Kryetari i grupit parlamentar socialist rrefen per here te pare propozimet e opozites derguar mazhorances
Kryetari i grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, beri dje te ditur per here te pare negociatat e zhvilluara se fundmi me homologun e tij demokrat, Astrit Patozi. Ne nje bashkebisedim me gazetaret nga selia e PS, zyrtari i larte i kesaj partie deklaroi se i ka paraqitur demokrateve nje projektmarreveshje per zgjidhjen e krizes politike dhe projektvendim per ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009.
Deputeti socialist sqaroi qendrimin e socialisteve per kutite, aksionin politik te PS per muajin shtator dhe menyren se si mund te hetohen zgjedhjet. Ruci deklaroi se opozita nuk do ti bojkotoje zgjedhjet e ardhshme, por askush te mos mendoje se do te kete zgjedhje per zgjedhje si deri tashti ne Shqiperi.
Zoti Ruci, jemi njohur per disa propozime derguar mazhorances per zgjidhjen e krizes. Cilat jane propozimet e PS?
Me qellimin e mire per ti dhene fund situates se renduar politike dhe krizes se institucioneve te shtetit shqiptar, ne vazhdim te kontakteve te zhvilluara gjate muajit korrik midis meje dhe kryetarit te Grupit parlamentar te mazhorances, z. Astrit Patozi, une ju deklaroj se ne qe ne daten 28 korrik kemi formalizuar propozimet tona duke i paraqitur mazhorances permes kryetarit te saj te grupit parlamentar dy dokumente
1. Projektmarreveshje per zgjidhjen e krizes politike;
2. Projektvendim per ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009.
Si projektmarreveshja ashtu dhe projektvendimi te paraqitur nga ana jone te z. Patozi shprehin vullnetin tone politik dhe konsistojne kryesisht ne tre drejtime
1. Ne miratimin e nje Rezolute nga ana e parlamentit shqiptar per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE;
2. Ne angazhimin tone per zgjidhjen e shpejte te krizes politike lidhur me transparencen e zgjedhjeve te qershorit 2009 si dhe hapat konkrete qe duhen hedhur ne kete drejtim;
3. Angazhimin tone politik per nje reforme te plote elektorale sipas rekomandimeve te Raportit te OSBE-ODHIR dhe sipas perfundimeve te Komisionit Hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009.
Ku do leshoni per fletet e votimit?
Nuk behet fjale per leshime. Kur behet fjale per materialet zgjedhore nuk perjashtohet te niset me listat e zgjedhesve, vazhdohet me fletet e votimit, kartat e identitetit dhe me gjithe dokumentacionin deri te vula ne fletet e votimit apo ne kutite e votimit. E megjithate meqe ka lexime te ndryshme mes pozites dhe opozites ne vleresojme dhe gjykojme qe nuk ka hetim te zgjedhjeve me ekzekutim te fleteve te votimit.
Pare ne kete kendveshtrim kompromisi yne konsiston ne ate qe duke pasur parasysh qe ka lexime te ndryshme, atehere le tia leme ne dore nje arbitri asnjanes sic eshte Komisioni i Venecias, ku ne sugjerojme qe
1. Me kerkese te Komisionit Hetimor parlamentar Presidenti i Republikes ti drejtohet Komisionit te Venecias per te trajtuar ceshtjen e kutive te fleteve te votimit;
2. Me kerkese te Komisionit Hetimor parlamentar Kryetarja e Kuvendit mund ti drejtohet Komisionit te Venecias per interpretim per ceshtjen e kutive te fleteve te votimit;
3. Me kerkese te institucioneve te shtetit shqiptar meqe Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Europes, Sekretari i Pergjithshem i KiE, meqe ka dhe nje Rezolute te KiE dhe meqe Komisioni i Venecias eshte pjese e KiE, mund ti drejtohet per interpretim Komisionit te Venecias per kutite e fleteve te votimit;
4. Gjykata Kushtetuese me kerkese te parlamentit shqiptar ti kerkoje Komisionit te Venecias interpretim per fletet e votimit. Nese Gjykata nuk e ben dot kete, pasi eshte institucion i pavarur ne vendimmarrje, atehere i rikthehemi Kryetares se Kuvendit qe ti drejtohet ajo, sigurisht nese ekziston vullneti politik;
5. Per te mos bllokuar procesin le te ngrihet Komisioni Hetimor per materialet zgjedhore sipas leximit qe i ben mazhoranca, dhe te vazhdojme negociatat lidhur me kutite e fleteve te votimit, duke perjashtuar ne cdo rast asgjesimin e kutive te fleteve te votimit.
Do merrni pjese ne komisionin hetimor?
Ne jemi iniciatore dhe kemi nje vit qe kerkojme ngritjen e ketij komisioni hetimor parlamentar dhe qe ne nisje te ketij komunikimi me ju deklarova se ne kemi formalizuar propozimet tona ne nje projekt, ku percaktojme objektin e komisionit te hetimit, ku percaktojme numrin e pozites dhe te opozites ne komisionin e hetimit, drejtimin e komisionit, kohen e komisionit te hetimit dhe kerkesa te tjera qe kerkon ligji i komisionit hetimor.
Ne qofte se nje komision i ri hetimor parlamentar do te ngrihet ne shtator, pra ne hapjen e parlamentit dhe ne qofte se koha e hetimit, qe zakonisht eshte 3-mujore, i bie qe ky komision ti nxjerri konkluzionet e tij ne dhjetor.
A mendoni se kjo kohe eshte e mjaftueshme per hetim?
Ne kemi humbur shume kohe, une ate qe parashtrova qysh ne fillim thashe qe duhet te fitojme kohen e humbur. Qe te fitosh kohen e humbur, sduhet te humbasim asnje dite me, asnje ore, asnje sekonde.
Pram, thashe qe parlamenti shqiptar duhet ta filloje me ngritjen e Komisionit Hetimor, gje qe do te thote Komisioni Hetimor duhet te punoje ne menyre intensive. Gje qe do te thote duhet te kete vullnet te perbashket midis forcave politike per perfundimin sa me shpejt te veprimtarise te ketij komisioni hetimor dhe mandej te ngritjes se nje komisioni parlamentar lidhur me ndryshimet qe duhet bere ne kodin zgjedhor.
Pavaresisht se kemi humbur shume kohe, pavaresisht se sduhet te humbasim asnje sekonde, ne qofte se do te kete vullnet te mire politik, nga te gjithe krahet politike, une mendoj se asgje nuk eshte e parealizueshme. Ne te kundert, sigurisht pergjegjesine do ta mbaje pala qe i mungon vullneti politik.
Z. Ruci, nese ne seancen e pare te kuvendit, nuk ndodh kjo qe thoni ju, nuk nis hetimi zgjedhjeve, pra edhe nese ne shtator marreveshja nuk arrihet, e jeni gati te rinisni bojkotin dhe serish protestat?
Nuk do ta deshironim kete ceshtje, megjithate pyetjes suaj i kemi dhene pergjigje ne disa dalje tonat. Nese mazhorances do ti mungoje ky vullnet, per te hedhur kete hap, per te ngritur kete komision, sigurisht qe nuk do te kete zgjidhje te krizes politike, do te kete perkeqesim te saj.
Opozita nuk do te kete asnje terheqje, perkundrazi do te kete nje intensifikim te veprimtarise se saj politike, gjithmone demokratike, si ne raport me funksionim e parlamentit, ashtu edhe ne raport me levizjet demokratike, sic jane protestat popullore, ne cdo shesh, ne cdo qytetet, ne cdo fshat, e deri ne kryeqytet.
Nuk do ta deshironim, nuk eshte zgjedhja jone lidhur me kete ceshtje, prandaj ne kemi ofruar nje zgjidhje. Megjithate jemi ne pritje qe pyetja juaj, nese, te kthehet ne pohuese qe mazhoranca do te kete vullnetin politik per ta zgjidhur krizen.
A do te kushtezohen zgjedhjet vendore nga hetimi i zgjedhjeve, nese do te vazhdohet pa fund te kete nje zgjidhje te krizes politike ne vend?
Ne qofte se flasim per nje kerkese permanente te opozites shqiptare prej 1 viti dhe nje kohe te humbur, ketu nuk eshte e veshtire te evidentosh se kush eshte shkaktari apo fajtori i humbjes se kesaj kohe, i zvarritjes se ketij problemi dhe i pergatitjes per fushaten e ardhshme elektorale vendore.
Ne jemi opozite dhe opozita e cdo vendi ne radhe te pare lufton qe te vije ne pushtet dhe qe te vije ne pushtet duhet te vije me zgjedhje te lira dhe demokratike. Ne qofte se flasim per zgjedhje, ne disa here kemi deklaruar qe askush te mos mendoje se opozita shqiptare do te bojkotoje zgjedhjet.
Nje opozite, eshte opozite per te ardhur ne pushtet. Kjo eshte sfida jone, perballe do te na kete kundershtari jone politik. Por njekohesisht askush te mos mendoje se do te kete zgjedhje per zgjedhje si deri tashti ne Shqiperi. Pra, edhe kjo duhet te jete e qarte.
Ne si force politike, nese e ka fjalen sesi po pergatitemi ne, sigurisht ne po kryejme detyrat tona te shtepise, qe krahas ngritjes se komisionit hetimor, ne jemi te gatshem ne cdo kohe, per ndryshimet dhe korrigjimet qe i duhen bere infrastruktures zgjedhore, kodit Elektoral.
Ashtu sikurse per te qene e gatshme, makineria jone elektorale, ne te gjitha planet, ne te gjitha drejtimet, per tu perballuar me kundershtarin tone politik, ne fushaten e ardhshme elektorale.
Duke supozuar se kerkesa i shkoi komisionit te Venecias, pavaresisht nga kush institucion.
A jeni te gatshem ju te prisni mendimin e komisionit te Venecias per te nisur hetimin?
Nuk ka pse pritet vendimi i Komisionit te Venecias. Komisioni hetimor sipas propozimit dhe gjykimit qe ne kemi, mund te ngrihet qysh ne ditet e para te shtatorit. Ai mund te filloje menjehere nga puna, me objekt hetimi, materialet zgjedhore dhe palet te angazhohen me vullnet politik, qe cilido qofte verdikti qe do te jape Komisioni Venecias, ai te jete i pranuar nga te dyja palet.
A eshte PS per nje shtyrje te mundshme te dates se zgjedhjeve. Dhe a mendoni per ndryshimin e sistemit zgjedhor?
Kur e mbylla hapjen e ketij bashkebisedimi me ju, thashe qe kemi humbur shume kohe dhe thashe qe jemi te gatshem ne cdo moment per te filluar nga puna e komisionit hetimor.
Ne qofte se kundershtari jone politik do te fitoje kohe, duke e cuar problemin deri tek permbajtja e te gjithe pyetjeve tuaja, qe ne esence kishin nje fjale te perbashket, kohe, kohe, kohe, sigurisht qe nuk do te kete zgjedhje fare ne Shqiperi.
Fjalen kohe qe ju perzgjodhet ne pyetjet tuaja me te drejte, nuk jemi ne qe e kemi cuar ne kete pike, eshte kundershtari jone politik qe e ka cuar ne kete pike. Une thashe qe duhet te fitosh kohen e humbur. Qe te fitosh kohen e humbur duhet vullneti politik i te dy paleve.
Ne vec propozimeve tona ne tavoline, qe kemi qene teper konstruktiv, i kemi formalizuar ato, edhe ne dy dokumente qe kemi paraqitur sot e 1 muaj dhe kemi qene te gatshem, bile pasi e kemi paraqitur kete ne prezence tuaj, perfaqesues te larte te PS, kane komunikuar me ju, duke kerkuar qe PS eshte e gatshme qe edhe ne pushim, gjate gushtit, te thirret parlamenti shqiptar, me qellim qe te miratoje ngritjen e komisionit hetimor.
Mirepo, kjo nuk u be e mundur, do te duhet nje muaj, qe pas nje muaji te thoshte kryeministri, qe ne kemi nje propozim dhe ate propozim e kemi ne tavoline dhe qe ekziston vullneti per ti dhene nje zgjidhje
. Le te presim, por jo gjate.
Mbi cfare tager Presidenti Republikes mund te dergoje ankesen per fletet e votimit ose per interpretim ne Komision e Venecias? Eshte e mbeshtetur ne ligj kjo kerkese e Presidentit ne Komisionin e Venecias?
Absolutisht qe po. Ne jemi interesuar me perfaqesues te Komisionit te Venecias, pasi atje ka pasur ne vazhdim edhe perfaqesues nga shteti shqiptar. Edhe ne komunikimin informal qe kemi pasur me perfaqesues te Komisionit te Venecias, absolutisht eshte i perligjur si Presidenti Republikes, ashtu edhe kryetarja e parlamentit ne emer te parlamentit, presidenti ne emer te Kushtetutes.
Keshtu qe ska asnje pengese, ashtu sikurse eshte Gjykata Kushtetuese e vendit, ashtu sikurse eshte Keshilli Europes, qe eshte nje institucion nga varet edhe Komisioni Venecias.