Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Regjistrimi mbi baza fetare, ekspertet kunder

Publikuar me : 03.02.2010 Ne : Sociale - 381 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ish-presidenti Rexhep Mejdani dhe historiani Pellumb Xhufi kundershtojne regjistrimin mbi baze fetare dhe etnike


Xhufi: Regjistrimi bie ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjet nderkombetare


Regjistrimi i popullsise, i cili pritet te nise ne vitin 2011 shihet nga politikane dhe historiane si nje mjet qe mund te perdoret politikisht per arsye jo pozitive. Ne fakt shqetesimi i tyre nuk qendron tek procesi i regjistrimit te popullsise, por ne dy nga kriteret mbi bazen e te cilave do te behet regjistri i popullsise: etnia dhe besimi fetar.


Per kete qellim partia G99, ka organizuar dje nje diskutim mbi regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare, ku te ftuar ishin ish-presidenti Rexhep Mejdani, historiani Pellumb Xhufi dhe staticienia Milva Ekonomi. Ish-presidenti Mejdani, gjate qeverisjes se te cilit u be edhe regjistrimi i pare i popullsise, per gjithe periudhen e demokracise, gjate debatit te djeshem u shpreh kunder regjistrimit mbi bazen e ketyre dy kritereve. "Nje regjistrim i tille mbi bazen e perkatesise fetare dhe etnike jo vetem qe nuk i sherben te vertetes, por edhe mund te demtoje ate.


Mund te krijoje shqetesime ne marredheniet brenda shoqerise shqiptare por edhe me vendet fqinje. Nuk mund te kete pergjigjeje vullnetare, ajo duhet te jete e dokumentuar, duhet te jete objektive, sepse ne fund te fundit lidhet me varesine, historine kombetare apo etnike te familjes, te individit dhe te paraardhesve", argumentoi Mejdani.


Ndersa historian Pellumb Xhufi, solli nje tjeter argument. Sipas tij, regjistrimi mbi bazen e besimit fetar dhe etnise eshte antikushtetues dhe per me teper eshte ne kundershti edhe me ligjet nderkombetare. "Ky regjistrim bie ne kundershtim me ligjin e brendshem.


Ne radhe te pare me kushtetuten e Shqiperise. Ne nene te vecanta te kushtetutes ka nje perplasje te hapur te nje regjistrimi te popullsise mbi baza etnike dhe te besimit.


Nje iniciative e tille e qeverise do te perfundonte si marreveshja e fundit, qe u rrezua nga gjykata kushtetuese, per ndarjen e hapesires ujore me shtetin fqinj me Greqine". Nga ana e saj ish-drejtoresha e INSTAT, Milva Ekonomi, tha se regjistrimi i popullsise eshte nje proces i veshtire, i kushtueshem dhe te dhenat qe pritet te prodhohen nga ai rrezikojne te jene te paperdorshme nese pyetjet nuk marrin pergjigje cilesore.


"Popullata etnike shqiptare, si ajo greke, ajo maqedonase apo malazeze ne pergjithesi jane te caktuara te jetojne ne nje territor. Shqiperia nuk ka kombesi tjeter, pervecse asaj shqiptare ne territorin e saj.


Keto te dhene i lihen aq shume ne dore vendit, por kane nevoje qe te jene ne sigurta, ne menyre qe te mos perdoren per qellime te keqija", u shpreh Ikonomi. Ndersa drejtuesi i G99, Erion Veliaj, tha se pervec kundershtimi te


gjere qe ka hasur regjistrimi me baza etnike dhe fetare, nuk mund te mos ngrihen disa pikepyetje mbi INSTAT-in dhe aftesine e tij per te realizuar kete regjistrim objektivisht, pas deklaratave kundershtuese qe ky institucion ka bere ne nje kohe te shkurter mbi rritjen ekonomike ne Shqiperi. Si Veliaj edhe Ekonomi, ngriten te njejten pyetje:


Perderisa regjistri themeltar kombetar i ka keto te dhena, perse duhet te dublohet ky informacion?


Qeveria ka ngritur nje komision te posacem i cili ne vitin 2011 do te nise regjistrimin e popullsise shqiptare bazuar ne deklaratat individuale per perkatesine e gjithkujt per fene dhe etnine e tij. Nje vendim i tille ka hapur debate pasi me se shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare ne vendin tone.


Rexhep Majdani


"Nje regjistrim i tille mbi bazen e perkatesise fetare dhe etnike jo vetem qe nuk i sherben te vertetes, por edhe mund te demtoje ate. Mund te krijoje shqetesime ne marredheniet brenda shoqerise shqiptare por edhe me vendet fqinje. Nuk mund te kete pergjigjeje vullnetare, ajo duhet te jete e dokumentuar, duhet te jete objektive, sepse ne fund te fundit lidhet me varesine, historine kombetare apo etnike te familjes, te individit dhe te paraardhesve.


Pellumb Xhufi


Ky regjistrim bie ne kundershtim me ligjin e brendshem. Ne radhe te pare me Kushtetuten e Shqiperise. Ne nene te vecanta te kushtetutes ka nje perplasje te hapur te nje regjistrimi te popullsise mbi baza etnike dhe te besimit. Nje iniciative e tille e qeverise do te perfundonte si marreveshja e fundit, qe u rrezua nga gjykata kushtetuese, per ndarjen e hapesires ujore me shtetin fqinj me Greqine".


Milva Ekonomi


"Popullata etnike shqiptare, si ajo greke, ajo maqedonase apo malazeze, ne pergjithesi jane te caktuara te jetojne ne nje territor. Shqiperia nuk ka kombesi tjeter, pervecse asaj shqiptare ne territorin e saj. Keto te dhene i lihen aq shume ne dore vendit, por kane nevoje qe te jene ne sigurta, ne menyre qe te mos perdoren per qellime te keqija"


Tafaj: Do te ndryshojme ligjin per arsimin profesional


Qe kur mori postin ministror, ministri i Arsimit dhe i Shkences, Myqerem Tafaj, beri te ditur se do ti kushtonte nje vemendje te vecante arsimit profesional. Qellimi kryesore dhe me madhor ne kete fushe per ministrin Tafaj mbetet realizimi i nje qendre te madhe te formimit profesional ne periferi te Tiranes. Mbledhja e djeshme e Keshillit Kombetar te Arsimit dhe Formimit Profesional, ishte hapi i radhes ne kete drejtim.


Ministri i Arsimit beri te ditur se do te ndryshonte ligjin e Arsimit Profesional, ne menyre qe te mundesojne rritjen e fleksibilitetit ne kendveshtrimin financiar te shkollave te autonomise, te shkollave profesionale dhe qendrave te formimit profesional. Por, ai pohoi, se ka ndryshime, te cilat do te diskutohen me grupet e interesit. Keto kane te bejne me nxitjen e vetepunesimit te te rinjve qe perfundojne shkollat profesionale ose kurset e formimit profesional.


Ligji i ri pritet te kete ndryshime edhe ne nivele te tjera. Keshtu, sipas Tafajt, do te kete ndryshime qe synojne te rrisin rolin e Keshillit, te rregullojne raportet mes Keshillit dhe Agjencise se Formimit Profesional dhe te rregullojne edhe raportet e marredheniet me partneret sociale, dhe me pushtetin vendor.


I pranishem ne kete takim ishte edhe Ministri i Punes dhe Çeshtjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili tha se formimi profesional eshte nje hallke shume e rendesishme per krijimin e vendeve te punes, dhe programet e nxitjes se punesimit.


Keshilli Kombetar i Arsimit dhe Formimit Profesional eshte nje organ kolegjial prane Ministrit te Arsimit dhe Shkences dhe Ministrit te Punes dhe Çeshtjeve Sociale. Ai i sugjeron Keshillit te Ministrave, politika per zhvillimin e sistemit te arsimit dhe formimit profesional.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit