Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
SHBA-Poloni, pakti per raketat

Publikuar me : 21.08.2008 Ne : Rajoni - 350 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

 

Nenshkruhet ne Varshave mes Rajs dhe homologut polak

 

Shtetet e Bashkuara te
Amerikes dhe Polonia
kane nenshkruar dje nje
marreveshje per te vendosur ne
token polake nje pjese te mburojes
anti-rakete, nje levizje qe
ka ngjallur menjehere reagimin
e Moskes, qe eshte ndjere
shume e provokuar. Te dhjete
raketat ne Poloni se bashku me
nje kompleks radaresh ne Republiken
Çeke, do te formojne
pjesen evropiane te nje sistemi
boteror, qe sipas Uashingtonit
ka si funksionin rrezimin e raketave
balistike qe mund te dergohen
nga shtetet e rrezikshme,
apo terroristet e Al Kaedes. Kjo
eshte nje marreveshje qe do te
na ndihmoje ne lidhje me raketat
me rreze te gjere veprimi qe
mund te dergohen nga vende te
tilla si Irani, Koreja e Veriut", ka
deklaruar Sekretarja amerikane
e Shtetit, Kondolesa Rajs, pas
nenshkrimit te marreveshjes me
homologun e saj polak ne Varshave.
Pavaresisht deklaratave
te vazhdueshme te Shteteve te
Bashkuara te Amerikes se ky
sistem eshte vetem nje sistem
mbrojtes dhe nuk eshte aspak
kercenues per Rusine, kjo e fundit
e sheh gjithe kete ndermarrje
dhe perpjekje ne dem te saj,
e konsideron si nje pergatitje per
ndonje sulm te ardhshem. Interceptoret
do te vendosen ne ishbazen
e Paktit te Varshaves, ne
Redzikovo, ne veri te Polonise,
1600 kilometra larg Moskes dhe
300 kilometra nga enklava ruse
e Kaliningradit ne brigjet e Detit
Baltik. Sipas Moskes, Uashingtoni
dhe Varshava ndermoren nje
hap te nxituar qe me shume
duket si nje kunderpergjigje
ndaj asaj qe ndodhi ne Kaukaz.
Te dy vendet nderkohe e mohojne
nje gje te tille dhe Kryeministri
polak, Donald Tusk, tha se
ngjarjet ne Gjeorgji treguan se
siguria e Polonise duhet te merret
seriozisht nga Shtetet e Bashkuara.
Polonia ish-sateliti i
madh i Bashkimit Sovjetik si dhe
vendet baltike e kane denuar
kundersulmin rus ndaj Tbilisit.
Komentatoret politike te ketyre
vendeve e kane krahasuar ate
me ngjarjet e vitit 1956 ne Hungari
dhe ato te vitit 1968 ne Çekosllovaki.
Sipas disa sondazheve te
fundit, pas ngjarjes ne Kaukaz
publiku polak eshte me ne favor
te vendosjes se mburojes antirakete.
Pas nenshkrimit te
djeshem, marreveshja duhet te
aprovohet nga Parlamenti polak,
çka duket si nje veprim shume
formal sepse qeveria si dhe partite
kryesore politike e kane
dhene tashme aprovimin e tyre.
Per sa i perket qeverise çeke
edhe ajo tashme e ka dhene miratimin
per sistemin, por e ka
shume te veshtire ta miratoje ne
parlament, ne te cilin ajo ka
vetem gjysmen e 200 vendeve.
Analistet thone se marreveshja
e Polonise per t‘iu bashkuar
planit te Shteteve te Bashkuara
ishte nje sinjal i rendesishem,
por jo vendimtar per ratifikimin
nga ana e Çekise. Diskutimi mes
qeverite te Polonise dhe SHBAse
ka zgjatur 18 muaj me ulje e
ngritje te ndryshme. Ne korrik
pati disa mospranime nga pala
polake, por kompromisi i munguar
u arrit menjehere pas ngjarjeve
ne Osetine e Jugut.



<a href="


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit