Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ka inspektuar gjate dites se djeshme punimet qe po kryhen ne bllokun e banimit numer 61 ne kryeqytet, i cili ndodhet prane zones se Oxhakut ne njesine Bashkiake numer 4.
Sipas projektit te Bashkise ne kete bllok banimi, qe ze nje siperfaqe rreth 30 hektare do te nderhyhet ne te gjithe infrastrukturen, rruge, ndricim, gjelberim, krijimin e hapesirave clodhese etj.
Pas shume perpjekjeve me komunitetin e kesaj zone, per te bere te mundur se bashku clirimin e akseve dhe hapesirave, ne menyre qe te vinim tek risistemimi i plote me rruge te reja dhe rikonstruksion rrugesh te vjetra, sot jemi ne fazen permbyllese te nje pune realisht te veshtire, por te domosdoshme, ne menyre qe nje territor i tere i perfshire nga disa lagje te kesaj periferie, te mund te integrohet ne Tiranen e re europiane, me rruge, ndricim, hapesira te perbashketa publike, te cilat do ti rikualifikojme per ti kthyer ne lulishte e territore sportive per moshat e ndryshme, qe secili te kete pjesen e vet te hapesires se perbashket dhe i gjithe ky komunitet realisht i gjere njerezish, te mund te jetoje me kushtet qe deshiron dhe meriton, - u shpreh Rama.
Me rikonstruksionin e bllokut 61 Bashkia e Tiranes realizon nje tjeter nderhyrje per sa i perket transformimit rrenjesor te zonave te banimit me interes publik.