Zevendespresidenti Social Demokrat i PE, apel per politiken shqiptare
Grupi kryesor Progresist ne Parlamentin Europian shprehu dje shpresen qe qeveria dhe opozita shqiptare te kuptojne qarte se kapercimi i mosmarreveshjeve politike aktuale eshte vendimtar per progresin e vendit drejt integrimit europian.
Deklarata eshte bere nga Libor Roucek, zevendespresidenti Social Demokrat i Parlamentit Europian dhe raporteri ndihmes per pergatitjen e Rezolutes mbi procesin e integrimit ne BE te Shqiperise, i cili nenvizoi faktin se te gjitha palet politike duhet te marrin persiper pergjegjesite e tyre dhe te angazhohen ne nje dialog konstruktiv.
Perndryshe, sipas tij, ekziston nje rrezik serioz qe perpjekja e vendit per tu anetaresuar ne BE te pezullohet. Ka ardhur koha per te gjetur nje zgjidhje per krizen politike aktuale, mbi nje baze qe do te mund ti qendroje kohes.
Eshte pergjegjesia e qeverise te gjeje pa humbur kohe zgjidhje dhe menyra per te ecur perpara, cka i nevojiten vendit teksa ecen drejt BE, deklaroi Roucek.
Ai pershendeti progresin qe eshte bere ne lidhje me pergatitjet per liberalizimin e vizave dhe i nxisim autoritetet qe te punojne shume per te permbushur te gjitha kriteret deri ne fund te 2010.
Zevendespresidenti Social Demokrat i Parlamentit Euvropian tha gjithashtu se po presin qe ne Shqiperi palet politike te gjejne mundesine per dialog. Kjo, se bashku me voten e mbi raportin ne teresine e tij, do te ndihmoje Shqiperine per te ecur me efikasitet drejt integrimit europian, theksoi zyrtari i larte i PE.
Sipas tij, progresi i secilit vend drejt Bashkimit Europian varet nga perpjekjet e tij per tju permbajtur kritereve te Kopenhagenit dhe kushteve te Procesit te Stabilizim Asociimit.