Pritet rritje e metejshme e Indeksit te Çmimeve gjate muajit Janar kur kane hyre ne fuqi edhe tarifat e reja te energjise elektrike
INSTAT: Rritjen me te madhe gjate muajit Dhjetor 2009 e kane pesuar zarzavetet e 8.2 per qind.
TIRANE- Çmimet e mallrave te konsumit vazhdojne te rriten me ritme te shpejta nderkohe qe qytetaret jane te detyruar te perballen nga muaji ne muaj me rritje te kostos se jeteses. Sipas te dhenave me te fundit nga Instituti i Statistikave, per cdo muaj qe kalon shqiptaret duhet te nxjerrin me shume para nga xhepi per te blere te njejtin produkt.
Instat raporton se gjate muajit Dhjetor 2009 Indeksi i Mallrave te Konsumit ka arritur ne 3.6 per qind duke shenuar nje rritje me 1.5 per qind krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.
Ne fakt, sipas te dhenave zyrtare cmimi i mallrave te konsumit prej disa muajsh njeh vetem rritje qe prej fillimit te vitit 2009. Ne mars 2009 ky tregues ishte 1.6 per qind duke dhene alarmin per tkurrjen e aktivitetit ekonomike te vendit, gjate veres pesoi nje rritje relative duke u vertitur rreth 2 per qind per te vijuar rritjen ne muajt e vjeshtes.
Mesohet se rritjen me te larte e ka shenuar grupi "Ushqime dhe pije jo alkoolike" me 1.3 per qind. Per shkak edhe te stines ne te cilen ndodhemi, rritja me e larte e cmimeve eshte shenuar ne nen grupin "zarzavate perfshire patatet" me 8.2 per qind. Gjate muajit Dhjetor konsumatoret i kane blere domatet 27 per qind me shtrenjte, qepet 35 per qind, kastravecat 5.4 per qind, etj.
Nderkohe, cmimet ne nengrupin e frutave kane pesuar nje rritje paksa me te moderuar me 0.3 per qind. Ne kete nengrup, mandarinat jane rritur me 8.4 per qind, mollet 7 per qind, dardhat 3 per qind , etj. Krahas shtrenjtimit te pergjithshem, frutat kane njohur edhe ulje cmimi per disa prej tyre. Keshtu, kivit dhe portokallet jane ulur me nga 4 per qind ndersa limonat me 2 per qind.
Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkolike" shenoi nje rritje prej 1.3 perqind, me nje ndikim prej 0.5 perqind ne totalin e ndryshimit mujor.
Gjate muajit Dhjetor cmimet jane rritur edhe ne disa produkte te tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme rritjet ne nengrupet, "pije jo alkolike" me 0.4 per qind, "sheqer, recelna, mjalte etj" me 0.2 per qind, "peshk" 0.2 per qind, " mish" 0.2 per qind, etj.
Arritja e treguesve te inflacionit ne 3.6 per qind mund te justifikohet ne nje muaj si Dhjetori per shkak te festave te fundvitit, nderkohe qe pritet nje rritje tjeter e Indeksit te Çmimeve te Konsumit pergjate muajit Janar kur kane hyre ne fuqi edhe cmimet e reja te energjise elekrike.