|
Rrefehet atentatori: Arsyet pse qellova familjen Isufaj
Publikuar me : 29.09.2008 Ne :
Krimi - 447 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Nje jave pas atentatit ndaj kater te afermve te Arben Isufit ne Fier, atentatori Agjelos Sado (Engjell Sado) tregon per gazeten "Shqip" se perse u perplas me familjen e fuqishme fierake. Nje shtetas grek, te cilin Policia e Fierit eshte duke e kerkuar, ishte personi qe ka lidhur 28-vjeçarin Agjelos Sado me familjen Isufi. Kjo eshte deklaruar per gazeten "Shqip" nga vete 28-vjeçari Sado, pak çaste perpara se per te te niste seanca e pare gjyqesore. Mes dy uniformave blu, si dhe me pranga ne duar, Sado ka treguar per "Shqip" per ngjarjen qe tronditi familjen Isufi. "Une nuk njihja asnje nga ata persona qe u plagosen mbremjen e se dieles. Nuk isha ne dijeni se e kujt ishte ajo prone. Kam shkuar atje per te takuar nje shtetas grek. Me kete grekun kisha bashkepunuar per pune te ndryshme. Kam bere mjaft pazare me te. Me duhej qe me grekun te rakordoja per disa pazare, ndersa une me vete kam pasur 50 mije euro qe duhet t‘ia dorezoja. Per personat qe kam plagosur mora vesh se kush ishin nje dite pas ngjarjes. Une dija qe punoja per disa fierake, por nuk di te them se ishin keta apo te tjere. Ajo qe me kishin thene ishte qe, pasi te beja rakordim nga shtetasi grek, duhej te merrja nje automjet dhe nje shume te madhe lekesh", ka treguar Agjelos Sado per gazeten. Sado qe nuk ka dashur te jape emrin e grekut, ka thene se pas atentatit qe ndodhi te prona e Ahmet Isufit, eshte munduar te largohet. "Nuk e di se nga iku greku, pasi ika vete me te shpejte", ka vijuar me tej autori i atentatit. Nga bashkebisedimi me Agjelos Sadon mesohet se ne moshen 14-vjeçare ai ka shkuar si emigrant ne Greqi. Ka punuar shume vite atje, ku dhe ka kryer burg per trafik te lendeve narkotike. Gjithashtu per gazeten "Shqip" 28-vjeçari i lindur ne Lumas te Beratit dhe banor ne lagjen "Kushtrimi" ne Vlore, tha se "kam ardhur nga Greqia nje muaj me pare. Atje punoj ku te mundem dhe di qe ne hak asnje njeriu nuk i kam hyre". Pertej hekurave te gjykates, Sado ka dashur qe t‘u dergoje nje mesazh te afermve te tij, qe te mos i tremben asgjeje, pasi, sipas tij, gjithçka do te zgjidhet nga ai vete. Sado eshte shprehur se personalisht nuk ka frike nga personat qe ka plagosur. Seanca e pare gjyqesore ne ngarkim te Agjelos Sados dhe kater personave qe e perkrahen ate gjate arratise ka blinduar dje Gjykaten e Fierit. Per arsye sigurie, pese te arrestuarit jane paraqitur nje e nga nje perpara trupit gjykues. Mbi 120 forca policore jane angazhuar per te siguruar mbarevajtjen e gjyqit ku do te caktohej vetem masa e sigurise per pese personat. Gjykata dhe Prokuroria e Rrethit te Fierit, si dhe te gjitha godinat rreth ketyre dy institucioneve ishin rrethuar me forca te shumta policore si dhe mjaft agjente civile. Ne mbeshtetje te tyre kane qene edhe forca speciale. Te pese te arrestuarit per atentatin e te afermve te Ben Qimes kane mbetur ne burg. Gjyqtarja e çeshtjes, Adelina Zarka, ka marre parasysh kerkesen e prokurores Elida Hoxha, duke dhene masen e sigurise arrest me burg pa afat per shtetasin Agjelos Sado, qe akuzohet per vrasje te mbetur ne tentative te kater personave. Burg pa afat ka qene masa e sigurise e dhene edhe per Jani Gremon dhe Lulezim Toçen, te cilet akuzohen per perkrahje te autorit te krimit. Nderkohe, per Emirjon Prishken dhe Skender Selamajn eshte caktuar burgimi per 30 dite.
Atentati
Kusheriri i Ben Qimes, ende ne rrezik per jeten
Mbremjen e se dieles se shkuar, Agjelos Sado shkoi ne kompleksin tregtar qe po nderton Ahmet Isufi. Per arsye qe ende nuk jane bere publike e qe po hetohen nga prokuroria e policia, Sado plagosi me nje pistolete "Zastava" Ahmet Isufin, djalin e tij Amarildon, vjehrrin e ketij te fundit, Tomorr Jaruan, si dhe nje mikun e tyre, Gentian Mata.
Mesohet se dy nga te plagosurit, Amarildo Isufi dhe Tomorr Jarua jane ende ne kushte kritike per jeten. Policia ka identifikuar autorin e kesaj ngjarjeje menjehere pas krimit, ndersa e ka kapur ate kater dite me vone ne Lukove te Sarandes, ne tentative per t‘u larguar drejt Greqise. Se bashku me te, policia arrestoi edhe kater persona te tjere, te aferm dhe miq te Sados, te cilet mundesuan transportin e tij nga Vlora ne Lukove.
Tri dite me pare, familjet e te pese te prangosurve kane kerkuar mbrojtjen e policise, nga frika se mos familja Isufi hakmerret ndaj tyre.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine :
Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|