Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Salberstani

Publikuar me : 23.08.2010 Ne : Kuriozitete - 168 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Tregojne se na kishte qene nje here nje shtet me nje emer te vecante e te padegjuar ndonjehere Salberstan. Ky shtet liliput do te zhytej ne terrin e mosnjohjes e te harreses sikur te mos kishte nje karakteristike qe e dallonte nga te gjitha shtetet e tjere te rruzullit ishte nje mbreteri republikane ose republike mbreterore, qe per ate vend kishte te njejtin kuptim.


Ai ishte nje shtet hermafrodit, ose, si i thoshte populli i atjeshem deledash. Ai qeverisej nga nje njeri i vetem, i cili, sipas humorit qe e kaplonte, e shpallte veten here mbret, natyrisht jo drejtperdrejt pasi kishte nje cope leter, e cila quhej kushtetute qe nuk e linte (ndonese e shkelte ate sa here i tekej), here kryetar te plotfuqishem shteti qe nuk pyeste askend vec vetes se tij, ndonje pjesetari te familjes, emrin e te cilit apo te ciles nuk ia bente publik, ose te ndonje keshilltari qe mbiemri i tij te perfundonte me vic, ose me os, dhe here kryetar te nje qeverie qe thoshte se ishte e tij. Domethene sa here permendte qeverine, ndonese shume rralle, nuk harronte ta shoqeronte me peremrin pronor ime.


Ai nga gramatika e vendit te tij njihte vetem peremrin vetor une. Ne te gjitha fjalimet qe mbante perpara bodigardeve te tij dhe ndonje pushtetari lokal, ne cdo dy fjale permendte peremrin une, ose, me modestine me te madhe thoshte Me votoni mue; dhe, te gjithe te pranishmit, me kete duhej te kuptonin mbreterine e tij republike, republiken e tij mbreteri dhe qeverine e tij eunuke.


Duhet ti kerkoj te falur lexuesit se nuk e di nese i perkiste ai ndonje partie apo jo, pasi nuk ishte degjuar te fliste ndonjehere ne emer te saj. Ama kuptohej se edhe me fjalen une , ndoshta, kishte parasysh edhe partine e tij.


Banoret e Salberstanit nate per nate i mbanin syte te televizioni i tij te degjonin qyfyret e mbretit te republikes, apo kryerepublikanit te mbreterise, te cilat i kishte pa ndonje censure, dhe te qeshnin, e kesisoj, te harronin hallet qe nuk i kishin kushedi se cfare, si mungesa e ujit te pijshem ne vapen e gushtit, rritja e cmimeve te ushqimeve, vrasjet e vetevrasjet e panumerta te nenshtetasve te tij per shkaqe qe rridhnin nga mireqenia e larte qe u kishte siguruar mbreti i republikes e te tjera gjera te tilla te vogla e te parendesishme.


Te gjitha qyfyret e tij i shoqeronte me togfjaleshin shume mbreselenes te degjuesit kupton apo jo dhe me nje te qeshur homerike duke nxjerre dhembet e tij, paksa te shtrember e te nxire, jo nga punet e zeza qe bente, por nga ushqimet e keshilluara prej mjekeve te tij.


Eshte e pamundur te sillen e, sic thoshte populli i tij, te molloisen ato xhevahire qe nxirrte ai nga goja, por disa prej tyre nuk rrime dot pa i permendur pasi zene nje vend te vecante Ne nje nga seancat e parlamentit te mbreterise republike te tij, ai, perpara deputeteve, te cilet i ka shnderruar te gjithe, burra e gra, ne eunuke, foli per disa kokrra, te cilat populli ne gjuhen e tij i quante ndryshe, por nejse.


Megjithese, ne shtepine e te varurit nuk permendet litari, kur degjuan ate fjale, eunuket deputete te tij qeshen me te madhe me qellim qe ti shikonte kryerepublikani mbret dhe te mos mendonte se atyre u kishte mbetur hatri qe i kishte lene pa ko(khe)krra.


Vetem se me e bukura e gjithe asaj skene ishte qe vete kryetarja e parlamentit eunuk u ngazellye aq shume kur degjoi kokrrat sa nuk duroi dot nga tundimi dhe duartrokiti me sa fuqi pati, gje qe e bene edhe eunuket e tjere. Le te guxonin e te mos e benin ne ua mbante.


Ne nje mbledhje qeverie kryeministri, alias mbreti i republikes, u tregoi vartesve te perulur te tij per nje shkrimtar qe paskesh ardhur shume kohe me pare ne Salberstan dhe qenkesh mahnitur nga burrat e bukur te atij vendi, duke e perfunduar tregimin e tij me fjalet Me vone e mora vesh se ai shkrimtar kishte qene gey, kupton apo jo, dhe natyrisht e qeshura e tij e mahnitshme nuk e la pa e elektrizuar sallen e keshillit te ministrave dhe te bente qe edhe ministrat e tij eunuke te shkuleshin se qeshuri. E keshtu historite nuk kishin te mbaruar.


Ndersa ato cka pershkrova me lart i kam nga burime te sigurta, kete qe do te them me poshte e kam me te degjuar. Nje dite, pasi salberstanasve u erdhi deri ne maje te hundes te qenurit deledash dhe nga frika se mos ndodhte qe te gjithe popullin ta kthente ne eunuke, ia kthyen potkonjte kryerepublikanit mbret dhe e lane te bridhte rrugeve duke u tallur me te edhe kalamajte e prape te lagjeve nga kalonte. Thashe. E kam me te degjuar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit