Gazeta Shekulli e beri publike raportin e Amnesty International, ku thuhej se cdo e treta grua ne Shqiperi rrahet. Se rrihen grate shqiptare nga shqiptaret dihet, por nuk mund te mendohej se cdo e treta posedon nje trajtim te tille barbar.
Ne kemi katedra te sociologjise e te psikologjise dhe ne vend se te informohemi nga brenda per perversionet tona, na informojne nga jashte. Si duket katedrat tona kane pune me teorine dhe nuk jane ne sherbim te shoqerise, por te vetvetes. Ata lexojne anketa te huaja, thua se nuk kane shoqeri te veten!
Çdo e treta rrahet! Kjo domethene se nje e treta e familjeve shqiptare jetojne ne deshperim dhe ne keqtrajtim permanent. Ne nje gjendje te jashtezakonshme! Nje e treta e familjeve shqiptare gjendet ne nje perleshje qytetare brenda mureve. Kjo ndikon keq edhe ne edukaten e femijeve dhe nga kjo gjendje ata mesojne se rrahja dhe nenshtrimi zgjedhin problemet! Keshtu mendonte edhe diktatura!
Per sociologet dhe psikologet ka shume pune. Ata mund te bejne anketa dhe te dalin me nje numer gjitheperfshires duke zbardhur edhe karakteristikat tjera, qe jane te rendesishme, ne menyre qe shteti te nise parandalimin dhe motivimin e grave per denoncimin e talebaneve shtepiak.
Do te ishte me rendesi te shihej niveli arsimor i rrahesve, profesioni i tyre, gjendja ekonomike dhe niveli arsimor i grave te rrahura. Me rendesi eshte edhe te merret vesh cka deklarojne grate te mjeku se jane rrezuar shkalleve, se i kane rene deres me koke, me faqe apo me balle.
Nese vertet rrihet nje e treta e popullsise, atehere gjendja eshte alarmante dhe shteti duhet te investoje ne ndertimin e shtepive te grave. Me kete numer te madh, nese nuk reagon shteti, atehere nuk kemi shtet, por nje qeveri e administrate, qe perpiqet te shtiret si shtet.
Ne nje ankete eventuale duhet gjithashtu pyetur edhe per gjesendet qe perdore rrahesi. Me cka shkakton ai dhimbje, me cka shkakton shenja trupore dhe si arrin te dominimi i synuar sa per qind qellohen me shkopinj dhe sa here u shkaktojne dhembje gjate nje seance nenshtrimi.
Sa nena dhe motra shqiptare goditen nga shqiptaret me pellembe dhe sa here u shkaktojne dhembje gjate nje sesioni perbuzjeje.
Sa per qind te nenave dhe vashave shqiptare goditen me grusht dhe ku goditen prej shqiptareve ne hunde, ne bark apo ne nofulla. Sa dhembe thyhen, sa gjak derdhet dhe kush e fshine gjakun, kush i mbledh dhembet.
Sa per qind rrihen me thuper, sa here u bien dhe mesatarisht sa shenja i kane nenat dhe vajzat shqiptare nga shqiptaret dhe sa zgjate kjo seance traumatizuese.
Sa per qind rrihen me rrip dhe sa here fshikullohen mesatarisht gjate nje trajtimi.
Sa per qind te nenave dhe bijave shqiptare goditen me shqelma, pse goditen dhe sa here.
Sa per qind te nenave rrihen me pellembe dhe sa here u shkaktojne dhembje.
A u lejohet edhe shprehja e mllefit, ofshames apo i rrahin duke u bertitur Mos te degjohet zeri, se ta kepuse koken si te pules.
Sa per qind rrihen shume. Sa per qind rrihen teper. Sa per qind rrihen rende. Sa per qind rrihen per vdekje.
Kur t´i kemi keto detaje, atehere mund t´i tregojme vendit se sa njerez mizogin (urrejtes te grave) ka kombi jone krenar! Sa kriminel gjenden ne shtepi, e jo ne burg!
Eshte me rendesi te kuptohet edhe gjendja shpirterore e rrahesit shtypja e gjakut, pulsi dhe t´i analizohet gjaku dhe verehet se cilat hormone ndikojne ne sjelljen e tij instiktive, si ne kohen kur ne nje dege luhatej majmuni, e ne tjetren njeriu! Duhet te kuptohet edhe kjo a tregon shenja kenaqesie gjate rrahjes dhe si sillet pas shkaterrimit te dinjitetit te njeriut.
Kur te kihen krejt keto te dhena mund te dilet para nxenesve dhe t´u mesohen atyre te drejtat e femijes dhe te drejtat e gruas. Nese veprohet keshtu, parandalohet dhuna qysh ne shkolle dhe brenda njezet viteve kemi nje gjenerate te edukuar dhe te ekuilibruar.
Nuk eshte e preferueshme t´i veshim rrobat e para 100 viteve, as nuk eshte e parapelqyeshme ne kohe e revolucionit digjital e shkencor te jetohet me mendesine e kohe se para qindra viteve. Nuk eshte e mire dhe humane te ndahet kombi ne rrahes dhe te rrahur.
Ata qe nuk ndryshojne, do te kene probleme, sepse sot jetojne me idete djeshme, te skaduara! Jeton i lumtur ai qe jeton me kohen, jo kunder kohes! Me celular ne xhep, te sillemi si kur terhiqnim apo ngarkonim gomarin, eshte vertete interesante, teper interesante per sociologjine dhe patologjine!
Me kompjuter ne shtepi, te sillemi si ne kohen kur rrinim rreth oxhakut me nje llambe gazi, eshte vertete interesante per sociologjine, psikologjine dhe per patologjine.
Kush rrah? Ai qe trishtohet nga liria dhe barazia e gruas. Ai qe ka komplekse. Ai qe si femije ka pare rrahje ne shtepi.
Ai qe eshte shume pak burre. Rrahja dhe nenshtrimi i sherben si erzac per ta plotesuar boshesine e vet mashkullore. Ai ka frike ta demonstroje trimerine e guximin jashte, prandaj e praktikon ate ne shtepi.
Meshkuj qe rrahin duhen derguar te psikologu dhe te tregojne pse trishtohen nga barazia e njeriut me njeriun.
Nese nuk u ndihmon ai, atehere mund te ndihmoje psikiatri. Me rendesi te sherohen! Pse psikologu e psikiatri? Sepse gruaja shqiptare nuk eshte e perdale, por e perdale eshte fantazia dhe imagjinata e disa shqiptareve mizogin.
Per t´i kuptuar motivet e barbarizmit, anketa duhet bere njekohesisht ne Tirane, Prishtine dhe Tetove.
Te shihet sa ka ndikuar ne shpirtin e shqiptarit hard-diktatura ne Shqiperi. Si ka ndikuar pushtimi ne psikiken e shqiptarit jashte kufirit dhe pse disa shqiptare kane nje mosbesim dhe urrejtje patologjike ndaj grave.
Kjo duhet te zbardhet nga katedrat tona, sepse e nje e treta e grave, nenave dhe motrave tona rrihen! Sepse popujt qe keqtrajtojne dhe dominojne te dobetin, nuk mund te quhen as trima, as krenare e as qytetare te ndergjegjshem e as qytetar te civilizuar!