Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ruset dhe turqit,*te cmendur* per Debatik Currin

Publikuar me : 04.12.2008 Ne : Sport - 276 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Dy mbrojtesit kuqezinj te Vorsklla Polltaves ne Ukraine kerkohen nga disa ekipe dhe mund te largohen ne janar

Ecuria e shkelqyer e ekipit ukrainas Vorskla Polltava u dedikohet pa dyshim dy futbollisteve te kombetares, Armend Dallku dhe Debatik Curri. Revista prestigjioze e Ukraines, "Football", ka bere nje rezyme te dy kuqezinjve, te cilet jane nder lojtaret me te kerkuar te klubeve me emer, qofte ne Rusi, gjithashtu dhe ne Europen Perendimore. "Sapo hapet tregu, emrat e Dallkut dhe Currit jane me te permendurit,"- shkruante "Football".

Vlera e dy kuqezinjve eshte rritur shume, por Debatik Curri mbetet ne "pole-position", si lojtari me i shtrenjte i Vorskles. Nderkohe, pervec pershkrimit te dyshes kuqezi, revista flet edhe per futbollistin lezhjan, Robert Grizha, i cili gjithashtu ka kontrate me ekipin ukrainas, por qe aktualisht eshte huazuar te Besa. Tashme qe janari eshte afer dhe merkatoja do te hapet, "ethet" e trajnerit Nikolai Pavlov kane nisur, pasi Curri dhe Dallku mund ta lene Vorsklen.

DEBATIK CURRI - Eshte kandidati i pare per t'u larguar nga skuadra ne janar. Per 24-vjecarin Curri nuk eshte viti i pare qe perflitet te largohet. Rregullisht per legjionarin shqiptar jane interesuar disa klube te njohura. Behet fjale per ekipe elitare ne Rusi dhe ne vende te Europes Lindore. Menjehere pas fillimit te kampionatit, trajneri Pavlov, duke e quajtur te larguar xhevahirin e tij, ka hedhur syte per nje lojtar, i cili mund ta zevendesoje si duhet Currin.

Nderkohe, futbollisti eshte nen kontrate me Vorsklen deri ne janar te vitit 2011. Vete "Debi" (keshtu e therrasin ne Polltave) ndihet mire te Vorskla, por duke qene lojtar i kombetares shqiptare, ambiciet e tij jane te luaje me skuadrat e Moskes, ne Serine A, apo ne Turqi, me Gallatasarian ose Beshiktashin. Nga keto te fundit nuk kane munguar ofertat dhe Curri e pelqen shume si opsion per te vazhduar karrieren. Si kandidat numer nje per t'u larguar, Curri eshte edhe lojtari me i shtrenjte i klubit ukrainas.

ARMEND DALLKU - Pervec Currit, edhe mbrojtesi tjeter kuqezi, Armend Dallku, eshte nder me te permendurit ne listen e atyre qe mund te largohen qe ne janar. Dallku, 25 vjec (6 muaj me i madh se Curri) luan mbrojtes i djathte dhe eshte titullar ne kombetaren shqiptare. Ashtu si Curri, kontrata e Armendit me Vorsklen perfundon me 31 dhjetor te vitit 2011.

Per mbrojtesin me pare jane interesuar skuadra si Livorno ne Itali apo Senderlendi ne Angli. Transferimi i Dallkut eshte me se i mundshem dhe gjithashtu trajneri Pavlov po vezhgon per zevendesuesin e tij. Por gjithsesi, per lojtarin pozicioni te Vorskla eshte shume i mire dhe ai e ka shprehur disa here kete fakt. Megjithate, sinjalet e fundit nga ekipe te kampionatit rus, natyrisht qe do ta tundojne shqiptarin.

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit