Zgjedhjet presidenciale dhe lokale te ardhshme (22 mars) ne Maqedoni, nese nuk do t‘iu pergjigjen standardeve demokratike nderkombetare, do te perbejne nje goditje serioze per te ardhmen e vendit dhe ajo qe eshte me e rendesishme, do te jene nje goditje per qytetaret e tij. Keshtu shprehet, midis te tjerash, ambasadori amerikan ne Shkup, Filip Riker, gjate intervistes per gazeten e perditshme kryesore ne gjuhen maqedonase, "Utrinski Vesnik".
Pasi mbaruat misionin tuaj te meparshem ne Shkup, ne fund te viteve ‘90, ju u larguat nga Maqedonia dhe tani keni ardhur perseri, kesaj here ne postin e ambasadorit amerikan, pas plot 12 vjetesh. A konstatoni po ate optimizem qe mbizoteronte ketu, ne ato vite, kur shteti i ri po merrte forme?
Une vazhdoj ta konsideroj shtetin tuaj si nje te tille qe ka nje potencial te madh dhe, per kenaqesine time te madhe, me caktuan perseri ne Maqedoni. Kur me emeruan si ambasador ne Maqedoni, u entuziazmova se po kthehem ne vendin tuaj, sepse, pergjithesisht ta them, kisha kujtime te mira nga Maqedonia. Gjithnje kam qene i interesuar per kete vend, sepse mendoj se ai ka nje potencial te madh. Gjate qendrimit tim te pare ketu, ne vitet 1997-1999, Maqedonia kaloi permes nje periudhe shume te veshtire. Koha para 10 vjetesh ishte me te vertete mjaft e veshtire, nese keni parasysh se vendi ndodhej perballe sfidave te tilla si Kosova, problemet ekonomike, veshtiresite politike. Por, eshte fakt se shumellojshmeria dhe karakteri multietnik i vendit tuaj, me te vertete, perbejne ate qe i japin forcen me te madhe ketij vendi, njelloj si edhe ne SHBA. Dhe, ne qofte se ju, si vend, do te arrini te shfrytezoni forcen qe rrjedh nga kjo shumellojshmeri, ne qofte se do te respektoni trashegimine dhe energjine qe dispononi, sidomos midis brezave te rinj dhe do te shihni drejt se ardhmes, mendoj se kjo e ardhme do te jete me e mire. Kjo eshte konsiderata ime qe kam perftuar, qekur jam kthyer ketu, para gjashte muajsh. Perpiqem qe ta shoh kete vend me shume optimizem.
Mendoni se grupet politike, pjesa me e madhe e opinionit publik dhe e mediave mund te konsiderojne, ashtu sikurse thate edhe ju, se shumellojshmeria etnike eshte forca jone? Shume prej tyre mendojne se pikerisht ajo perben dobesine tone?
Por, une prandaj jam ketu, qe t‘ua transmetoj kete mesazh. Ndonjehere, eshte diçka e mire, kur dikush nga jashte vjen dhe propozon nje perspektive tjeter. Ështe shume e lehte ne çfaredolloj shoqerie dhe shteti, ashtu sikurse thuhet edhe ne fjalen e urte popullore se nga larg edhe mund te mos e shohesh pyllin, por kur je brenda tij (pyllit), e sheh sa i bukur eshte ai. Njerezit edhe mund te bejne pyetjen se perse SHBA-ja eshte, ndoshta, nje nga perkraheset me te medha te ketij shteti qe nga pavaresia e tij, per sa i perket mbeshtetjes diplomatike, ndihmes, financimit per qellimet e zhvillimit dhe miqesise qe i ofron. Pergjigjja eshte se ne shohim ketu shume karakteristika te shtetit tone, te nje shteti qe eshte shume i pavarur, lufton e perpiqet dhe nderkohe, ka nje potencial mjaft te madh, per shkak te shumellojshmerise, dhe pikerisht kjo duhet te konsiderohet force.
Ne jemi nje vend i vogel, nuk jemi Amerika?
Ne vendet e vogla kjo eshte edhe me e lehte. Ka shume shtete te vogla qe mund te merren si shembuj vendesh te suksesshme. Sipas nje fjale te urte popullore, Ballkani ka me shume histori se sa mund te mbaje. Por, megjithate, mendoj se historia u duhet t‘u lihet historianeve dhe se duhet te shihet drejt shekullit te 21-te, i cili ka se çfare te ofroje dhe te tregoje se si funksionon bota ne kete shekull.
Ne fillim te pavaresise se shtetit tone, shoqeria maqedonase, ne ate kohe, mbeshtetej me shume te roli i ambasadoreve. A mendoni se na duhet ende mbeshtetja e ambasadoreve qe te ecim perpara, qe te bejme hapa drejt demokracise se vertete ne Maqedoni?
Mendoj se bazat e demokracise jane ketu. Zgjedhjet e ardhshme do te jene nje prove per kete. Kjo eshte nje nga arsyet se perse bashkesia nderkombetare ve ne dukje se te gjithe duhet te jene te ndergjegjshem se sa te rendesishme jane keto zgjedhje per te ardhmen e Maqedonise. Pergjegjesi mbajne te gjithe, megjithese ajo, ne menyre te veçante, bie mbi udheheqjen dhe institucionet e Maqedonise. Angazhimi i bashkesise nderkombetare ne kete drejtim nuk ndodh vetem ne rastin e Maqedonise, pasi ai ka te beje edhe me shtetet e vogla, edhe me shtetet e medha; ky angazhim vlen per te gjitha shtetet.
A mendoni se fushata paraelektorale, deri tani, po zhvillohet mire?
Kam konstatuar shume shenja pozitive dhe se shpejti do te kemi mundesine te shohim edhe raportin e ODIHR-it e te OSBE-se. Sidoqofte, ekziston nje shqetesim i vogel, pasi thuhet se ka njerez, sikurse na thone disa individe, qe ndjehen se ndodhen perballe presionit lidhur me vendet e tyre te punes, se ushtrohet presion, sidomos, ndaj atyre njerezve qe punojne ne institucionet publike, se per ke duhet te votojne. Ne rast zgjedhjesh, kjo eshte e papranueshme. Per kete arsye, une e koleget e mi dhe bashkesia nderkombetare e veme theksin te Kodi i Sjelljes qe promovoi Instituti Demokratik Kombetar, nderkohe qe te gjitha partite politike (36) ne Maqedoni e nenshkruan ate.
Vitin e kaluar, para zgjedhjeve parlamentare, te gjithe, perfshire edhe SHBA-ne e BE-ne, vune ne dukje se ato zgjedhje ishin vendimtare per vendin dhe nuk duhet te lejohej qe ato te deshtonin. Por, Maqedonia, megjithate, "ra ne provim" ne ato zgjedhje. Perse, Maqedonia perserit gabimet?
Qe ta shpjegoj kete, edhe une do te doja te beja pyetjen se perse ndodh kjo? Ajo qe kam pare deri tani, lidhur me zgjedhjet e ardhshme, me lejon te them se Maqedonia, si shtet, i ka korrigjuar gabimet serioze te zgjedhjeve parlamentare qe u zhvilluan ne qershor te vitit te kaluar. Megjithate, ka ende hapesire per permiresime te metejshme. Tani, organet perkatese nuk po merren me korrigjimin e listave elektorale, por ato kane nje pergjegjesi me te madhe qe te garantojne se nuk do te kete me raste mashtrimi lidhur me keto lista elektorale, te cilat, siç duket, kane disa mangesi per sa i perket numrit te njerezve pjesemarres ne zgjedhje. Parimi eshte nje njeri - nje vote. Megjithate, ky proces duhet te realizohet me korrektesi. Ne qendrat e votimit nuk duhet te kete njerez te tjere, veç zgjedhesve, perfaqesuesve te komisioneve zgjedhore lokale dhe vezhguesve zyrtare qe duhet te kene shenja dalluese te qarta, dhe askush tjeter. Askush nuk duhet t‘u flase dhe te nderhyje te zgjedhesit. Gjera te tilla, kemi konstatuar, me syte tane, ne zgjedhjet e qershorit te vitit te kaluar. Dhe gjera te tilla nuk duhet te perseriten me. Duhet ta theksoj, ne menyre te qarte, se perseritja e atyre dukurive negative qe ndodhen ne qershor te vitit te kaluar, do te perbente nje goditje serioze per te ardhmen e Maqedonise e aspiratat e saj te integrimit evropian dhe ajo qe eshte me e rendesishme, do te perbente nje goditje serioze per qytetaret e Maqedonise qe presin dhe e meritojne te jetojne ne shekullin e 21-te.
Ne raportin e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit per te drejtat e njeriut kishte kritika lidhur me qendrimin e qeverise ndaj disa mediave ne Maqedoni. A i lejohet cilesdo qofte qeveri qe te nderhyje ne nje menyre te tille ne lirine e shprehjes?
Mendoj se ka konsistence ne raporte te tilla qe do te thote se ato duhet te merren seriozisht. Media e lire ka nje rendesi kritike per demokracine. Per kete nuk ka dyshim ne asnje vend, as ne Maqedoni dhe as ne SHBA. Qeveria nuk mund te nderhyje ne veprimtarine e saj (medias) te rendesishme. Kritika nga ana e medias eshte diçka, me te cilen duhet te perballohet çdo qeveri dhe lider. Ne drejtim te Presidentit Barak Obama, media beri kritika, sapo ai mori funksionin. Ne shume raste, kritikat nga ana e mediumeve mund te ndihmojne qeverite dhe lideret qe te korrigjojne gabimet dhe te verifikojne politikat qe ndjekin e zbatojne, me qellim qe te munde t‘i permiresojne politikat e veta. Por, kjo ka te beje me kapacitetet e liderit (lidereve), qe t‘i marre ne konsiderate kritikat dhe te vendose nese duhet t‘i pranoje ose jo keto kritika dhe te beje ose jo ndryshime te caktuara mbi bazen e interpretimit te vete liderit qe perfaqeson qytetaret.
Kriza ekonomike po shtrihet ne bote ashtu si nje cunami. Çdo vend, natyrisht, perpiqet te mbroje dhe te shpetoje interesat e veta. A ka mundesi nje vend i vogel, sikurse eshte Maqedonia, te mund te shpresoje te ndihma dhe investimet, p.sh. te ekonomise amerikane dhe te ekonomive te tjera te medha, qe te arrije ta kaperceje kete krize?
Do te desha te bej nje verejtje te vogel lidhur me ate pjese te hipotezave ne pyetjen tuaj, kur thoni se çdo vend reagon veçmas ndaj krizes. Ne shekullin e 21-te, ne menyren se si funksionon bota, ne menyren se si funksionon ekonomia globale, te gjithe ne jemi te perfshire ne marredhenie te gershetuara dhe kjo eshte nje e vertete e madhe ne rastin e SHBA-se. Ekonomia jone eshte mjaft e varur nga pjeset e tjera te ekonomise globale dhe, natyrisht, ekonomia globale, si nje e tere, dhe ekonomite e vendeve te veçanta varen nga ekonomia e SHBA-se. Pra, kjo do te thote se ne duhet te ndermarrim hapa te koordinuar. Se shpejti, ne Londer, do te mbahet samiti i vendeve te G-20-es, ku do te marre pjese edhe Presidenti Obama dhe pritet qe vemendja atje te perqendrohet, pikerisht te koordinimi i ketyre hapave.
Per kete arsye, mendoj, se Maqedonia, definitivisht, mund te prese ndihme dhe investime nga ekonomite e tjera, ne varesi te vendimeve qe do te marre vete ky vend. Bota eshte nje vend ku sundon konkurrenca. Nje sistem gjyqesor i pavarur, tek i cili mund te mbeshtetesh, eshte nje aspekt mjaft i rendesishem per terheqjen e investimeve te huaja. Kapaciteti i mundesise se blerjes dhe te shitjes se tokes, gjithashtu, eshte nje faktor i rendesishem, per me teper qe mund te sjelle investitore eventuale amerikane. Sigurisht, rendesi shume te madhe ka kontinuiteti i politikes nga njera qeveri te tjetra. Kam mbaruar shkolle biznesi, jam magjister ne fushen e biznes-administrimit dhe, keshtu, gjithnje e kam pasur te qarte, sidomos ate pjese qe ka te beje me investimet e huaja, se nuk kane shume rendesi vete rregullat e caktuara se sa ajo qe rregullat te mos ndryshojne.. Pra, kjo do te thote se duhet te ruhet kontinuiteti i sistemit juridik, qe investitoret te jene te sigurt se marreveshjet e arritura do te respektohen dhe sistemi gjyqesor do t‘i mbroje te drejtat e investitoreve, se trajtimi i tyre nuk do te ndryshoje mbas ndryshimit te qeverise. Kompanite e mira gjithnje kerkojne mundesi; ato shohin pertej krizes. Maqedonia eshte nje mundesi per to, pasi ajo eshte nje vend, ku ka konkurrence. Shume me teper investitore nga SHBA-ja do te jene te interesuar per Maqedonine, ne qofte se ne vend krijohet nje atmosfere me e shendetshme biznesi dhe kjo nenkupton garantimin e investimeve potenciale dhe zgjidhjen e problemeve qe ndeshin ne vend investitoret potenciale.
Administrata e re ne Uashington ndodhet ende ne fazen e konsolidimit. Vizitat e para, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i beri ne Azi dhe ne Lindjen e Mesme, ndersa udhetimin e trete e beri ne Bruksel dhe Evrope. Ǒvend ze Maqedonia ne harten e Departamentit te Shtetit?
Kur thoni se ç‘vend ze Maqedonia ne harte, atehere po ju them se ajo ndodhet po atje, ku ka qene gjithnje. Ballkani edhe me tej vazhdon te mbetet prioritet, ashtu sikurse e theksoj kete qarte edhe nenpresidenti Bajden, ashtu si edhe sekretarja e Shtetit, Klinton, ne diskutimet per Ballkanin Perendimor ne samitin ministror te NATO-s ne Bruksel. Ashtu sikurse e vute edhe vete ne dukje, administrata e Obames po perballet me sfida te medha ne politike, perfshi Irakun, Afganistanin, por, megjithate, lidhur me kete, dua te theksoj se ne qender te vemendjes ka qene edhe pjesa e bisedes te nenpresidentit Bajden me ambasadorin maqedonas ne NATO per pjesemarrjen e Maqedonise ne forcat e koalicionit. Ashtu sikurse e kemi thene gjithnje dhe mund ta konstatoni edhe vete nga historia jone, ka nje kontinuitet te madh, per sa u perket interesave te SHBA-se ne bote, nga nje administrate te tjetra. Interesi yne eshte ekzistenca e nje Evrope stabile e te begate dhe shembull konkret ne kete drejtim eshte se kemi nje politike themeltare me nje qellim themeltar te njejte, qe nga viti 1945.
Maqedonia, prej vitesh, e konsideron SHBA-ne si mikun e saj me te madh. A mundet administrata e re ne Uashington, me fuqine e saj te madhe, te ndihmoje per zgjidhjen e problemit te emrit mes Maqedonise dhe Greqise? Me kete rast, na kujtohet Riçard Hollbruk, ne vitin 1995, kur SHBA-ja, me fuqine e saj, zgjidhi problemet ne Ballkan. Vetekuptohet, kohet kane ndryshuar. Por, megjithate, a do te mund te gjendet perfundimisht nje zgjidhje?
Ashtu sikurse e thate edhe vete, kohet kane ndryshuar dhe ambasadori Hollbruk tani eshte perqendruar tek Afganistani dhe Pakistani. Por, megjithese kohet kane ndryshuar, ne vazhdojme te mbeshtesim procesin, e drejtuar nga OKB-ja, per gjetjen e nje zgjidhjeje per kete problem. Sikurse jemi shprehur edhe me pare, do te bejme gjithçka, brenda mundesive tona, qe te ndihmojme te dyja palet, duke qene se te dyja vendet, Maqedonia dhe Greqia, jane miq tane. Do te perpiqemi t‘i ndihmojme te gjejne nje kompromis te arsyeshem, por, ne fund te fundit, u takon Greqise dhe Maqedonise te angazhohen dhe te vendosin se cila zgjidhje do te jete me e mira per to. Ndermjetesi i OKB-se, Metju Nimic, tetorin e vitit te kaluar, sipas mendimit tim, prezantoi nje seri pikash te mira. Ambasadori Nimic eshte ndermjetes dhe jo bashkebisedues. Ai asnjehere nuk do te prezantoje zgjidhje, por vetem ide dhe propozime, per te cilat te dyja palet duhet te diskutojne dhe te merren vesh, deri sa te arrijne deri te kompromisi final. Kam mendimin se ajo qe prezantoi ai, ne muajin tetor te vitit te kaluar, ishte nje pike fillestare e mire. Kjo pozite u pranua edhe nga Grupi Nderkombetar i Krizes. SHBA-ja eshte e gatshme te jape ndihmen e saj, ashtu sikurse e kemi treguar edhe ne shume raste te tjera, por, me te vertete, zgjidhja perfundimtare varet nga te dyja vendet, nga lideret e te dyja vendeve qe te kene vullnet te gjejne zgjidhjen.