|
Sa e shtrenjte kjo shkolla!
Publikuar me : 01.09.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 694 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Vrapojne pas mamave, ndalojne, shohin me vemendje dhe kureshti ngjyrat e çantave, heronjte e preferuar te filmave vizatimore, frymezohen dhe drejtojne gishtin duke thene: "Dua ate". Mamate zemerohen e pergjigjen me nxitim: "Jo se ajo eshte e shtrenjte, ka dhe me te mira". Nxitojne te largohen nga "vendngjarja".
Ka edhe nga ato qe ndalojne, pyesin per çmimin dhe me pas nxjerrin kuleten e paguajne. Femijet kenaqen, dhurojne nje buzeqeshje "te sapoblere" dhe kthejne veshtrimin urgjent diku tjeter, per te thene serish formulen magjike: "Mami e dua edhe kete".
Tregu
Pushimet e veres mbaruan. Shtatori per pjesen me te madhe te familjeve shqiptare eshte muaji i fillimit te shkolles. E njekohesisht edhe i vazhdimit te shpenzimeve, kete here ne dispozicion te femijeve-nxenes a studente.
Edhe tregjet e tregtaret kane ndryshuar fytyren. Jane orientuar menjehere nga stina e re vjeshtore e shkolles. "Tani eshte kohe e mire per te bere fitime", shprehet nje tregtare, e vjeter tashme, ne njerin nga tregjet kryesore, ne qender te kryeqytetit. Mira thote se e ka ndryshuar pjesen me te madhe te mallit qe shet dhe ka marre kancelari shkollore. "Ecin shume ne kete periudhe, se njerezit do t‘i blejne per femijet. Fillon shkolla", shton ajo. Me kete logjike tregu, rrugicat tregtare jane mbushur me çanta shkolle, fletore, veshje librash, lapsa, goma, por edhe me sandale e atlete, perparese te zeza me pelerina te bardha e gjithfarelloj objektesh te domosdoshme per fillimin e vitit te ri shkollor.
Çmimet
Çdo artikull, sado i vogel qe te jete, ka çmimin e tij e te gjithe bashke bejne nje goxha shpenzim. Te paret ne radhe jane ata qe per here te pare ne jete do te fitojne statusin e "te rriturit", do te fillojne klasen e pare. Adia, nje vogelushe simpatike, u drejtohet me nxitim çantave ngjyre roze me nje grup kukullash Barbi dhe shikon me medyshje se ke te zgjedhe mes tyre. Kete here eshte mamaja ajo qe vendos. Çmimet variojne nga 700 leke te reja deri ne 16 mije, por ka edhe me. Nje djale i ri, "tregtar" i sapopunesuar, te rreshton me radhe çmimet e çantave te shkolles. Nga ato qe mbajne siper figurat e "Spiderman"-it apo "Dragon ball"-it e deri tek ato qe mbajne te stampuar emrin e ndonje firme te njohur. Dhe nga figurat te shkronjat çmimi ka nje ndryshim te rendesishem. Çantat e "firmave" nuk njohin çmime me poshte se 3 mije leke te reja, per t‘u ngjitur me pas deri aty sa e ka "takatin" prindi per t‘i blere, ose sa e ka "tangerllikun" femija, deri ne arritjen e qellimit.
Perpareset e shkolles jane nje tjeter mall qe nuk ngel pa shitur, thone tregtaret, teksa te bindin qe jane duke te dhene pazarin me te ulet. Nese insiston, nje perparese te zeze me pelerine te bardhe persiper, rrethuar me flutura valezore, mund ta marresh per 1100 leke te reja, por çmimi normal ne treg eshte 1500, madje dhe me shume. "Ështe mall cilesor, nuk e gjen ne vend tjeter", te vjen reagimi i menjehershem i tregtareve, qe ia dine ritmin kesaj kenge. Pazari zgjatet dhe bashke me te edhe radha e mamave me femijet qe ecin perpara dhe i terheqin per dore me nxitim si rrallehere.
Fletoret e shkolles mund t‘i gjesh me 25 leke copen, por ka edhe me 30 e me shume. Lapsat me ngjyra te femijeve te klasave te para e te dyta jane ato qe terheqin me shume vemendjen. Me te liret kushtojne 150 leke. Lapsat jane mbyllur thjesht ne kuti kartoni, por nuk jane keta qe pelqehen me shume. Truku i ambalazheve terheqes rrit menjehere edhe çmimin. Nje laps i madh qe mban brenda te tjere, apo nje kulete e pikturuar me ngjyra te forta kane çmime qe fillojne nga 250 leke te reja e deri ne 1300 leke.
Po keshtu, letrat mbeshtjellese te librave dhe fletoreve largohen nga tezgat njera pas tjetres dhe prinderit perpiqen qe t‘u gjejne nje vend ne çantat e mbushura plot. "Pese fije nje mije leke", thone tregtaret pa pushim, pas pyetjeve qe u vijne nga te gjitha anet. Po ka dhe mbeshtjellese te tjera "speciale" me figura, lule, heronj e Barbi. Nje prej tyre kushton 50 ose 60 leke per librat dhe 25 ose 30 leke per fletoret. I blen kush mundet, por jo te gjithe, sepse nuk mjafton vetem nje, duhen me shume.
Sandalet dhe atletet, fustanet, bluzat e pantallonat e reja si per diten e pare te shkolles shtojne ritmin e blerjeve dhe punen e tregtareve, mbushin çantat e shpenzimeve dhe zbrazin portofolat e mamave. 15 shtatori, dita e pare e shkolles, nuk ka se si t‘i shpetoje pjeses tjeter te diteve te shenuara, ku dominante behet komercialja dhe kenaqesia lidhet me konsumin. A. Rr.
Dyqanet
Çmime "te paturpshme"
me premtime cilesie
Ndryshe nga tregjet, dyqanet ofrojne te tjera çmime, te kripura, te paturpshme a te pacipa, kjo nuk ka rendesi. Ka vetem kliente- bleres. "Çmimet jane me te shtrenjta, por cilesia eshte e dukshme. Nuk mund te krahasohen me mallrat qe gjen ne treg". Ky eshte ritmi tjeter qe kendohet ne dyqane nga shitesit a pronaret, qe veç te tjerash kane edhe qira e taksa me te larta per te paguar. Produktet shkollore ne dyqane, e sidomos ato te qendres se kryeqytetit, "mbajne mbi supe" po te njejtet heronj e kukulla Barbi, por qe shiten me çmime dy apo trefish me te larta per shkak te cilesise ndryshe qe ofrojne. Nderkohe qe gjerat e veçanta veshtire t‘i gjesh ne treg. Me kete logjike funksionojne pjesa me e madhe e familjeve me te ardhura te mira, qe nder te tjera shkollimin e femijeve e konsiderojne si investimin me te mire ne jete. "Ja vlen te shpenzosh ne rast se femija te kenaq me rezultatet qe merr ne shkolle", thote Eva, nje mama 34-vjeçare, teksa i hedh menjehere nje veshtrim kuptimplote vajzes se saj 9-vjeçare, Dea. Ajo tregon se femijet duhen stimuluar, ne menyre qe neser te kesh mundesi edhe t‘u kerkosh te bejne me shume.
Te kamur
"Blerjet per djalin,
te gjitha jashte vendit"
Ka edhe ndryshe. Nje pjese e prinderve, me mundesite qe jo te gjitheve u ofrohen, nuk preferojne as tregjet, por as dyqanet ne vend. Klaudeta, nje mama e re simpatike, thote se te gjitha blerjet per shkollen e djalit do t‘i beje ne Holande. "Do te udhetoje per pune dhe me kete rast çanten e shkolles dhe pajisjet e tjera kancelarike per Ergin do t‘i blej atje. Kete vit shkon ne shkolle per here te pare dhe dua qe çdo gje ta kete te persosur", tregon Klaudeta. Shpenzimi i 300 eurove per te eshte nje shume e mjaftueshme per te permbushur kerkesat qe nje femije ka kur hyn ne klasen e pare. Kjo, pa permendur tarifen mujore ne shkollen private, ku Ergi do te ulet per here te pare ne banke. Ndersa nuk mungojne as ata prinder qe perfitojne nga teknologjia e fundit, blerjet ne internet. "Kam pare nje çante shume te bukur", thote Genta, nje tjeter mama, e cila eshte e gatshme te shpenzoje plot 80 dollare per nje çante shkolle amerikane per vajzen e saj.
TAB
9-vjeçaret
Çmimi i librave shkollore
Klasa I 1000 leke
Klasa II 800 leke
Klasa III 1600 leke
Klasa IV 2000 leke
Klasa V 2200 leke
Klasa VI 3100 leke
Klasa VII 3400 leke
Klasa VIII 3700 leke
Klasa IX 4000 leke
Komente

nga : atina
Koment publikuar ne daten 06.08.2010
tashme pasi qe mbaruan pushimet e veres ne te cilat u relaksuam tani me erdh edhe muaji shtator me mire te them shtatori muaji i shkolles se me 1 shtator eshte dita e par e shkolles dhe te gjithe nxensit rikthehen perseri ne bankat shkollore per te mesuarr me se shumti se nga viti i kaluar.......
|
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
Viti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind.
Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind.
Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|