Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
SHISH propozime per ligjin, qeveria drejt terheqjes

Publikuar me : 10.03.2010 Ne : Politike - 189 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Drejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri, pritet te raportoje sot ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve per projektligjin e qeverise


TIRANE - Projektligji i qeverise per ndryshimet ne ligjin aktual te SHISH-it, pritet te marre formen e saj perfundimtare sot ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve.


Drejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri, pritet te raportoje sot ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve, nderkohe qe burime per gazeten "Shekulli" bejne me dije se qeveria ka marre parasysh nje pjese te amendimeve te paraqitura, per draftin ne fjale nga vete Sherbimi Informativ Shteteror, por pa konfirmuar se cilat prej neneve jane ndryshuar.


Me konkretisht, mesohet se Kreu i SHISH-it ka paraqitur nje sere ndryshimesh ne projektligj, por me pare ia ka paraqitur Keshillit te Ministrave nga ku me pas jane depozituar edhe prane Kuvendit.


Megjithate per shkak te procedures, tashme propozimet qe gjenden ne sirtarin e kryetarit te Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali do te mund te hidhen per diskutim vetem si propozime ne komision, te cilat natyrisht mund te vijne si propozime te deputeteve ose ato mund te vijne gjate seances degjimore edhe ne formen e verejtjeve apo sugjerimeve nga vete Kreu i Shish, te cilat me pas do te mund te perkthehen ne menyre formale ne amendamente ne komision.


Terheqja e qeverise per draftin ne fjale ne fakt me shume sesa qendrimi i opozites erdhi nga qendrimi dhe rezervat qe kishin vete nderkombetaret ku vende anetare te NATO-s kane shpenzuar kohe dhe resurse per te rritur profesionalizmin e ketij sherbimi ne Shqiperi.


Madje ne takimet e shpeshta me vete kryeministrin Sali Berisha perfaqesues te diplomacise se huaj (perfshi edhe ambasaden amerikane ne Tirane) kane kerkuar ndryshimin e draftit deri edhe ne ndalimin e miratimit te amendamenteve te hartuara nga qeveria, duke nisur qe nga ai nen, qe limiton mandatin e Drejtorit te SHISH-it e deri tek ndryshimet e tjera qe lidhen kryesisht me varesine qe ky institucion do te kete ndaj kryeministrit.


Ne draftin e pergatitur nga qeveria, thuhet nder te tjera se drejtori qe udheheq punen e Sherbimit Informativ Shteteror, pervec raportit te zakonshem vjetor, duhet qe te raportoje perpara Kryeministrit ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje, qe lidhet me veprimtarine e ketij institucioni.


Ndersa ne ligjin e vjeter, kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror raportonte ne Keshillin e Ministrave, si dhe te Presidenti i Republikes per problemet, qe lidheshin me sigurine kombetare. Kompetencat e kreut te qeverise mbi kete institucion rriten se tepermi edhe tek nje tjeter paragraf i draftit, ku thuhet se, Sherbimit Informativ Shteteror nuk i lejohet te mbledhe informacion mbi sherbimet e inteligjences se vendeve te tjera, pa marre me pare miratimin e Kryeministrit.


Sipas draftit te pare te qeverise, Kryeministri eshte ai qe jep miratimin ose jo nese Sherbimi Informativ i Shtetit mund te vendose marredhenie bashkepunimi me vendet e tjera per realizimin e objektivave te tij. Amendamentet sa me siper, jo vetem sipas opozites, por edhe nderkombetareve cenojne profesionalizimin e sherbimit sekret dhe e vene ate nen nje ndikim te paster politik.


Nderkohe, ne shtesat e kryera ne ligjin e ndryshuar mandati i drejtorit te Sherbimit Informativ behet 5 vjet dhe me te drejte riemerimi vetem nje here, nderkohe qe me pare nuk percaktohej afati i qendrimit ne krye te SHISH-it.


Duke futur si element hetimin e personave publike parashikohet qe nje nga detyrat paresore te SHISH-it eshte mbledhja, zbulimi e parandalimi i krimit te organizuar si dhe rastet e korrupsionit te personave qe ushtrojne funksione publike, qe per opoziten eshte konsideruar e panevojshme pasi SHISH nuk eshte ndaluar ndonjehere te hetoje ne kete drejtim.


Rritja e cmimeve, PS: Fajtore, Berisha e Bode


TIRANE - Partia Socialiste ngarkon me pergjegjesi te plote per rritjen e cmimeve, kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Financave, Ridvan Bode. "Dje edhe vete INSTAT, ky sherbetor i bindur i Sali Berishes, u detyrua te pranonte te verteten e hidhur te rritjes se skajshme te kostos se jeteses per shqiptaret duke publikuar faktin se rritja vjetore e cmimeve per muajin shkurt eshte plot 4.4perqind, nderkohe qe vetem ne krahasim me muajin janar cmimet jane rritur me 1.1perqind.


Çmimi i energjise i shtrenjtuar me 13.1perqind, cmimet e zarzavateve te rritura me 13.2perqind, dhe lista e gjate e rritjes se cmimeve te cdo produkti baze po e rendon ne menyre te paperballueshme gjendjen ekonomike e financiare te familjeve shqiptare", - tha dje deputetja e PS-se, Olta Xhacka. Keto te dhena, sipas saj, deri diku abstrakte, ne fakt nuk bejne gje tjeter vecse konfirmojne ne perqindje e presje dhjetore ate realitet konkret, qe qytetaret shqiptare e kane ndjere prej kohesh ne xhepat e tyre.


"Per me se nje vit, Sali Berisha dhe qeveria e tij besuan se do tia dilnin me sukses te mbulonin diellin me shoshe, duke keqperdorur INSTAT-in per te fshehur rrokullimen qe po merrte ekonomia shqiptare.


Prandaj sot, qe kjo flluske sapuni e krijuar me ane te nje propagande te papergjegjshme per cudirat ekonomike te Saliut e Ridvanit ka plasur, ne e ftojme kryeministrin e Ruzhdies, qe te pranoje publikisht deshtimin e tij monumental ekonomik dhe tu tregoje shqiptareve se cmasa eshte duke marre qeveria e tij per te ndihmuar qytetaret e ketij vendi ne keto kohe te veshtira", - tha Xhacka.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit