Ka patur edhe momente tensioni larg syrit te kamerave ne takimin e zhvilluar ne Presidence mes Topit, Rames e Berishes.
Burime nga presidenca, kane bere te ditur ne biseda jozyrtare detaje te takimit, vecanerisht nje faze te tij, kur Rama e ka pyetur Berishen drejtperdrejt, perse ka devijuar nga marreveshja qe ne rast kontestimi te rezultatit, do mjaftonte kerkesa e dy anetareve te KQZ per te hapur kutite.
Fjala eshte per marerveshjen Rama-Berisha parazgjedhore qe u jep te drejte dy anetareve te KQZ te marrin prova (neni 136 pika 3) dhe te rinumerojne kuti votimi (neni 138, pika 3) pa kushte. Keto klauzola kane qene monedha e shkembimit e PD per shume kerkesa te saj te pranuara nga Partia Socialiste para zgjedhjeve.
Sipas burimit, Berisha e ka devijuar pergjigjen dhe Rama ka insistuar per pergjigje te drejtperdrejte. Ne kushtet e tensionimit te bisedes, Rama ka perseritur frazen "parimi i transparences" dhe me pas i eshte drejtuar disa here Berishes duke i thene: "Me shiko ne sy kur te flas.."
*****
Kriza, PS: Jemi te vendosur per hetimin pa kushte te zgjedhjeve
TIRANE- Partia Socialiste ka ritheksuar serish sot se nuk lekundet ne qendrimin e saj per hetimin pa kushte te zgjedhjeve dhe transparencen e plote te 28 qershorit.
Sipas deputetit Artan Gaci, kerkesa e PS-se eshte e thjeshte. "Askush nuk ka pse te habitet nga kjo kerkese qe eshte e drejte dhe parimore, ne respekt te ligjit dhe te Kushtetutes. Sali Berisha ben mire te hape kutite duke respektuar keshtu te drejten legjitime te popullit opozitar per transparence, sepse perballe frikes se Saliut nga transparenca qendron kerkesa e nje populli te tere per te zbardhur te verteten e 28 qershorit"- ka thene ai.
Ai ka reaguar dje pas deklarates se PD-se, qe e cilesoi vendimin e socialisteve per protesta si kercenim ndaj shtetit dhe qeverise.