Deshira qe mbeti vetem nje enderr ne Shqiperi, u be realitet ne Gjermani. Nga nje refugjat i dy korrikut 1990, arrin te behet aktor i kerkuar per filmat televizive dhe te kinemase.
Ajo qe ndodhi me te riun nga Tirana, nga nje familje e thjeshte punetore eshte nje histori e vecante dhe shume interesante. Pse jo edhe e pabesueshme. Nje histori qe nis me ngjarjet e 1990 dhe vershimin e djemve dhe vajzave shqiptare neper ambsadat e huaja ne Tirane. I vendosur per te hyre edhe vetem, pasi shoket e tij nuk iu bashkangjiten, i riu me floke te kuq ne kafe dhe quka ne fytyre, Kasem Hoxha, ne ate kohe 22 vjec merr rrezikun me vete, duke provuar te hyje ne ambsaden gjermane. O sot o kurre, ky shans duhet shfrytezuar, mendonte ne ato momente Kasemi. Sepse ne mendjen e tij dhe te shume bashkemoshatareve prej vitesh ishte pjekur mendimi se ne Shqiperine diktatoriale nuk shtyhej me. Megjithate largimi nga Shqiperia nuk ishte i lehte edhe per Kasemin. Ai edhe tani e kujton momentin e ndarjes, para se te hynte ne ambasade.
Kur fillova te ndahem me njerezit e familjes, motra ime ra pa ndjenja. Ishte nje moment shume i veshtire. Nuk dinim agje cfare na priste pas. Dukej si nje aventure qe kishte me vete jo vetem rrezikun personal, por edhe te te gjithe familjes. U largova nga shtepia dhe gjithe rrugen deri tek ambasada e kam bere duke kthyer koken pas me mendimin se skam per ti pare me keto rruge, kete lagje, keto shtepi... ishte nje tmerr i vertete.
Deshira per tu bere aktor mbeti vetem nje enderr ne Shqiperi
Kasemi bashke me deshiren per nje jete me te mire, mori edhe endrren e tij qe i kishte lindur qysh ne femijeri per tu bere aktor. Kjo enderr mbeti e fjetur brenda ne vetvete, sepse ishte i bindur se ajo nuk do te realizohej kurrre. Kushtet ekonomike ne familje e kishin detyruar ate qe te futej ne pune dhe te ndihmonte financiarisht familjen
Ne familjen time ishim shume femije dhe kushtet ekonomike ishin jo te mira. Kjo me beri qe une te mos vazhdoj shkollen ne Tirane, por te kerkoja pune. Megjithese punoja, pasioni per teatrin, kinemane mbeti. Rolet i perjetoja ndryshe nga shoket e mi dhe vazhdimisht perdorja fantazine time pas cdo filmi qe diskutonim me shoket. Isha i vetedijshem se endrren time nuk do ta realizoja kurre. Prindet ishin punetore dhe nuk kishin mundesi qe tma plotesonin kete deshire
Jeta ne Gjermani nis me mesimin e gjuhes dhe te nje zanati
Fillimisht „kuqoja sic e therrisnin shoket, do te merrej me mesimin e gjuhes gjermane e me pas me mesimin e nje zanati per te mbijetuar ne Gjermani. Ai nisi nje pune si laborant ne stomatologji. Nje dite krejt papritur i del perpara ne periferi te qytetit, ku banonte, Ashafenburg, nje tabele ku shkruhej „shkolle per aktore.
Kete moment edhe sot Kasemi do ta kujtoje me shume emocion
Papritur lexova tek nje ndertese „Shkolle per aktore. U habita dhe mbeta i shtangur. Menjehere shkova drejt saj dhe trokita. Doli vete drejtori dhe me la qe te takohesha te nesermen. Biseduam rreth kater ore. Jo vetem per artin, por edhe per shume gjera te tjera. Ai me ftoi ne konkurs dhe prej asaj dite mua mu dha shansi per te vazhduar shkollimin ne kete dege.
Dhe ketu e ka nismen rruga e Kasemit per t u bere aktor, nje sfide kjo perballe viteve qe barte ne kurriz.
I vendosur dhe optimist, Kasemi krahas punes per te mbijetuar bente me rradhe kurset e aktrimit, te cilat i paguante vete financiarisht duke nisur nga Ashafenburgu, Frankfurti, Kelni e deri ne Nju Jork ne nje studio te njohur aktrimi te Nju Jorkut (Actor Studio). Filluan rolet e para ne teater e me pas ne filma televizive dhe ne ato te kinemase. Kasemi kishte prekur aty ku zemra i rrihte me shume...
Aktrimi me ploteson ne teresi, aty gjej kenaqesine shpirterore
Une ndjehem shume i plotesuar me punen e aktrimit, sepse une vete jo vetem qe plotesova endrren time qe kishte lindur ketu e 30 vjet me pare, por edhe sepse me ploteson nga ana njerezore. Aktrimi me jep mundesine te shnderrohem ne lloj-lloj figurash, ne lloj-lloj karakteresh, dramatik, komik apo tragjik. Madje kam perjetuar edhe rolin me te keq, te perdhunuesit p.sh.. Por sigurisht te gjitha keto kerkojne pune, 24 ore pune dhe displine. Ne art une kam gjetur edhe qetesine shpirterore, kenaqesine shiprterore, sepse me ploteson ne teresi.
Nje bilanc mjaft i sukseshem per aktorin shqiptar, qe numeron tani me shume se 40 role dhe pjesemarres ne shume festivale nderkombetare te filmit. Ne festivalin e filmit ne Keln konkurroi per titullin Maska e arte si aktori me i mire. Disa nga filmat, ku ai interpreton jane Tatort-Operation Hiob, SOKO Wien/Donau, Wir müssen reden, Zelle, Ein Fall für Zwei, Alive(prodhim shqiptaro-francez) etjer. Por vete Kasemi do te veconte si rolin me te dashur te tij ate te Sarajevos tek filmi „Zelle (Qelia). Ndoshta nga qe roli ben fjale per nje boshnjak, i cili ka humbur komplet familjen ne luften e Bosnjes dhe ka ardhur te kerkoje azil ne Gjermani.
Roli i Sarajevos me i dashuri edhe pse me i veshtire per tu interpretuar
Mua personalisht mu desh shume pune per kete rol, per te realizuar kete personazh, sidomos nga ana emocionale. Boshnjaku gjate gjithe kohes i rri mendja tek e kaluara, tek tragjedia e familjes. Eshte i dashur, fisnik dhe mjaft i guximshem. Ne Gjermani ka nje shok arab, student shume i mire, por ka mendime terroriste. Dhe ky e shfrytezon Sarajevon qe ta fuse ne rrjetet terroriste. Ky rol eshte vertet i veshtire, sepse ka dy profile te njeriut qe bart me vete dhimbjen nga humbja e familjes qe eshte dhe me i veshtire per t u interpretuar dhe pjesa tjeter, e atij te terroristit qe eshte me i lehte per t u interpretuar. Roli pati sukses, sepse edhe filmi korri shume sukses, jo vetem ne kinemate gjermane dhe ato evropiane, por edhe ne festivalet nderkombetare sic ishte ai ne Montreal.
Kasemi ka fatin te luaje role neutrale, jo tipike gjermane
Kasem Hoxha nuk e pati te lehte te arrinte deri ketu. Fati e ka ndihmuar qe rolet i jane pershtatur edhe tipit te tij. Me e veshtira mbetet gjuha, aksenti i gjermanishtes. Prandaj, thote Kasemi per Deutsche Welle-n, „une ndoshta nuk do te jem kurre nje Hans, Wilhelm apo Gerhard si personazh. Rolet e mia jane gjithmone te personazheve neutrale
Sigurisht qe nuk eshte lehte te punosh me regjisore gjermane. Veshtiresia mbetet gjuha dhe per fat te keq gjermanet jane shume rigoroze ne kete drejtim. Ne vende te tjera si ne France apo ne Itali regjisoret jane me tolerante. Prandaj ketu me kane ofruar me shume role jo tipike gjermane, neutrale, personazhe evropiane, ballkanas.
Per kontaktet me artiste shqiptare Kasem Hoxha do te fajesoje veten nga qe e pati lene per nje kohe te gjate jashte vemendjes. Ne vitin 2008 ai arriti te realizoje interpretimin e pare ne filmin Alive (Gjalle) te regjisorit Artan Minarolli, me shprese se tashme ka ardhur koha qe ai te behet i njohur edhe per publikun shqiptar.
FOTO GALERI
1 - Aktori Kasem Hoxha ne filmin Cobra
2 - Nje skene nga filmi Zelle. Kasem Hoxha ne rolin e Sarajevos
3 - Aktori Kasem Hoxha ne bisede me DW
4 - Kasem Hoxha ne rol (fotot nga Deutcshe Welle)