Une besoj se shqiptaret perdite e me shume gjykojne se kjo qeveri nuk ua zgjidh dot problemet qe kane. Perdite e me shume gjykojne se kjo qeveri nuk ua rrit dot pensionet ne te atille menyre qe te perballojne rritjen e cmimeve dhe ne teresi koston e jeteses. Sipermarresve qe perdite e me shume gjykojne se kjo qeveri jo vetem nuk do tu ktheje borxhet, por do ti coje drejt falimentimit. Apo te gjithe te tjereve qe perdite e me shume besojne se me kete qeveri nuk ka jo te ardhme, po as te neserme te siguruar. Ne keto kushte ne na takon te jemi te jemi zeri i te vertetave te thjeshta e padyshim te jemi zeri i protestes.
Pa dyshim protestat jane pjese e rruges sone opozitare ne kushtet kur jetojme ne nje Shqiperi ku jo vetem jane vjedhur zgjedhjet, por perdite e me shume vidhet pasuria e perbashket. Perdite e me shume humbasin vende pune e shpresa. Perdite e me shume mbyllen perspektivat per njerezit e thjeshte. Sigurisht qe perpjekjet e bera kane rritur ndjeshem vemendjen e komunitetit nderkombetar. E kane vendosur komunitetin nderkombetar ne nje pozicion te qarte Duhet zgjidhur kriza duke bere transparence.
Ne rast se transparenca nuk behet dhe e drejta e shqiptareve per te pare te verteten e mbyllur ne kuti prej me shume se nje viti mohohet, sigurisht, kjo rrit pergjegjesine dhe rrit kostot e kesaj qeverie, por edhe kostot e te gjitheve ne. Per sa na takon ne do vazhdojme te kerkojme transparencen si nje princip i pandashem nga vizioni yne per menyren se si duhet te funksionoje ky vend. Ne nuk kerkojme thjesht transparencen per ato kuti, por ne kerkojme transparencen si princip ne bazen e punes dhe bashkejeteses se te gjithe faktoreve te zgjedhur nga populli per te drejtuar apo per te bere opoziten e drejtimit te ketij vendi. Mungesa e transparences eshte kthyer ne princip nga ana tjeter. Ska transparence per asgje. Ska transparence jo thjesht per kutite, ska transparence per shifrat e ekonomise. Nuk u thuhet shqiptareve e verteta as per borxhin publik, as per deficitin, as per gjendjen e pergjithshme ne te gjithe sektoret. Nuk ka shifra te verteta per te ardhurat, nuk ka shifra te verteta per asgje, asgje. Ka vetem shifra te manipuluara dhe te fabrikuara per te krijuar imazhin e nje ekonomie ne progres. Nuk ka transparence as per vendimin me te thjeshte te qeverise pa folur per privatizimet, pa folur per koncesionet, pa folur per kthimin dhe kompensimin e pronave. Mungesa e transparences vjen nga arsye te qenesishme qe kane te bejne me plotesimin e atyre interesave te erreta qe vetem transparenca mund ti zhbeje. Nuk ka transparence as per marredheniet qe ka qeveria me mediat. Nderkohe qe te gjithe botuesit te cilet nuk jane pjese e oborrit te pushtetit jane perdite nen nje agresion te perditshem mafioz. Gjobat ndaj mediat jane vetem pjesa e dukshme e nje ajsbergu qe shkon shume thelle, tek perndjekja hapa pas hapi e kemba kembes e atyre qe financojne media kritike ndaj qeverise. Te gjitha gjobat ndaj medias do ti anullojme diten e pare, ashtu sic do te anullojme cdo proces tjetersimi te pasurise publike ne menyre korruptive. Do te bejme transparence per gjithshka lidhet me interesin publik, me pasurine publike, me te miren publike. Nderkohe qe cdo gjobe te vendosur ndaj medias do ta anullojme. Çdo dem te bere nga pushteti mbi median do ta zhdemtojme.
Ka kaluar nje vit, deri kur do pritet per transparencen?
Partia Socialiste nuk ka pushke per te marre dhe nuk ka as rruge tjeter per te ndjekur pervec rruges se rezistences demokratike ne nje proces ku mungesa e transparences nuk rrit pergjegjesine mbi supet e PS dhe te opozites, por rrit pergjegjesine mbi kurrizin e nje pushteti qe doli nga nje grabitje dhe qe kerkon te qendroje ne kembe duke mbajtur te fshehur gjurmen e kesaj grabitjeje. Ne rast se pushteti e refuzon transparencen do te paguaje dhe cmimin. Sigurisht ky cmim ne demokraci paguhet me vullnetin e popullit.
PD e ka shprehur per qendrimin ne lidhje me Presidentin, a ka shkelje te Kushtetutes per PS?
Kur Partia Demokratike flet per shkelje te Kushtetutes me kujtohet Faik Konices qe thoshte Me vjen nje i papermbajtur gaz. Eshte krejt humbje kohe dhe mungese respekti per veten qe ne ti hyjme nje diskutimi lidhur me sa te drejte ka PD kur flet per shkelje kushtetute. Ata cdo dite gdhihen me dy kembet mbi kushtetuten dhe ngrysen duke i lene kepucet mbi kushtetuten para se te shkojne te flene. Jane ne shkelje konstante te Kushtetutes. Nuk kane goje te flasin per Kushtetuten.
Shpesh eshte aluduar se nuk do merrni pjese ne zgjedhjet lokale?
E deshirojne pa fund mospjesmarrjen tone ne zgjedhje dhe kane arsye ta deshirojne. Ne na kane perballe dhe do na kene perballe. Duhet ta harrojne se do te perserisin Ruzhdien ne zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato.