Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Raporti, ILDKP: Zyrtaret qe jane ne konflikt interesi

Publikuar me : 09.03.2010 Ne : Politike - 257 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive paraqiti ne Kuvend raportin per vitin 2009


TIRANE- Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka gati raportin per vitin 2009 ku paraqiten te dhena te hollesishme mbi kontrollin, evidentimin parandalimin dhe zgjidhjen e rasteve te konfliktit te interesave si dhe masat e marra per parandalimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik ne vend. Nje kopje e ketij raporti eshte depozituar edhe ne Kuvend


Konflikti i interesit


Permes kontrollit te drejtperdrejte, ILDKP-ja ka nisur hetimin administrativ per disa raste te dyshuara konflikti interesi dhe, ne perfundim, jane ndermarre sanksionet perkatese e konkretisht "gjobe", per 8 zyrtare te nivelit te larte drejtues, pasi nuk kane zgjidhur ne kohen dhe menyren e duhur konfliktin ndermjet funksionit publik dhe interesave te tyre private.


Nga kontrollet e ushtruara nga ILDKP-ja ne institucionet publike jane evidentuar, trajtuar dhe parandaluar 121 raste, nga informacionet e mberritura prej Autoriteteve Pergjegjese te institucioneve publike; nga informacionet e mberritura ne menyra te ndryshme komunikimi me Inspektoratin e Larte (poste, e-mail, telefonata, etj.); dhe nga media: Ne 19 raste eshte shmangur marrja ne funksione te ndryshme e zyrtareve qe kishin interesa private qe binin ndesh me funksionin publik.


Informacioni ka mberritur ne Inspektoratin e Larte permes bashkepunimit dhe komunikimit te drejtperdrejte me Autoritetet Pergjegjese; 17 raste konflikti interesi te paraqitura nga institucione te ndryshme te administrates publike, te trajtuara dhe konfirmuara ne Inspektoratin e Larte; 36 raste te evidentuara nga Autoritetet Pergjegjese te institucioneve qendrore te administrates publike; 48 raste te evidentuara nga Autoritetet Pergjegjese te administrates se pushtetit vendor (bashki, komuna, qark); 1 rast konflikti interesi i ofruar nga media, i cili vijoi me nje hetim te plote administrativ.


Prokuroria


Ne raportin e derguar Kuvendit, Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Pasurive shpreh haptazi pakenaqesi per punen e organit te akuzes, qe sipas Inspektoriatit perdor standarde te ndryshme per raste te ngjashme, sa i perket rasteve, qe kane si qellim parandalimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik.


"ILDKP-ja konstaton se per zyrtare, kryesisht lokale, prokuroria realizon nje pune serioze per dergimin e ceshtjeve per gjykim. Kjo iniciative nuk vihet re per rastet kur ILDKP-ja kallezon penalisht zyrtare te nivelit te larte e qe vertetohet se nuk justifikojne legjitimitetin e pasurive disa milioneshe te krijuara. Nje statistike e tille evidentohet edhe nga shkresa e zyres se Prokurorise se Pergjithshme, Drejtoria e Kontrollit te Hetimit dhe Ndjekjes Penale nr. 611/1 Prot.A.K, dt.


19.02.2010, sipas te ciles rezulton se, nga 15 kerkesa per nisjen e procedimit penal te Inspektoratit te Larte; 11 procedime penale kane perfunduar, nga te cilat 8 procedime jane derguar per gjykim dhe 3 procedime jane pushuar; Nga 8 procedimet e derguar per gjykim, jane shpallur fajtore nga gjykatat 7 persona dhe eshte dhene pafajesi per nje person.


Nga informacioni i paraqitur, rezulton se 3 procedimet e pushuara nga organi i prokurorise jane pikerisht zyrtare te nivelit te larte, te cilet nuk kane mundur te justifikojne me burime te ligjshme pasurine e tyre qe arrin ne disa qindra mijera euro",- thuhet ne raportin e ILDKP-se.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit