Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
SIDA vrau dashurine e prinderve, tani po me merr jeten

Publikuar me : 01.12.2009 Ne : Shendeti - 1014 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ne interviste per "Shekulli"-n, nje e infektuar me virusin HIV tregon historine e saj. Prinderit me thane se SIDA duhet te varroset bashke me mua

Pergjigjet shkurt, qarte dhe prerazi. Ne çdo fjale qe thote duket pendimi per veprimet e papergjegjshme qe ka bere kur ishte me e re. Ky pendim do ta shoqeroje deri ne ditet e fundit te jetes dhe mbi kurrizin e saj do te rendoje edhe turpi qe i solli familjes. Behet fjale per nje nga pacientet e sherbimit te Infektivit ne QSUT, e cila eshte e infektuar me virusin HIV.


Ne interviste per "Shekulli"-n 30-vjeçarja tregon historine tragjike qe nga momenti kur mesoi se ishte e infektuar deri ne diten e sotme. Pengu i saj me i madh eshte pakujdesia dhe trauma qe i shkaktoi familjes per shkak te turpit qe kishte bere.


Doja t'ju beja disa pyetje rreth statusit tuaj HIV pozitiv?


Dakord, pa problem, vetem mos me publiko me emer dhe mbiemer. Kjo do te me kushtonte shume.


Sa kohe keni qe njiheni me statusin tuaj HIV pozitiv?


Kam rreth 6 vjet qe mendoj se jam infektuar dhe them se semundjen e mora jashte vendit.


Si jeni infektuar ?


Nuk e di, por mendoj se kam gabuar ndonjehere.


Si e zbuluat qe jeni e infektuar ?


U shtrova ne spital se kisha probleme shendetesore, me vone e mora vesh qe kisha kete infeksion, nuk dija gje me perpara.


Si e perjetove dhe si reagove kur te thane qe ke kete infeksion?


Ne fillim nuk e besoja dhe e mohoja. Nuk ka mundesi i thosha vetes, por me vone u binda, fillova te dridhesha, qaja, kisha shume frike, ankth, me dukej çdo gje e shkaterruar, sikur me kishte goditur bomba.

E humba perqendrimin, me zuri paniku kur mendova qe do ta merrnin vesh familja. Fillova te behesha agresive, nuk doja te takoja askend. Mendoja qe do te vdisja, do te vuaja, por nuk ndodhi keshtu.


Pak me pare thate qe familja do te reagonte ashper ndaj infektimit tuaj. Perse mendonit ashtu?


E dija se do te reagonin ashper, sidomos babi. Ky do te ishte turpi i madh i familjes dhe per kete do te vuanin te gjithe. Ne fakt, ashtu ndodhi. Babai filloi te behej agresiv, te me fyente, shante per turpin e madh qe i kisha sjelle familjes.

Por, me kalimin e kohes filloi te me mbeshteste edhe familja, me kusht qe kjo do te mbahej e fshehte dhe kjo te varrosej bashke me vdekjen time. Sigurisht qe une nuk jam me per ata vajza e tyre e mire dhe e dashur, por te pakten do t'i kem afer deri ne ditet e fundit


Perse kjo frike per ta mesuar te tjeret, ndiheni e diskriminuar?


Po, ndihem e diskriminuar. Mendo, vet familja ime e kishte pothuajse te pamundur te pranonte kete. Nese do ta merrte vesh shoqeria ime, jam e sigurt qe do te me paragjykonin.


Perpara se ta dinit qe ishit me kete infeksion, i paragjykonit ju njerezit me HIV pozitiv?


Po, i kam paragjykuar, por tani e shoh qe nuk duhen paragjykuar, sepse ata jane si gjithe te tjeret, nuk perbejne rrezik.


Flitet shpesh qe njerezit e infektuar me virusin HIV/AIDS mundohen te infektojne edhe te tjeret. Ju a keni menduar ndonjehere te infektoni njerez te tjere?


Ështe e vertete qe shume nga te infektuarit kane mani te bejne edhe njerez te tjere me kete semundje.

Por, kjo nuk eshte mani e te gjithe te infektuarve, ndaj nuk duhet pergjithesuar. Une nuk do ta beja kurre, do te ndihesha shume fajtore, me mire te vras veten se sa te marr ne qafe dike tjeter.


Ju jeni e martuar?


Jo, jam beqare.


Nese do t'ju kerkonte (propozonte) dikush per martese, çfare do te benit?


Do te refuzoja, ashtu siç kam bere deri tani, duke gjetur arsye te ndryshme.


A jeni te informuar sesi te mbroheni dhe te mos transmetoni infeksionin?


Po, jam informuar dhe keshilluar nga mjeku dhe psikologu i spitalit. Marr rregullisht ilaçet dhe ndjek te gjitha keshillat qe me jepen.


Cila eshte deshira juaj me e madhe dhe çfare mesazhi mund te percillni?


Deshira ime me e madhe eshte qe te jetoj sa me gjate. Tani qe jam çdo dite e me shume afer vdekjes e kuptoj se sa e shtrenjte qenka jeta. Duhet te isha treguar me e kujdesshme. Ndersa mesazhi qe percjell per te gjithe njerezit eshte se jeta eshte e shtrenjte ndaj dhe ruajeni ate.

**************************************

Sipas raportit te ISHP-se numri i te prekurve arrin ne 359. Zonat me me shume te prekur jane: Tirana, Durresi, Lushnja, Elbasani dhe Vlora

SIDA kete vit me 55 raste te reja, ja zonat me problematike


Numri i te prekurve nga virusi HIV/AIDS deri me sot ka arritur ne 359, ndersa rastet e reja vetem per kete vit jane 55 te infektuar. Tendence ne rritje te numrit te infektuarve, sidomos te femrat dhe fenomen qe po vihet re gjithnje e me shume dhe te te martuarit. Keto jane disa nga risite, me te cilat po ndeshet vendi yne sa i takon virusit HIV/AIDS.


Specialistet e shendetit publik ne diten Nderkombetare te Luftes kundra virusit HIV/AIDS bejne te ditur per gazeten harten e zonave me te prekura nga virusi, moshat me te prekura dhe rruget nga transmetohet virusi.


Nderkohe, Drejtuesi i Qendres Aksion Plus, Genci Muçollari, pohon se transmetimi i virusit HIV/AIDS eshte problematik edhe te perdoruesit e drogave.


Te infektuarit


Deri ne nentor 2009-te, jane regjistruar 359 raste me HIV/AIDS ne Shqiperi. Sipas specialisteve vlen per t'u permendur qe vetem ne vitin e fundit, 2009-te (deri ne nentor 2009) jane raportuar 55 raste te reja me HIV/AIDS, prej te cilave 39 jane meshkuj dhe 16 jane femra. "Mbeshtetur ne numrin e personave te diagnostikuar dhe raportuar, Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend me prevalence te ulet te infeksionit HIV.


Megjithate, verehet nje tendence ne rritje e numrit te rasteve te reja dhe vleresimet, sugjerojne per nje numer me te madh te rasteve te padiagnostikuara", - pohojne specialsitet e shendetit publik, duke shtuar se krahasuar me vitet e para te shfaqjes se epidemise, me vitet e fundit te saj, shihet qarte se kemi nje tendence feminizmi (d.m.th., rritjes gjithnje e me teper te peshes specifike te femrave ne totalin vjetor te rasteve te raportuara).


Bazuar ne investigimet epidemiologjike, 54% e personave e kane marre infeksionin jashte vendit dhe 46% brenda vendit. Sipas vendbanimit, 71% jetojne zonat urbane dhe 29 % ne ato rurale.


Harta dhe rruget


Sipas shperndarjes gjeografike, 54% e rasteve i perkasin rrethit Tirane, 6,2% i perkasin rrethit Durres, 5.6% i perkasin rrethit Lushnje, 3.9% ne rrethet Fier dhe Elbasan, 3.6% ne rrethet Shkoder dhe Vlore, 3% ne rrethin e Laçit, 2.4% ne rrethin Berat dhe ne nje perqindje me te vogel ne rrethet e tjera (me pak se 1%).


Nderkohe, Drejtori i Aksion Plus pohoi se per sa i perket rruges se transmetimit, rruga seksuale vazhdon te mbetet mbizoteruese, me 90% te rasteve (80% heteroseksuale dhe 10% homo-biseksuale). Ndersa ne 5% te rasteve, infeksioni eshte transmetuar nga nena e infektuar te femija, ne 4% nepermjet gjakut dhe ne 1% te perdoruesit intravenoze te droges.


Zonat me te prekura

54% e rasteve i perkasin rrethit Tirane

6,2% e rasteve i perkasin rrethit Durres

5.6% e rasteve i perkasin rrethit Lushnje

3.9% e rasteve ne rrethet Fier dhe Elbasan

3.6% e rasteve ne rrethet Shkoder e Vlore

3% e rasteve i perkasin rrethit te Laçit

2.4% e rasteve i perkasin rrethit Berat

 

Frika ndaj SIDA-s nuk kursen as lotet e burrave

Nga pikepamja psiko-emocionale pacientet reagojne ne te njejten menyre kur informohen se jane te infektuar me infeksionin HIV.


Pra, nuk ka dallim midis moshave apo sekseve ne menyren e reagimit apo te sjelljes se tyre. Keshtu u shpreh psikologu i Klinikes Ambulatore ne QSUT, Vilson Banushi, i cili shpjegoi se te gjithe pacientet qe ndiqen ne kete klinike jane adult (te rritur).


"Edhe pse nuk eshte ne traditen tone qe burrat te qajne, eshte pare se kur ngarkesa emocionale eshte e larte edhe ata qajne", pohon psikologu.


Ndersa, simptoma te tjera qe jane karakteristike per te gjithe pacientet, sipas tij, jane dridhje, djersitje, humbasin perqendrimin, paraqesin nje nivel te ulet te humorit, shprehin pesimizem, humbasin besimin ne vetvete, interes i ulet per jeten, sjellje te keqpershtatura. "Ata perjetojne gjendje ankthi ne vazhdimesi, por edhe gjendje paniku kryesisht kur informohen se jane te infektuar.


Pacientet e shikojne realitetin post-infektim si te pashprese, ofrojne shqetesime subjektive", pohon psikologu, duke shtuar se shpesh te pacientet mbizoteron "instinkti i vdekjes", ne veçanti kur kane shqetesime fizike, te cilat behen shkas edhe per konflikte psikologjike. Sipas tij, kjo eshte arsyeja pse me pacientet punohet ne vazhdimesi, dhe jane ne kontakt dhe ne nje nderveprim te vazhdueshem me pacientet tane.


"Une u keshilloj dhe u kerkoj te gjitha grupmoshave te afta seksualisht qe kane pasur sjellje te rrezikshme, por edhe atyre qe dyshojne se kane rrezikuar, ata te cilet kane bere transfuzion gjaku dhe qe e ndiejne veten se kane qene te ekspozuar ndaj infeksionit HIV/AIDS te vijne te testohen, pasi kjo eshte rruga me e mire", pohon psikologu Vilson Banushi.


Perdoruesit e drogave, nje shiringe e perdorin 5 persona


Perdoruesit e drogave jane nje kontingjent i rrezikuar nga virusi HIV/AIDS. Shkak per kete eshte perdorimi i nje shiringe nga shume perdorues. Keshtu u shprehen specialistet e qendres "Stop AIDS", te cilet theksuan se rritja e numrit te perdoruesve te droges rrit edhe rrezikshmerine per rritjen e numrit te te infektuarve me virusin vdekjeprures.


Kjo eshte edhe arsyeja qe misioni i tyre eshte qe te shperndajne falas shiringa perdoruesve te droges, ne menyre qe rreziku te minimizohet disi. "Nga puna qe bejme ne terren, veme re qe shume perdorues perdorin te njejtat shiringa. Madje, ka raste qe nje shiringe mund te perdoret ne me shume se 5 persona.


Detyra jone eshte qe jo vetem t'i keshillojme perdoruesit e drogave, por edhe t'u japim atyre shiringa falas", pohojne specialistet e "Stop AIDS".


Komente
nga : rina
Koment publikuar ne daten 20.05.2010
dashuria eshte e madhe

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit