Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
SIDA, ne me pak se nje vit jane infektuar mbi 30 persona

Publikuar me : 01.12.2008 Ne : Shendeti - 1342 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Brenda me pak se nje viti jane raportuar plot 35 te infektuar me HIV/AIDS. Sot, ne Diten Nderkombetare te Luftes Kunder semundjes se shekullit, nje sere aktivitetesh do te mbahen nga perfaqesuesit e shendetesise, OJF ne kuader te parandalimit nga kjo semundje. Sipas shifrave, shumica e te prekurve jane infektuar nga kontakti seksual, marredheniet e pambrojtura, nje pjese eshte transmetuar nga nena te femija. Nuk mbeten te veçuara rastet e kalimit te semundjes nga transfuzioni i gjakut. Problemet-------------- e kategorise se pacienteve me HIV/AIDS asnjehere nuk i kane mbaruar --------problemet, nje here ilaçet e munguara me pas reagentet e vonuar. Ilaçe te pa zhdoganuara qe kane lene pacientet ne radhen e pritjes, receta, udhetime, shpenzime shtese ne kurriz te te semureve, qe i shtojne me teper shqetesimet e tyre.

Shendeti Publik

Mbeshtetur ne numrin e personave te diagnostikuar dhe raportuar, Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend me prevalence te ulet te infeksionit HIV. Megjithate, verehet nje tendence ne rritje e numrit te rasteve te reja dhe vleresimet sugjerojne per nje numer me te madh te rasteve te pa diagnostikuar. Nga ana tjeter, vleresimet e ndryshme qe jane bere, tregojne se vendi yne mund te perballet me nje rritje te shpejte te numrit te rasteve, nese nuk merren masat e duhura per parandalimin e epidemise e ne menyre te veçante te grupet me risk me te larte dhe me vulnerabel te popullates. Deri ne nentor 2008 numri total i rasteve me HIV/AIDS eshte 291, dhe vetem ne vitin 2008 jane zbuluar 35 raste te reja.

Meshkujt vazhdojne te perbejne numrin me te madh te rasteve 69% (202 raste), por verehet nje rritje e numrit te femrave HIV pozitiv 31% (89 raste). Nga rastet e reja te diagnostikuar ne vitin 2008, 15 prej tyre jane femra.

Prekja nga semundja

Qe prej vitit 1993, kur u zbulua rasti pare me HIV, 99 persona kane shfaqur AIDS dhe 56 prej tyre kane vdekur.

Transmetimi seksual vazhdon te dominoje ne menyren e transmetimit te infeksionit HIV me 90.4% te rasteve (81.4% heteroseksuale dhe 9% homo-biseksuale). Ne 3.8% te rasteve, infeksioni eshte transmetuar nepermjet gjakut, 4.5% nga nena te femija dhe 1% te perdoruesit e drogave me injektim (PDI).

Numri i femijeve te prekur nga infeksioni HIV eshte 17; 12 prej tyre jane infektuar nepermjet transmetimit nga nena te femija dhe 5 nepermjet gjakut. 12 femije trajtohen me terapi antiretrovirale prane Sherbimit Pediatrik, ndersa 5 te tjere prane Klinikes se Semundjeve Infektive per te rritur. Numri me i madh i rasteve i perkasin grup-moshave 25-34 vjeç dhe 35-44 vjeç, respektivisht me 71 dhe 94 raste. Pas studimit te pare te kryer ne vitin 2005, kete vit u realizua studimi i dyte i Survejances Biologjike dhe te sjelljeve te grupet vulnerabel dhe popullaten rome.

Ne vitin 2004 u be i mundur sigurimi i medikamenteve antiretrovirale per personat qe jetojne me HIV/AIDS. Mjekimi me antiretrovirale sigurohet falas per te gjithe personat qe kane nevoje, dhe aktualisht 110 persona marrin kete terapi ne spitalin "Nene Tereza", prane Departamentit te Semundjeve Infektive dhe Sherbimit Pediatrik.


Situata epidemiologjike ne bote


HIV vazhdon te mbetet nje problem global me permasa te pazakonta. I panjohur 27 vjet me pare, HIV deri me sot ka shkaktuar vdekjen e 25 milione personave ne te gjithe boten dhe ka sjelle ndryshime te thella demografike ne vendet me shume te prekura.

Te dhenat me te fundit epidemiologjike permbajne dhe disa lajme te mira dhe inkurajuese. Ne disa vende ne Azi, Ameriken Latine dhe Afriken sub-Sahariane numri vjetor i infeksioneve te reja HIV eshte ne renie. Perqindja e vleresuar e vdekjeve nga AIDS gjithashtu ka pesuar renie, kjo dhe per arsye te rritjes se aksesit ndaj mjekimit me antiretrovirale ne vendet me burime te kufizuara. Por, ende keto tendenca pozitive nuk jane evidente ne te gjitha vendet, çka nxjerr ne pah nevojen per nje progres me gjitheperfshires ne zbatimin e politikave dhe programeve efektive. Ne te gjithe boten vleresohet te jetojne rreth 33 milione persona me HIV/AIDS. Numri i infeksioneve te reja ka pesuar nje renie nga 3 milione ne vitin 2001 ne 2.7 milione ne vitin 2007.

Ne vitin 2007 numri i vdekjeve nga AIDS ishte 2 milione.

Afrika vazhdon te mbetet rajoni me i prekur. 67% e te gjithe personave me HIV/AIDS jetojne ne Afriken sub-Sahariane.




Breaking views


NESMARK zhvillon aktivitetin ne Shqiperi qe nga viti 1997 ne baze te nje marreveshjeje mes Ministrise se Shendetesise se Republikes se Shqiperise dhe Kreditanstalt für Wiederaufbau, KfW, Frankfurt, Gjermani. NESMARK vepron duke u bazuar ne praktikat e Social- Marketingut qe ne vetvete eshte nje metode zhvillimi, e cila aplikon teknikat moderne te marketingut komercial per qellime humanitare. Qellimi eshte te gjenden zgjidhje te vlefshme dhe efeciente per probleme sociale, te cilat nenkuptojne kryesisht nje ndryshim sjelljeje dhe mentaliteti. Marketingu Social permireson cilesine e jetes, duke u ofruar pranuesve te planifikimit familjar nje zgjedhje te vertete nepermjet mundesise me te mire te informimit, produkteve dhe sherbimeve me çmime te pranueshme.

NESMARK luan nje rol jashtezakonisht te rendesishem ne luften kunder HIV/AIDS ne Shqiperi, nepermjet ofrimit te prezervativeve FOR YOU, FOR YOU MORE dhe ADORE dhe organizimit te nje sere trajnimesh me grupet me ne rrezik te popullsise. Puna e NESMARK shtrihet ne te gjithe Shqiperine.

 

 



 


Komente
nga : fjolla
Koment publikuar ne daten 09.05.2010
eshte me se reale dhe duhet te perpiqemi sa me shume qe ky numer te ulet dhe jo te rritet se dukeqene se jemi nje nga vendet me me pak te prekur te mos rrezikojme te zeme vendet me me shume

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit