Rikthehen vrasjet hakmarrese
dhe frika ne Tropoje.
Ne nje atentat ne mes te
qytetit te Bajram Currit,
dje, rreth ores 12:30, nga persona
ende te paidentifikuar, eshte vrare
45-vjeçari Sadri Metalia nga
Dragobia, ndersa eshte plagosur
rende nje shitese frutash e moshes
40 vjeçe. Burime te policise tregojne
se jane pare dy persona qe
kane qelluar nga nje autoveture
dhe me pas jane larguar. Nje nga
atentatoret, sipas opinioneve
jozyrtare, mund te jete A. Breçani
nga Lugaj. Mesohet gjithashtu se
shitesja, viktima e rastesishme,
ndodhet e shtruar ne spital nen
kujdesin mjekesor per t‘i shpetuar
jeten.
Zanafilla
Deshmite nga Tropoja thone se
mes Metalise dhe Breçanit ekzistonte
nje hasmeri e shkaktuar me
heret pasi, siç thuhet, Metaliajt
kishin vrare me shume se kater vite
me pare nje vella te Breçanit, Tahir
Breçanin, 40 vjeç, ish-punonjes i
Policise se Tropojes. Ngjarja kishte
ndodhur me daten 24 prill 2004,
kur dy persona nga Dragobia kishin
plagosur rende 40-vjeçarin
Breçani ne qytetin e Bajram Currit
para nje lokali bilardoje. Nga
plaget e marra, Breçani kishte
dhene shpirt ne spital. Ne ate kohe
thuhej se ish-polici kishte ndaluar
me pare nje nga Metaliajt dhe per
kete shkak ata e kishin vrare. Kjo
vrasje do te hapte nje tjeter episod
hakmarrjesh ne Tropojen e trazuar,
e cila, vitet e fundit, pas shume
gjakderdhjeve, kishte gjetur nje
qetesi relative.
Paralajmerimi
Breçanet kishin tentuar edhe
me pare per ta vrare Sadri Metaline,
ish-drejtor i Filialit te Elektrikut
ne kohet e trazirave, nje
njeri i njohur si nga me te fortet ne
Tropoje, vitin e fundit i papune
dhe, siç deshmohet, edhe i
semure. Ne korrik te vitit 2007,
Policia lokale e Tropojes kishte
parandaluar ne flagrance vrasjen
e Sadriut, kur nje nga Breçanet,
Astriti, 40 vjeç, po realizonte nje
atentat me arme zjarri, por eshte
ndaluar nga nje polic ne momentin
qe do te qellonte. Fillimisht,
agresori arrestohet, ndersa gjykata
e le me pas te lire. Ne Tropoje,
njerezit thone se Metalia ishte
paralajmeruar te mbyllej ne shtepi,
sipas rregullave te vjetra kanunore,
ku gjakesi ka per detyre
ta lajmeroje viktimen para se ta
qelloje, madje t‘i beje te ditur se
do te vritet. Mirepo, gjithnje sipas
zerave ne Bajram Curri, Metalia
nuk eshte ruajtur, ai ka zbritur ne
qytet ku te pakten dy here i kishte
shpetuar prites. Edhe te dielen,
ai kishte zbritur ne Bajram
Curri, ku eshte ndodhur nen
bresherine e armeve te dy personave,
te cilet ende zyrtarisht nuk
dihet se cilet jane. Pavaresisht se
ne Tropoje mendohet se autori ka
qene Breçani dhe shkaku hakmarrja,
policia nuk nxitohet te
pohoje zyrtarisht, ndonese as nuk
e mohon nje piste te tille.
Ngjarja ka shkaktuar panik ne
qytetin e vogel verior, ku njerezit
jane futur neper rrugica per te
shpetuar nga ndonje plumb qorr.
Bashke me Sadri Metaline, ka
mbetur e plagosur rende edhe
nje grua, shitese frutash, e cila
eshte gjendur ne trajektoren e
plumbave te zbrazur per Metaline.
40-vjeçarja Rabie Malaj ka
marre disa plage ne trup dhe
ndodhet nen kujdesin mjekesor
Lushnje, kamionisti i dehur i merr jeten shokut te tij
Nje 39-vjeçar ka vdekur ne vend, ndersa shoferi i plagosur eshte larguar menjehere
Nje aksident i rende me pasoje
vdekjen e nje 39-vjeçari dhe
plagosjen e nje tjetri ka
ndodhur mesnaten e se shtunes
ne Rrethin e Lushnjes. Aksidenti fatal
ndodhi ne rrugen Divjake-Çerme, ne
vendin e quajtur Çermepasha.
Mesohet se shtetasi Agron Veliu, lindur
e banues ne Delvine, ka gjetur vdekjen pas
perplasjes se mjetit me te cilin udhetonte,
nderkohe qe shoku i tij, i cili drejtonte mjetin,
eshte larguar i plagosur nga vendi i
ngjarjes dhe policia eshte vene ne kerkim
te tij. Burimet zyrtare te Komisariatit te Policise
se Lushnjes bene te ditur se 39-vjeçari
Agron Veliu po udhetonte rreth ores 00:30,
nga Divjaka ne drejtim te Çermes. Ai ishte
pasagjer ne kamionin qe drejtohej nga shtetasi
Adriatik Shuli, i cili ka humbur kontrollin
e mjetit e per pasoje ka dale nga rruga.
Kamioni eshte perplasur me nje peme
dhe per pasoje ka gjetur vdekjen Agron
Veliu dhe eshte plagosur drejtuesi i mjetit
Adriatik Shuli.
Burimet zyrtare policore bejne te ditur
se ndihma mjekesore ka qene e kote per
viktimen, pasi gjeti vdekjen gjate rruges
per ne spital. Ndersa drejtuesi i mjetit,
edhe pse i plagosur, eshte larguar nga vendi
i ngjarjes. Policia e Lushnjes e ka identifikuar
ate ne baze te dokumenteve qe ka
gjetur ne automjet dhe ka ngritur per te
akuzen e "shkeljes se rregullave te
qarkullimit rrugor".
Te dy personat ishin shoke dhe ktheheshin
nga nje darke ne Divjake. Mendohet
se pergjumja e shoferit, per shkak
edhe te gjendjes se dehur, beri qe makina
te dilte nga kontrolli e te perplasej me trungun
e trashe te nje peme. Zhurma e shkaktuar
nga perplasja nuk eshte degjuar nga
banoret prane zones. Ishin shofere te rastesishem,
qe pershkonin aksin ku ndodhi
aksidenti ne oret e vona, ata qe kane dhene
edhe ndihmen e pare.
Ne polici, njoftimi per aksidentin mesohet
te jete bere nga shoferi qe eshte larguar
prej vendit te ngjarjes, i cili shpresonte qe
shoku i tij te shpetonte. Viktima, Agron Veliu,
baba i dy femijeve, kishte udhetuar ne
drejtim te Lushnjes paraditen e se shtunes.
Matilda Troka
ne spitalin e Bajram Currit. Vrasja
e djeshme kthen edhe nje here
friken dhe panikun qe ka mbizoteruar
per gati nje dekade, qe
nga viti 1997. Ne Tropoje, per shkak
te hakmarrjes mes disa prej
fiseve te forta, jane vrare me
shume 150 djem.