Kampionet e Spanjes largojne trajnerin e shtate, ne pese vitet e fundit. Zevendesuesi: Huande Ramos
Reali i Madridit ka shkarkuar dje nga detyra trajnerin Bernd Shuster dhe ka vendosur ne vend te tij Huande Ramosin, dy dite pasi trajneri gjerman ka thene se do te ishte e pamundur per Realin ta mposhtte Barcelonen ne ndeshjen e se shtunes. Shusteri 49 vjecar e mbajti kete detyre vetem gjashte muaj pasi i udhehoqi madrilenet drejt titullit te 31 te. Madridi i vendit te peste eshte nente pike pas Barcelones se vendit te pare.
Ndeshja mes tyre do te luhet te shtunen. Shusteri ka thene te dielen, pas humbjes 4 3 ndaj Seviljes, se Madridi "do te perpiqej te luante nje ndeshje te mire", porse ky sezon ishte i Barcelones. Ish trajneri i Totehemit dhe i Seviljes, Ramos, i cili do ta drejtoje Realin per pjesen e mbetur te sezonit, ka thene se synimi i Realit duhet te jete perhere fitorja. "Madridi eshte nje skuader qe, cilado qofte ndeshja qe ka per te luajtur, duhet ta luaje ate me motivimin maksimal," - ka thene Ramos.
Ramos eshte trajneri i tete qe merr drejtimin e klubit te famshem spanjoll, qe prej shkarkimit te trajnerit Visente del Boske ne vitin 2003. Ndeshja e pare e trajnerit Ramos, 54 vjecar, ne krye te Madridit, do te jete ajo kunder Zenitit te Shen Peterburgut, qe luhet sot. Drejtori sportiv i Madridit, Pedja Mijatovic, ka thene se pas nje mbledhjeje te marten ne mengjes me bordin e drejtoreve, Shusteri dhe Madridi u ndane miqesisht, nderkohe qe komentet, lidhur me ndeshjen kunder Barcelones, nuk kishin aspak efekt ne kete vendim.
"Folem per veshtiresite qe kemi hasur muajt e fundit dhe vendosem ta merrnim kete vendim, te cilin Shusteri e priti me shume fisnikeri nga ana e tij. Folem per shume gjera qe ndodhen javen e shkuar ne kampionat dhe morem vendimin e bere sot publik, - ka thene Mjatovic. - Vendimi im ishte profesional... Jemi te gjithe profesioniste dhe ne situata te tilla duhet ta shohesh veten ne pasqyre dhe te marresh nje vendim."
Shusteri iu bashkua Realit te Madridit nga skuadra e Getafes, duke zevendesuar trajnerin aktuale te kombetares angleze, Fabio Kapelo, i cili u shkarkua pasi i dha Realit titullin e pare pas kater vitesh. Shusteri, i cili kishte nje kontrate deri ne vitin 2010, e mbrojti lehtesisht titullin ne sezonin e tij te pare, 18 pike para rivaleve te Barcelones. "Ai beri nje pune te shkelqyer vjet dhe ne shpresonim qe gjerat do te ecnin mire edhe kete vit, por, sic dihet, ne boten e futbollit nuk shkon cdo gje ashtu si duam ne.
Por kemi qene te kenaqur gjate drejtimit te tij," - ka thene Mijatovic. Tani Reali gjendet ne vendin e peste ne Primera Divizion; eshte kualifikuar per ne fazen e metejme te Liges se Kampioneve, ka humbur tri nga kater ndeshjet e fundit dhe eshte ne mesin e nje krize demtimesh.
Vetem tri jave me pare ishte po Mijatovici ai qe i jepte mbeshtetjen e plote Shusterit, qe ta duronte dhe ta perballonte kete katastrofe demtimesh, por komentet e Shusterit, ne lidhje me ndeshjen kunder Barcelones, ku trajneri gjerman kapitulloi para kohe, nuk jane pritur mire nga klubi madrilen. "Ne Camp Nou tani eshte e pamundur te fitojme, - ka thene Shuster, pas ndeshjes kunder Seviljes. - Barcelona po luan me te vertete shume mire dhe ky eshte viti i tyre.
Ajo qe mund te bejme eshte te nxjerrim nje ndeshje te mire," - kishte shtuar Shusteri, i cili e kishte mbeshtetur arsyetimin e tij, bazuar ne golat e shumte qe katalanasit po shenonin ne cdo ndeshje. Barcelona nuk ka pesuar humbje qe prej 20 ndeshjesh, ne te gjitha kompeticionet. Lajmi i shkarkimit te Shusterit vjen ne nje kohe te turbullt per gjigantet spanjolle, kur presidenti Ramon Kalderon mezi i shpetoi nje mocioni votebesimi te dielen, ne asamblene e klubit.
Lista e trajnereve te Realit, pas 2003-shit:
V.Del Boske (12/19996/2003)
K.Keiroz (7/2003 - 5/2004)
H.Kamaco (6/2004 - 9/2004)
M.Remon (10/2004 - 12/2004)
V.Luksemburgo (1/2005 - 12/2005)
Lopez Karo (1/2006 - 6/2006)
F.Kapelo (7/20006 - 6/20007)
B.Shuster (7/2007 - 12/2008)
H.Ramos (12/2008 - .......)
Liga e Kampioneve
Dje
Celsi – Kluzh
Roma – Bordo
Panathinajkos – Anorthosis
Verder – Inter
Marseje – Atletiko
PSV – Liverpul
Barcelona – Shahtjor
Bazel – Sporting
Sot
Selltik – Vilarreal
Mancester – Alborg
Lion- Bajern
Steaua – Fiorentina
Porto – Arsenal
Dinamo K – Fenerbahce
Juventus – Bate
Real M – Zenit