TIRANE- Me shkrirjen e Agjencive Rajonale te Kthimit dhe Kompesimit te pronave eshte bere e domosdoshme risktrukturimi edhe i zyres qendrore te AKKP-se.
Qeveria miratoi dje strukturen e re te AKKP-se ku bie ne sy shtimi i kompetencave te dy zevendedrejtoreve si dhe raportimi cdo tre muaj i Drejtorit te Pergjithshem te AKKP-se perpara Kryeministrit si dhe Komisionit Parlamentar te Ekonomise.
Krahas drejtorit i cili eshte nen varesine direkte te Keshillit te Ministrave, struktura e re e AKKP-se percakton drejtimin e dy drejtorive ne kete organ nga zevendesdrejtoret te cilet cdo muaj duhet te raportojne para drejtorit te pergjithshem.
Pra parashikohet ndarja e punes se AKKP-se ne dy drejtori, njera do te merret vetem me ceshtjet qe kane te bejne me kthimin e pronave ndersa tjetra me kompensimin.
Zevendesdrejtori qe do te drejtoje Drejtorine e Kthimit te Pronave do te beje shqyrtimin ne kohe te kerkesave si dhe zgjidhjen e tyre sipas ligjit; perditesimin e te dhenave ne regjister per ceshtjet e shqyrtuara; regjistrimin e prones prane Zyyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne rastet kur eshte marre vendimi per kthimin e tyre si dhe cdo detyre tjeter qe do ti ngarkohet nga drejtori.
Ndersa kolegu i tij qe do te marre drejtimin e Drejtorise se Kompensimit te Pronave do te beje evdidentimin dhe pergatitjen e te dhenave per subjektet qe iu eshte njohur e drejta e kompensimit; perllogaritjen e fatures financiare; administrimin dhe shperndarjen e fondit te kompensimit; shqyrtimin dhe vleresimin e pronave shteterore qe kalojne ne llogari te fondit per kompensimin financiar te pronareve, etj.
Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se emerohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra nga Keshilli i Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, ndersa dy zevendesdrejtoret emerohen, lirohen dhe shkarkohen nga detyra nga Kryeministri, me propozimin e ministrit te Drejtesise. Me dhenien e urdhrit per emerimin e Drejtorit te Pergjithshem te AKKP-se, Kryeministri cakton edhe zevendesuesin e tij ne rastet kur ai mungon.
Gjate raportit mujor para Drejtorit te Pergjithshem, zevendes drejtoret paraqesin informacion qe ka te beje me menyren e zbatimit te politikes, performancen e personelit te punesuar, zbatimin e ndjekjen e buxhetit, zbatimin e detyrave e te pergjegjesive, te lena nga ai apo institucione te tjera si, Departamenti i Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsionit, Kryeministri, apo nga raportet e Kontrollit te Larte te Shtetit.
Ndryshon tarifa per legalizimin e ndertimeve mbi troje shteterore
TIRANE- Qeveria ndryshon tarifen e legalizimit per siperfaqet e tokes brenda zones se ndertimit pa leje te cilat jane ne pronesi te shtetit si, rruge kalime parcelash bujqesore, impiante bonifikimi, kanale kulluese apo vaditese, etj.
Sipas vendimit te ri, kjo siperfaqe do te kalohet ne emer te pronarit te objektit qe eshte ne proces legalizimi me kerkese te ketij te fundit duke iu referuar hartes se vleres se tokes te miratuar nga qeveria. Te ardhurat e perfituara nga ky proces do te kalojne ne llogari te fondit per kompensimin e pronareve.
Brenda 30 diteve, por jo me vone se tre muaj nga data e paraqitjes se kerkeses e te dokumentacionit nga kerkuesi, AKKP-ja kryen verifikimin e hollesishem dhe konfirmon faktin, nese toka per te cilen ka derguar kerkesen pronari i ndertimit permbush kushtet e te qenit, truall shteteror me cilesi te vecanta sic jane rruget, kanalet, etj. Verifikimi behet nepermjet inspektimit ne terren nga punonjesit e AKKP-se.
Gjithashtu, AKKP-ja i drejtohet organeve, qe kane leshuar dokumentet me kerkesen per konfirmimin e vertetesise se tyre. Korrespondenca behet pjese e dosjes. AKKP-ja ka detyre te kryeje saktesimin e kufijve te siperfaqes. Sipas vendimit te qeverise, shpenzimet e verifikimit dhe te matjes ne terren parapaguhen nga kerkuesi
Shqyrtimi i dosjeve, AKKP denoncon institucionet tek Kryeministri
TIRANE- Qeveria shkurton afatet e shqyrtimit te dokumentacionit te paraqitur prane zyrave te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave si dhe detyron institucionet e tjera qe te vihen menjehere ne sherbim te kesaj agjencie ne raste nevoje.
Institucione si, Hipotekat, Keshillat e Qarqeve, Bashkite, Njesite e qeverisjes vendore, ALUIZNI, Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes, Enti Kombetar i Banesave, etj., duhet ti kthejne pergjigje me shkrim kerkesave te AKKP-se brenda nje afati 10 ditor nga dita e dorezimit te saj.
Ne kete menyre qeveria ka pergjysmuar kohen e parashikuar ne vendimin e meparshem per kthimin e pergjigjeve nga institucionet qe posedojne te dhena te vlefshme per punen e AKKP-se. Ne rastet kur verehen vonesa, Drejtori i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave gezon te drejten e denonocimit te institucioneve qe nuk jane bashkepunues tek Kryeministri.
Dosja duhet te permbaje dokumentacionin ligjor dhe ate hartografik te cilat vertetojne gjendjen e prones para dhe pas sekuestrimit te saj nga shteti. Ne raste mungesash, subjekti duhet ti plotesoje ato brenda 30 diteve
AKKP
Miratohet procedura e re per pranim te dosjeve
TIRANE- Qeveria miraton procedurat e reja te pranimit dhe administrimit te dokumentacionit nga AKKP-ja gjate procesit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Pronari mund te dergoje nepermjet postes apo direkt ne sekretarine e AKKP-se dokumentacionin mbi bazen e te cilit verteton pretendimin e tij per nje prone te caktuar.
Kerkesa e subjektit duhet te behet sipas formularit tip te miratuar nga Ministria e Drejtesise, i cili mund te nenshkruhet nga kerkuesi apo nje person tjeter me prokure te kerkuesit. Krahas dokumentacionit ligjor i cili verteton pronesine e kerkusit, pjese e dosjes duhet te jete edhe dokumentacioni hartografik ne te cilin te jene te pasqyruara pretendimet e aplikantit.
Vertetim pronesie nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme; vertetim nga kadastra; dokument qe verteton heqjen e te drejtes se pronesise nga shteti apo vendime penale te gjykatave te atehershme me te njejtin objekt; vendime te meparshme te ish-Komisionit te
Kthimit dhe Kompensimit te Pronave; dokumenti i leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave (dokumente qe vertetojne shpronesimin, konfiskimin apo shtetezimin e prones jane te depozituara ne te); dokumenti i leshuar nga arkivi hipotekor dhe cdo dokument tjeter ligjor i nevojshem per zgjidhjen e ceshtjes.
Ne lidhje me dokumentacionin hartografik te meparshem, ai duhet ti takoje kohes nga fitimi i se drejtes se pronesise deri ne marrjen e padrejte te prones nga shteti. Ky dokumentacion permban cdo te dhene topografike dhe hartografike, te konfirmuar nga institucioni shteteror qe e administron ate.
Kesi lloj te dhenash mund te sigurohen nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave; Drejtoria e Sherbimit Pyjor; Bashkia apo Qarku dhe institucione te tjera qe kane te dhena per vendndodhjen e pronave.
Kurse dokumentacioni hartografik i tanishem permban cdo te dhene topografike dhe hartografike te prones se pretenduar te pasqyruar ne harten aktuale dhe te konfirmuar nga institucioni qe e administron ate.
Kjo harte mund te sigurohet nga institucionet ku gjendet edhe hartat e kohes para konfisikimit te tokes si dhe ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.
Gjate plotesimit te formularit tip, subjekti duhet te heqe dore nga e drejta e parablerjes se prones.
Ne lidhje me menyren e dorezimit te dosjes, ne rastet kur konstatohen mungesa AKKP i kerkon subjektit plotesimin e mungesave brenda nje afati kohor prej 30 ditesh nga casti i njoftimit per domosdoshmerine e plotesimit te dokumentacionit. Nese dosja eshte derguar me poste, AKKP-ja e kthen dosjen per plotesim ne te njejten adrese.
Nese subjekti nuk ka vendosur adrese, dosja mbahet ne zyrat e AKKP-se deri ne paraqitjen fizike te pronarit brenda nje afati kohor prej tre muajsh. Kerkesat per njohje dhe kthim te prones te paraqitura ne zyrat e AKKP-se shqyrtohen sipas rendit kronologjik. Pas shqyrtimit te kerkeses, AKKP pajis subjektin me nje kopje te vendimit te marre.
Dokumentet qe duhen paraqitur
4. Dokumentacioni ligjor perbehet, sipas rastit, nga
a) vertetimi i pronesise, shoqeruar me kopje te njesuar te fletes perkatese te regjistrit hipotekor, te leshuar nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, per efekt te kthimit dhe kompensimit te pronave;
b) dokumenti kadastral, shoqeruar me kopje te njesuar te fletes perkatese te regjistrit kadastral, prane zyrave te administrimit dhe mbrojtjes se tokes, ne keshillin e qarkut;
c) vendimi gjyqesor i formes se prere se bashku me harten e pasurise, te vulosura nga gjykata, si dhe akt - ekspertimi, ne rast se gjate gjykimit te ceshtjes ne gjykate eshte kryer nje i tille;
c) dokumenti qe verteton heqjen ose marrjen e te drejtes se pronesise nga shteti subjektit te shpronesuar, sipas akteve ligjore e nenligjore, vendimeve penale te gjykatave ose ne cdo menyre tjeter te padrejte qe nga data 29.11.1944, apo dokumenti per pasurite e paluajtshme te shtetasve shqiptare, te krijuara perpara dates 7 prill 1939, te cilat jane sekuestruar sipas nenit
14, te ligjit nr.37, date 13.1.1945, Ligja e tatimit te jashtezakonshem per fitimet e luftes;
d) vendimet e meparshme te ish-Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, vendimet e Komisionit/Komitetit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, te cilat jane marre perpara hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9583, date 17.7.2006, Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin nr.9235, date 29.7.2004, Per kthimin dhe kompensimin e prones, te ndryshuar;
dh) dokumenti i leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave (kur dokumente si akt-transripti, akt-pjesetim pasurie, akt- shitjeje apo flete regjistri kadastral, dokumente qe vertetojne shpronesimin, konfiskimin apo shtetezimin e prones jane te depozituara ne te), si dhe cdo dokument tjeter i leshuar nga institucionet shteterore, me vlere provuese ne hetimin administrativ te ceshtjes ne shqyrtim;
e) dokumenti i leshuar nga arkivi hipotekor (prane zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme);
e) cdo dokument tjeter ligjor, i nevojshem per zgjidhjen e drejte te
ceshtjes.
5. Dokumentacioni hartografik per pozicionin gjeografik te prones, i cili perbehet, sipas rastit, nga
a) dokumentacioni hartografik i meparshem, qe i takon kohes nga fitimi i se drejtes se pronesise deri ne marrjen e padrejte te prones nga shteti. Ky dokumentacion permban cdo te dhene topografike dhe hartografike, te konfirmuar nga institucioni shteteror qe e administron ate dhe mund te sigurohet nga
i) ministria pergjegjese per punet publike, e cila ka ne varesi Arkivin Qendror Teknik dhe deget e tij ne rrethe, ose nga Insituti Gjeografik Ushtarak;
ii) departamenti i sherbimit te tokes dhe ujit (ish-Instituti i Studimit te Tokave) ne QTTB, Fushe-Kruje;
iii) Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave;
iv) Drejtoria e Sherbimit Pyjor (arkivi i kadastres pyjore);
v) bashkia/qarku (arkivi hartografik i urbanistikes);
vi) keshilli i qarkut (Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes);
vii) cdo institucion tjeter shteteror qe disponon te dhena per vendndodhjen e pronave.
b) dokumentacioni hartografik aktual, i cili permban cdo te dhene topografike dhe hartografike te prones se pretenduar te pasqyruar ne harten aktuale dhe te konfirmuar nga institucioni qe e administron ate. Harta mund te sigurohet ne nje nga institucionet e poshteshenuara
i) Zyra e regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, per te gjitha zonat urbane dhe per zonat rurale, ku eshte bere regjistrimi;
ii) Drejtoria e Sherbimit Pyjor, per pyjet e kullotat dhe tokat e tjera jobujqesore;
iii) keshilli i qarkut (Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes), per tokat bujqesore te paregjistruara, dhe tokat e tjera jobujqesore;
iv) njesite e legalizimit, prane organeve te qeverisjes vendore apo Agjencia e Legalizimeve dhe Urbanizimit te Zonave Informale (ALUIZNI), te krijuara sipas ligjit nr.9482, date 16.2.2006, Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje, te ndryshuar.