Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Saliani: Hapjen e kutive nuk e ndalon ligji

Publikuar me : 11.02.2010 Ne : Politike - 334 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Intervista/ Eridjan Saliani, nje prej avokateve qe mbrojten ankimimet e PS-se, shprehet se vendimet e kolegjit ishin politike

Z. Saliani keni qene nje prej avokateve qe keni perfaqesuar Partine Socialiste ne shqyrtimin e ankesave te saj ne Kolegjin Zgjedhor dhe pikerisht ankesen qe kishte per objekt kontestimin e vendimit te KQZ-se per qarkun e Shkodres. Ashtu si edhe gjithe kerkesat e ketij lloji te paraqitura prane kesaj gjykate u rrezuan.


Si do ta vleresonit kete gjykim, pasi shpesh here gjate ketyre koheve nje vendimmarrje e tille eshte konsideruar nga opozita edhe si e ndikuar politikisht?


Vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor eshte evidente se ka qene e ndikuar politikisht dhe jane pikerisht keto vendime qe kane gjeneruar krizen politike aktuale, per te cilen ben fjale edhe rezoluta e fundit e Asamblese se Keshillit te Europes.


Nga pikepamja e paster profesionale (ligjore) nga leximi i vendimeve ne fjale eshte e dukshme qe nuk eshte zhvilluar nje gjykim sipas parimeve te se drejtes procedurale civile dhe garancive pa ekuivoke qe jep Kodi Zgjedhor, ne nenin 136/3, "Me kerkesen e dy anetareve te saj KQZ-ja eshte e detyruar te marre provat e kerkuara nga dy anetaret e KQZ-se... KQZ-ja nuk mund te refuzoje kerkesen e dy anetareve per te marre provat".


Shkelja e kesaj dispozite te Kodit Zgjedhor nga KQZ-ja eshte anashkaluar qellimisht nga Kolegji Zgjedhor me qellim per te mos bere nje hetim gjyqesor, duke dhene nje vendim pa prova pa shqyrtim te tyre, duke shpikur teorine se duhen prova per te kerkuar vete provat, teori e cila nuk perdoret ne asnje gjykim te drejt dhe ligjor ne asnje vend europian.


Duket se gjykata luan ne vendimin e saj me interpretimin qe i bene termit "vota te caktuara", te cilat sipas saj mund te jene vetem votat e kontestuara dhe jo votat e nje qarku te tere. Per kete arsye, ajo vlereson se vendimi KQZ-se per te mos marre parasysh kerkesen e dy anetareve te KQZ per te rivleresuar dhe rinumeruar votat e disa kutive te ketij qarku eshte i drejte.


Keni ju nje koment per kete ceshtje?


Ligjvenesi ka percaktuar mjaft qarte se cfare kuptohet me vote te kontestuar dhe ka percaktuar rruget qe ndjek vleresimi i saj. Ne qofte se do kishte pasur parasysh se vote e kontestuar eshte baras me vote te caktuar si arsyeton Gjykata ne vendimin e saj, atehere ligjvenesi nuk do te kishte vendosur fare termin vote e caktuar, por do percaktonte se rinumerohen dhe/ose rivleresohen votat e kontestuara.


Kjo do ta kufizonte shume objektin e hetimit dhe gjykimit duke kryer vetem nje lloj "operacioni" qe i lejohet votes se kontestuar ku ajo vetem mund te rivleresohet nga e vlefshme ne te pavlefshme dhe anasjelltas duke humbur kuptimin dhe vleren e "operacionit" te rinumerimit qe i nenshtrohen te gjitha llojet e votave si te vlefshme, te pavlefshme dhe ato te kontestuara ne qendra te caktuara votimi apo ZAZ te caktuara, duke marre ne kete moment cilesine si vota te caktuara.


Per rastin konkret qe i perket Qarkut Shkoder eshte kerkuar ne kerkese dhe rinumerimi votave ku pretendohet se po te rinumerohen votat e vlefshme ne kete qark do kemi nje rezultat krejt te ndryshem nga ajo qe njohim sot.


Nderkohe, ne debatin politik qe ka perfshire klasen politike shqiptare eshte theksuar nga mazhoranca se kutite nuk mund te hapen ne komisionin hetimor qe kerkohet te ngrihet, sepse per kete ka nje vendim gjykate.


Sipas jush, sa i drejte eshte nje arsyetim i tille?


Kesaj i thone te fshihesh pas gishtit. Kushtetuta e ka percaktuar mjaft qarte ne nenin 77 te saj se kur mund te ngrihet nje komision hetimor dhe si mund te funksionoje duke e sqaruar dhe me tej ne vendimin nr. 18 dt 14.5.2003 te Gjykates Kushtetuese tagrat e nje komisioni hetimor.


Ne vendimin e Gjykates Kushtetuese percaktohet se nuk mund te hetohet dhe me pas te gjykohet ajo cka eshte hetuar dhe gjykuar me vendim te gjykates. Pa dashur te perseris, nuk jemi perballe ketij rasti, pasi sic sqarova me siper, Kolegji Zgjedhor nuk ka hetuar mbi fletet e votimit dhe me pas ne baze te bindjes te krijuar nga provat te jepte nje vendim, duke u mbeshtetur ne vullnetin e tyre te brendshem.

Por, ka ndodhur krejt e kunderta, sic shihet dhe nga arsyetimi i vendimit te Gjykates per Shkodren, gjykata nuk e ka shqyrtuar fare ne themel ceshtjen, por ka kerkuar prova qe ta shqyrtoje duke mos lejuar marrjen e tyre.


Thene me thjesht nuk ka ndodhur "operacion" rinumerim dhe rivleresim i votave qe te ishim perballe gjese se gjykuar.


Ne qofte se do te ngrihet komisioni hetimor parlamentar ka gjithe te drejten ligjore qe perderisa nuk ka asnje ndalim ne ligj per sa i perket transparences se zgjedhjeve te beje transparente numrin e votave per cdo subjekt nepermjet nje operacioni rinumerim dhe rivleresim te votave, pa e prekur vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili nuk ka vendosur qe gjithmone dhe ne asnje menyre te mos hapen kutite.


Kolegji e ka pasur te panevojshem hetimin dhe me pas rinumerimin dhe rivleresimin e votes per te arsyetuar dhe vendosur ne lidhje me kerkesat e Partise Socialiste. Kurse hetimi parlamentar ka te drejte te hetoje cka nuk eshte hetuar dhe gjykuar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit