Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ronaldinjo: Dua te argetoj milanistet

Publikuar me : 17.07.2008 Ne : Sport - 363 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Transferimi te Milani kushtoi 20 milione, kontrata per 3 vjet me kuqezinjte. Me ne fund, Ronaldinjo eshte i Milanit. Barcelones do t‘i shkojne 20 milione euro, plus 4 ne varesi te renditjes se Milanit ne vitet e ardhshme, ndersa vete ylli brazilian ka zbritur ne Milano, ka firmosur per 3 vjet dhe premton me te miren e tij me bluzen kuqezi.

9.30 Lamtumira: Edhe Barcelona ka zyrtarizuar kalimin e Ronaldinjos te Milani. "Transferimi do te behet per 21 milione euro plus 4 variabel ne funksion te renditjes ne Champions ne vitet e ardhshme me Milanin, - lexohet ne komunikate. Marreveshja eshte arritur fale heqjes dore nga lojtari per 15% perfitimeve nga operacioni". Klubi e ka pershendetur keshtu Ronaldinjon: "Muchas Gracias" ("Shume faleminderit", me komentin "Pese vite te paharrueshme".

11.25, 3000 abonime: Nuk kishte arritur akoma ne Milano, por te gjithe jane te terhequr nga ai. Tifozet jane derdhur drejt stadiumit per te blere abonimet per sezonin e ardhshem: 3000 abonime ne me pak se nje ore.

12.10, Ançeloti: "Me Dinjon, kompetitive ne te gjitha frontet. Keto dite do te flitet shume se si do te jete Milani i te ardhmes. Klubi ka bere nje sakrifice te madhe". Ançelotit i duhen tashme "shume zgjidhje taktike" per sezonin e ardhshem: "Do te varet nga situata. Ronaldinjo eshte i rendesishem dhe ka sjelle shume entuziazem. Edhe mua do me duhet te shpik skema taktike".

13.10 Mberritja: Ronaldinjo bashke me Galianin zbresin nga avioni ne Malpensa, ku e presin gazetaret, kamerat dhe tifoze te shumte qe therrasin "Ronaldinjo-Ronaldinjo"

14.15, Milanelo ne feste: Entuziazem i madh i tifozerise kuqezi ne pritje te tij. Shoqerohet nga karabinieret kudo, pasi rruget jane te mbushura me tifoze qe duan ta pershendesin.

14.32, Perqafimi me Ançelotin: Pasi ka pershendetur tifozet, Ronaldinjo ka hyre ne qendren sportive ku e priste Karlo Ançeloti, i cili i ka pershendetur dhe i ka perqafuar.

14.45 Prezantimi shtyhet: Ishte thene se do te behej dje prezantimi, por ai u shty per sot. Braziliani duhet te bente viziten mjekesore dhe me pas te firmose kontraten. Mund te prezantohet sot ose neser.

15.35 Fjalet e para te Dinjos: "Jam shume i kenaqur, pas kaq shume kohesh jam ketu. Jam me se i lumtur qe erdha te Milani e shpresoj te arrij t‘u jap shume alegri i te gjitheve. Ështe e vertete, konfirmoj se e kam dashur shume Milanin. Kane ndodhur shume gjera dhe ne fund jam bere kuqezi. Jam i kenaqur qe jam ketu dhe, e perseris, shpresoj se do t‘i argetoj milanistet. Kenaqem qe po gjej shume braziliane, por edhe shume kampione, te cilet veshin bluzen e Milanit. Jam i lumtur per gjithçka".

15.44 Merkato e mbyllur: Gjate konferences per shtyp te prezantimit te Abiatit, Flaminise e Antoninit, Adriano Galiani ka shpjeguar "Merkato e Milanit mbyllet me Ronaldinjon. Mund te ikin Paloski, Abate e Simiç. Por ardhjet mbyllen ketu".

16.10, Berluskoni: "Ronaldinjo? Me ka kushtuar nje thes me para, por ia vlen …".

16.25, Tratativat e veshtira: Rrefehet Galiani: "Ne oren 20.30 te se martes, tratativa dukej se u hodh ne ere,. Por ne oret e me pasme ia dolem. Dinjo e demonstroi me fakte. Hoqi dore nga shume para dhe premton se do te rikthehet te jape me te miren ketu".



Karriera

Ronaldo de Assis Moreira, i mbiquajtur Ronaldinjo, i lindur ne Porto Alegre, Brazil, me 21 mars 1980. Ka filluar karrieren si profesionist te Gremio e Porto Alegres (35 ndeshje 14 gola), duke debutuar ne Kupen Libertadores. Aventuren evropiane e ka filluar me 2001-in, me kalimin te PSG-ja (53 ndeshje, 17 gola). Me 19 qershor 2003, Barcelona e blen per 21 milione sterlina. Ne sezonin pare shenon 19 gola, duke e çuar Barçen deri ne vendin e dyte ne Liga. Ne 2004/‘05 dhe 2005/‘06 perzgjidhet "Lojtari me i mire i FIFA-s". Ne 2004/‘05 e fiton kampionati spanjoll. Ne 2005/‘06 merr "Topin e Arte" ne 2005 dhe fiton gjithçka: Titullin, Ligen e Kampioneve kunder Arsenalit. Ne 5 vite te Barcelona shenon 70 gola ne 149 ndeshje. Me kombetaren e Brazilit ka debutuar me 26 janar 1999 kunder Letonise (3-0). Ne te njejtin vit fitoi Kupen e Amerikes. Ne 2002 behet Kampion Bote.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit