Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Romela Begaj, e 6-ta ne Pekin 2008

Publikuar me : 12.08.2008 Ne : Sport - 389 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Romela Begaj, e 6-ta në "Pekin 2008"Peshengritesja shqiptare Romela Begaj eshte renditur e 6 ta ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008", mes 12 konkurrenteve te peshes 58 kg, duke shenuar suksesin e pare ne debutimin e peshengritjes shqiptare per femra ne nje kompeticion kaq te rendesishem.

 

Ajo ka bere nje paraqitje dinjitoze, duke u klasifikuar ne vendin e 4 t ne shkeputje, me 98 kg, dhe vendin e 7 te ne shtytje, me 118 kg. Ky eshte rezultati i pare i peshengritjes per femra ne nje olimpiade. Sukses qe vjen pas rezultatit te peshengritesit Ymer Pampuri, qe ne debutimin e Shqiperise ne Lojerat Olimpike "Mynih 1972" theu rekordin olimpik te stilit te forces (nje stil qe nuk ekziston me) dhe te peshengritesit Ilirjan Suli, qe u klasifikua i pesti ne peshen 77 kg ne Lojerat Olimpike "Sidnei 2000", qe konsiderohet suksesi me i madh deri tani i peshengritjes shqiptare.

Romela Begaj, nje nga peshengriteset me te talentuara dhe e para femer e kualifikuar direkt ne "Pekin 2008", ngriti ne total 216 kg, 98 kg ne shkeputje dhe 118 ne shtytje, duke lene pas dhe 5 peshengritese te tjera, mes tyre dhe kampionen e Europes ne fuqi. Ne stilin e shkeputjes, Begaj arriti te njejtin rezultat sa dhe vendi i trete, por pesha me e madhe trupore (57.56 kg) e ka renditur ne vendin e katert, pas tajlandezes Uande Kameiam (57.25).

Por te njejtin fat te keq me Romelen ka pasur dhe rusja Marina Shainova, e cila humbet dhe ajo vendin 3-t dhe te 4-t, sepse peshonte me rende se tajlandezja dhe ekuadoriania. Te trija keto peshengritese e kane mbyllur stilin e shkeputjes me 98 kg dhe klasifikimi eshte ndare sipas peshes trupore. Stilin e shkeputjes Romela Begaj e nisi me 95 kg ne proven e pare, qe e kaloi me sukses.

Ne proven e dyte, po ashtu, kaloi nje prove te suksesshme me 98 kg, ndersa te treten, ne tentativen per te ngritur 100 kg, nuk e ka realizuar dot. Rezultati me i mire personal i kesaj peshengriteseje ne stilin e shkeputjes eshte 101 kg.

Ne stilin e shtytjes, Begaj shfaqet e sigurt dhe me pretendime per garen e saj. E nis ne fillim me 110 kg, duke e kaluar proven e pare me lehtesi. Edhe ne dy provat e tjera, me 115 kg dhe 118 kg, ish artistja e cirkut te Tiranes, e trajnuar nga Hektor Shaqiri, i cili i qendronte prane edhe ne kete kompeticion bashke me trajnerin Genc Barkici dhe shefin e delegacionit, Fidel Ylli, nuk pati asnje problem ne konkurrimin e saj.

Ngazellimin per rezultatet e arritura ajo e shprehu ne pedanen olimpike me nje salto te bukur, si per te kujtuar se dikur ka qene po ashtu nje artiste e talentuar e cirkut shqiptar. Rezultatin personal me te mire ne kete disipline Begaj e ka 120 kg. Vlen te theksohet fakti se ne Lojerat Olimpike nuk ka medalje per secilin nga stil, por vetem ne dygaresh. Me 216 kg Romela Begaj klasifikohet keshtu ne vendin e 6 te, mes 12 konkurrenteve te peshes 58 kg per femra.

Ky eshte dhe rezultati me i mire deri tani i olimpisteve shqiptare ne "Pekin 2008". Ne kete gare, medaljen e arte e fitoi peshengritesja Chen Yanqing e Kines,e cila mbrojti titullin e saj ne peshen 58 kg per femra, duke ngritur ne total 244 kg. Kinezja Yanqing ka qene e parezistueshme ne garen e saj. Ajo ka treguar se dhe per shume kohe nuk do te kete rivale, pervec vetvetes. Ne peshen 58 kg, ku ka konkurruar Begaj, jane thyer gjithashtu 5 rekorde olimpike.

Nje rekord nga koreano veriorja O Jong Ae ne stilin e shtytjes (131kg) dhe dy rekorde te tjera po ne kete stil jane thyer nga kinezja Chen Yanqing me 132kg ne fillim dhe 138kg. Kjo e fundit ka thyer edhe dy rekorde ne dygaresh me 238kg ne fillim dhe 244 kg. Medaljen e argjendte ne peshen 58 kg e fitoi rusja Marina Shainova (227 kg ne total) dhe ate te bronzit e fitoi peshengritesja nga Korea e Veriut, O Jong Ae me 226 kg ne toltal. Shqiperia ka dhe dy peshengrites te tjere ne gare: Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha.

Rezultatet e Romela Begajt

Pesha58kg

Shkeputje98 kg

Vendi4-rt

Shtytje118 kg

Vendi7-te

Dygaresh216 kg

Vendi6


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit