Kongoli, tek I Humburi e ndan boten ne te bardhe e te zinj, ne bastarde e te fisem. Kjo ndarje, do te na ndjeke perjetesisht. Me tej, Shqiperine mund ta ndash ne te tjera nenkategori ne piktore dhe doganiere, ne te djathte e te majte, ne njerez me uniforme e ne njerez te dobet, ne njerez me viza e ne njerez pa viza, ne blegtore qe prodhojne mjalte e ne asish qe prodhojne hashash, ne burra qe rrahin grate dhe ne asish qe skane fjetur akoma me nje femer. Ne Tarten A eshte shoqeria jone nje shoqeri ne depresion? vura re qe edhe mbi kete teme ekzistokan 2 kategori opinionesh, ata qe e marrin me optimizem dhe ata qe e shohin me pesimizem (ku me futen dhe mua). E thene me nje metafore tashme popullore, ata qe e konsiderojne gotten gjysme plot e ata qe e shohin gjysme bosh.
Me duhet tu them qe metafora me gote mund te merrte vlere po te pinim te tere nga e njejta gote. Por, jetojme ne nje vend ku ca pine me gote qelqi, ndersa te tjeret me gote kaucuku. Megjithate, i entuziazmuar nga prania e optimisteve ne shoqerine tone, i vura vetes nje qellim. Ajo cfare deshiroj te bej ne kete Tarte, eshte te marr per dore nje, vetem nje, person qe e perkedhel veten si optimist e ta bind te behet nje vrases. Para ca kohesh u godit nje mjek. Aktin e denuan te gjithe, njerezit e thjeshte dhe ata te komplikuarit, analistet e gazetaret, komuniteti mjekesor dhe intelektual, por jo Withers (ai tashme e ka nje kungull nen sqetull, ceshtjen to Gej or not to Gej per te mbrojtur).
U quajt dhune ndaj bluzave te bardha. Pa qene fare ne dijeni te detajeve te kesaj ceshtjeje specifike, edhe une ne parim e denova kete akt. Akoma nuk jam ne dijeni te detajeve. Por, sot, kam nje motiv per te goditur vete nje bluze te bardhe. Madje, me mire akoma, dua te angazhoj nje optimist qe ta beje kete. SE TI JE MOTIVI I JETES SIME Mos u befsh per spital, me tha mjekja te 5-a, ku kisha shoqeruar per vizite nje person, le ta quajme familjari T. Dhe, me mos u befsh per spital nuk e kishte fjalen per semundjen, po per spitalin! E thene nga mjekja, nuk eshte njesoj si parashikim moti qe jalla del, jalla sdel. Tani, ti qe je optimist do te vish me mua, do bejme nje xhiro ne nje spital te ketij vendi.
Te dy bashke te perpiqemi per jeten e familjarit T. MOS U BEFSH PER SPITAL Tek 5-a, nje vend ku vine edhe plot te paralizuar (qe nuk duhet absolutisht te ecin) ashensori nuk punon. i paralizuari duhet te ngjitet vete deri ne katin e 4-t, sepse asnje infermier, ose kushdo punonjes i spitalit nuk e merr persiper ta beje kete pune. Kam pare me syte e mi nje grua te merrte ne kurriz kalipic nje plake, sepse askush ne spital nuk e ndihmonte ta ngjiste plaken e paralizuar deri te urgjenca. Familjarin T. e ngjitem me ndihmen e 2 personave te rastesishem, njeri prej te cileve i semure per vete e qe desh na mbeti ne duar. Ne korridore, njerez qe pinin duhan per shtate pale qejfe, mu te tabela ndalohet rreptesisht duhani.
Infermieret, roja, mjeket, kalonin ngjitur, po me sa dukej nuk ishte puna e tyre. Te dera e jashtme e spitalit, roja, qe ne 9 te mengjesit bertiste se me urdher nga ministri, nuk lejohej te hynte njeri deri ne 5 pasdite. Ne ora 10 filluan te futeshin te gjithe me urdher te Naim Frasherit (per ata qe operojne vetem ne valute, eshte fytyra e 200 lekeshit shqiptar). Ne dreke, roja i bente fresk vetes vet, ndersa ne spital hynte kush te donte. Mund te hyje dhe optimisti me elefantin e vet. Apo ke qejf te sjellesh nje surikat? Sille, spitali ka vend per te gjithe! DIE DIE MY DARLING Ajo qe na thane te urgjenca, qe dhoma nuk ka, doli qe ishte nje genjeshter. Dhoma kishte, madje, krevati ngjitur ne dhomen e familjarit T., qendroi tere javen bosh.
Dhoma e te semurit ishte e lyer me gelqere me blana lageshtire, totalisht e zhveshur, si dhome morgu. Gjithcka, te fuste ne depresion. Nje mbeturine gazete e ngelur qe kushedi se kur mbi tavolinen e rrjepur; nje dollap i ngrene nga molat qe kish sherbyer edhe si kosh mbeturinash; uji qe vinte me orar. Ne xhama kishte letra te bardha qe funksiononin si perde. Dhoma ishte me pamje nga tregu i rrobave te perdorura prej nga vinte gjate dites zhurme dhe tafti i teshave firmato te te vdekurve qe ne i blejme lire, i lajme, i veshim. As perde, as lule, as mbulese tavoline, asgje qe ta beje nje njeri te kete deshiren te sherohet. PJETER BOGDANI Ne korridor, nje mjek qe po ia luante nje studenteje. Studentja, qante. Atraksioni turistik i spitalit ishte nje dhome xhami, ku vazhdimisht shikoja te pakten 5-6 infermiere te mbledhura bashke. Pinin kafe turke, benin ndonje muhabet. Ishte e vetmja dhome qe nuk ngelej kurre bosh.
Pse nuk qendisnin centro ose perde infermieret, rrine qe rrine, do sugjeronte optimisti, miku yne. Nese per te hyre brenda duhej urdhri i Naim Frasherit, per te siguruar sherbim cilesor duhej urdhri i Pjeter Bogdanit (per ata qe fati i keq i detyron te operojne vetem me valute, kjo eshte koka qe zbukuron kartemonedhen 1000L). Mund edhe te mos paguash. Askush nuk te detyron. Vetem se familjari T. do mbetet ne meshiren e fatit. Na kerkuan ta mbanim familjarin T edhe nje dite ne spital, per ti bere kontrollet e tensionit. Askush, nuk beri asnje matje per 24 ore. Askush nuk u duk te pyeste, pervec vizites mengjesore te mjekes.
Spitali kishte vetem 1 aparat tensioni, dhe e vetmja infermiere qe (qelloi) nuk ishte paguar, ngriti nje shamate te turpshme e anti-profesionale ne dhomen e familjarit T., duke e akuzuar pacientin pse nuk me the te vija te te masja tensionin!. Familjari T, i semure, e qe e kishte te ndaluar dhe te ngrihej nga krevati! Rezonanca magnetike duhej bere urgjent, por ne laboratorin e vetem te
shtetit radha ishte 6 jave. Privati, na e beri per 30 minuta, me kosto 25 here me te larte se ne shtet. Privati kish 5 laboratore, ne 5 qendra, ne 5 qytete. 5 here me shume se shteti im.
Diten e fundit, mjekja konstatoi qe nje infermiere, na kish udhezuar ti jepnim ilace te gabuara familjarit T. Me vone, infermierja, nga ana e saj, u nxeh me mjeken dhe doli e indinjuar Ça thone keto more? Si te beka keq aspirina??? Po ne aspirina kemi pire tere jeten! Keto sjane ne rregull!
Nje infermiere optimiste, sic shihet. Dhe kjo eshte gjeja me e mire qe mund te te ndodhe mes atyre mureve... aspirina! MJEKESIA ALTERNATIVE Ne, jemi nje popull qe kurre nuk kemi pasur alternativa. Ne nuk e njohim, per default, alternativen. Gomari qe vdiq senuk dinte ke te zgjidhte, te shuante etjenapo urine, ishte nje gomar shqiptar. E tere jeta jone eshte o me mua ose vdis. Shikoni politiken. Shikoni sistemin mjekesor. Me Arqile Botin, ka ikur i fundit i mjekesise alternative. Ndersa bota ka krijuar hapesire qe te mund te mbijetojne bashke disa lloje mjekesish, qe nga ajo popullore, kiropraktika, agopuntura, hipnoza apo mjekesia kineze, ne e kemi lene veten me vetem nje alternative, mjekesine konvencionale. O me ate, o vdis! Vdis, optimisti im i vogel, vdis. FUNDI i OPTIMIZMIT - NJERIU i FUNDIT Kush jane pra, optimistet ne kete shoqerine tone? Dhe, pse?
Qeveritaret e rangjeve te larta, te rinjte me perspektive qe kane njohjet e duhura, pehlivanet qe dine te kercejne me cdo lloj sistemi, ata te rangjeve te uleta por qe njohin njerin te rangjet e larta, ata qe u bene milionere brenda nates... Keta, kane tendencen e te qenit optimiste. Kryeministri, por dhe Rama, besoj se jane optimiste. Meta, dopio optimist. Optimistet e vertete, jane ata qe nuk kane qene kurre ne spital. Ose, ata qe kur u dhemb gishti shkojne e vizitojne ne Austri, Greqi, Itali a Turqi. Pastaj, kthehen e na bejne moral neve, pesimisteve qe vizitohemi te 5-a. Ky sistem, fabrikon vrases.
Edhe me optimistit nuk i le asnje shans per jeten. Pastaj degjojme ne lajme se nje njeri qe e njihnim per natyre te qete e optimiste, nje dite mori nje pistolete, hyri te dera e spitalit, roja sigurisht qe ishte duke bere fresk, dhe vrau te parin qe i doli perpara, pavaresisht se kush ishte, pavaresisht nese ishte mjekja qe vertet u kujdes per ty, apo nje infermiere qe te braktisi se nuk mori lek, apo sanitarja qe nuk e lau kurre banjen. Mjafton te kete nje bluze te bardhe. Bang, bang.