Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Rama udhezon deputetet te ikin ne baze

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Politike - 134 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Deputetet e grupit Parlamentar Socialist do te zbresin ne baze per te vendosur kontaktet per sezonin e ri politik te PS


Kryesocialisti ka porositur deputetet qe te takojne elektoratin dhe te jene gati per cdo aksion politik


Deputetet e grupit Parlamentar Socialist do te zbresin ne baze per te vendosur kontaktet per sezonin e ri politik te Partise Socialiste. Udhezimi eshte dhene nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili ka zhvilluar dje mbledhje se bashku me deputete te selise roze. Takimet me kryesocialistin jane zhvilluar me grupe te ndryshme deputetesh, te ndare sipas qarqeve.


Gjate dites se djeshme, lideri i socialisteve ka takuar grupe deputetesh pergjate gjithe dites. Burime nga keto takime bejne te ditur se keto mbledhje vijne pas periudhes se pushimeve ne te cilen ndodheshin deputetet socialiste.


Me rikthimin e tyre ne jeten aktive politike, pas nje muaji pushim, deputetet e grupit Parlamentar Socialist kane zhvilluar takimin e pare me kryesocialistin. Megjithese nje takim midis politikanesh, mesohet se ky takim ka pasur edhe anen e tij miqesore, ku zyrtaret socialiste kane folur per pushimet e tyre.


Megjithekete, ne takimet qe kane zgjatur perreth 90 minuta, pjesa kryesore e diskutimit ka qene axhenda politike e opozites me nisjen edhe sesionit te ri parlamentar.


Megjithese ne Partine Socialiste ende nuk kane mberritur pergjigjet e shumeperfolura nga Partia Demokrate, per te cilat eshte shprehur se i ka gati, kryetari i selise roze ka udhezuar deputetet qe te qendrojne prane elektoratit dhe per te qene te pergatitur per cdo situate qe mund te ndodhe.


Burime nga keto takime bejne te ditur se gjate mbledhjes kryesocialisti nuk ka udhezuar konkretisht pergatitjen e protestave, por komunikimin e deputeteve me elektoratin.


Duke qene se ndodhemi ne nje periudhe, ku sic eshte paralajmeruar nga socialistet, do te kete nje angazhim edhe me te madh te Partise Socialiste ne jeten politike, kryetari i kesaj partie, Edi Rama, ka kerkuar nga zyrtaret socialiste qe te perfshihen ne nje proces angazhimi ne zonat e tyre perkatese.


Kontakti i deputeteve dhe zbritja e tyre ne baze nuk do te jete vetem per elektoratin, por do te kete edhe diskutime dhe takime me strukturat e larta te degeve te Partise Socialiste ne te gjithe Shqiperine.


Aksioni i ri politik i Partise Socialiste do te konsistoje edhe ne parapergatitjen e bazes per hyrjen ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Megjithese zgjidhja e krizes politike qendron ne plan te pare per socialistet, ndermarrja e reformes zgjedhore per zgjedhjet e ardhshme ne plan te dyte, ballafaqimi i ardhshem elektoral nuk mundet qe kurrsesi te lihet pas dore nga selia roze.


Per rrjedhoje, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate takimeve me grupet e deputeteve u ka kerkuar atyre qe te angazhohen maksimalisht dhe te udhezojne strukturat ne zonat qe mbulojne per te nisur kontaktet me popullin. Modeli, me te cilin do te komunikojne zyrtaret socialiste ne elektorat do te jete sistemi amerikan.


Ky sistem, i cili perdoret gjate fushatave elektorale ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ka si objekt te punes daljen dere me dere te zyrtareve socialiste dhe te komunikojne me publikun per problemet te cilat shqetesojne vendin, si rritja e cmimeve te produkteve te shportes, te energjise, korrupsioni etj. Takimet e kryetarit te Partise Socialiste do te vijojne edhe diten e sotme ne seline roze, me deputetet e rretheve te ndryshme te vendit.


Takimet


Takimet me kryesocialistin jane zhvilluar me grupe te ndryshme deputetesh, te ndare sipas qarqeve. Gjate dites se djeshme, lideri i socialisteve ka takuar grupe deputetesh pergjate gjithe dites. Burime nga keto takime bejne te ditur se keto mbledhje vijne pas periudhes se pushimeve, ne te cilen ndodheshin deputetet socialiste.


PS 4 genjeshtrat e Berishes ne mbledhjen e qeverise


Partia Socialiste ka akuzuar dje Kryeministrin Berisha se ka genjyer serish gjate mbledhjes se qeverise.


Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, deklaroi se Berisha permendi rruge si Levan - Tepelene apo Levan - Vlore dhe ka vite qe i permend. Duhet te kishin mbaruar, sepse edhe fondet e donatoreve jane disponibel. Por, zvarriten, sepse iu dhane seksereve te Sali Berishes, te cilet, si ne rastin e hidrocentraleve, sjane marre ndonjehere me rruge dhe tani nuk dine ti bejne. Berisha permend rruge e vetem rruge, por ne fakt genjen.


Nese do te ishin bere te gjitha rruget qe ai ka thene dhe sidomos po te numerohen shiritat qe ai ka prere, Shqiperia duhet te ishte 5 here me e madhe nga cfare eshte, reagoi Gjermeni. Se dyti, tha deputetja, ajo qe nuk tha Berisha, eshte pergjigja qe presin sipermarresit e puneve publike per punet e kryera dhe faturat e palikujduara.


Se treti, vijoi zyrtarja e PS, Kryeministri ne vend qe tu thote sipermarresve ne hoteleri e restorante se ku eshte kanali kryesor i ujerave te zeza, i kercenon publikisht se do tu shkaterroje bizneset. Se katerti, Kryeministri foli per rritje pagash e pensionesh ne korrikun e vitit qe vjen. Por, shqiptaret duhet te jetojne edhe sot, edhe ne muajt qe vijojne dhe nuk mund te vdesin urie duke pritur korrikun 2011, u shpreh Gjermeni.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit