|
Rezoluta e PE: Kosova t njihet nga t gjith antart e BE
Publikuar me : 06.02.2009 Ne :
Rajoni - 364 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Parlamenti Evropian kerkoi dje njohjen e shtetit te Kosoves nga te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, qe ende nuk e kane bere nje gje te tille. Ne rezoluten e miratuar ne Strasburg, me 424 vota pro, 133 kunder dhe 24 abstenime, eshte theksuar se nuk ekziston asnje mundesi per ndarjen e territorit te Kosoves, pavaresisht pretendimeve te serbeve. Rezoluta ka pershendetur vendosjen e suksesshme te misionit EULEX ne te gjithe vendin, ndersa vendeve te Bashkimit Evropian u kerkohet te mbeshtesin perspektiven evropiane te Kosoves, duke ndihmuar ne zhvillimin ekonomik dhe politik te vendit. Ne rezolute i kerkohet, si Kosoves, edhe Serbise te angazhohen ne dialog per çeshtje me interes te perbashket dhe te kontribuojne per bashkepunimin rajonal. Parlamenti Evropian i beri thirrje Serbise te vazhdoje te luaje nje rol konstruktiv, ne perputhje me aspiratat e saj per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. "Marreveshjet kalimtare mes OKB-se dhe qeverise se Serbise duhet te rishqyrtohen, sipas zhvillimeve ne terren, kur EULEX te arrije aftesi te plote vepruese", thote rezoluta e miratuar. Por ndersa Parlamenti Evropian ka pershendetur shtrirjen e suksesshme te EULEX, serbet e kane kundershtuar kete mision. Ata kane bllokuar dje disa akse kryesore rrugore, ne shenje proteste ndaj vendosjes se misionit EULEX ne pikat e kalimit kufitar me Serbine. Pjesetare te ketij komuniteti kane bllokuar rrugen Mitrovice-Rashke, qe prej ores 11.00 te mengjesit te djeshem. U bllokua gjithashtu edhe rruga ne dalje te Zveçanit dhe rruga nga Zubin-Potoku, ne vendkalimin kufitar, Brnjak. Banoret serbe te veriut pretendojne se u takon atyre kontrolli i doganave dhe paralajmerojne veprime te tjera, per te shprehur pakenaqesine ndaj zhvillimeve te fundit ne kete pjese te Kosoves.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 26 here.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia.
“Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »
|
» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|