TIRANE- Segmenti Rreshen-Kalimash vazhdon te financohet me shuma te medha nga buxheti i shtetit. Brenda gjashtemujorit te pare te ketij viti, ky segment ka perfituar rreth trecerekun e totalit te parave nga buxheti i shtetit qe ishin percaktuar per investime ne rrjetin e rrugeve nacionale.
Shuma qe ishte percaktuar te financohej me te ardhura nga buxheti i shtetit per investime ne rrjetin e rrugeve nacionale gjate hartimit te buxhetit 2010 ishte rreth 27 miliarde leke, 14 miliarde nga te cilat ishin parashikuar vetem per rrugen Rreshen-Kalimash. Fillimisht segmenti Rreshen-Kalimash, ishte parashikuar te financohej me rreth 14 miliarde leke, por pas ngrirjes se nje pjese te fondeve per investimet, shuma per kete segment u ul ne 11 miliarde leke, te cilat jane disbursuar.
Mbeten edhe rreth 3.4 miliarde leke per tu shkrire por eshte ministria e linjes ajo qe do te percaktoje edhe shumen qe i nevojitet per perfundimin e rruges, - shpjegoi Dorjan Teliti, Drejtor i Investimeve prane Ministrise se Financave.
Dy muaj pas miratimit te buxhetit, qeveria vendosi te ngrije rreth 20 miliarde leke nga investimet publike. Nga kjo ngrirje, fondi per financimin e segmentit Rreshen-Kalimash u reduktua me 3 miliarde leke, ndersa shuma e mbetur prej 11 miliarde lekesh u disbursua.
Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave deri ne fund te muajit qershor, per rrugen Rreshen-Kalimash eshte harxhuar e gjithe shuma prej 11 miliarde lekesh, ndersa sipas parashikimeve me pozitive, punimet ne kete aks pritet te perfundojne plotesisht ne fund te muajit tetor.
Deri atehere do te duhet qe rruga te vazhdoje te financohet me para nga buxheti i shtetit. Per kete qellim, pritet qe Ministria e Financave te cliroje edhe fondin prej 3 miliarde leke qe ishte parashikuar te investohej ne kete aks, te ngrire ne fillim te vitit.
Pas shkurtimeve te fundit ne buxhet, fondi nga buxheti i shtetit per rruget nacionale ulet nga 27 miliarde ne 21.9 miliarde leke. Ketu nuk perfshihen rreth 7 miliarde leke, te cilat gjithashtu jane parashikuar per investime ne rrjetin e rrugeve nacionale, por qe jane financim i huaj dhe jo direkt nga buxheti i shtetit.
Pavaresisht ketij shkurtimi, fondi per financimin e segmentit Rreshen-Kalimash nuk preket. Keshtu, duke marre parasysh rialokimin e pritshem edhe te 3 miliarde lekeve te parashikuara qe ne fillim per kete veper, shuma e parashikuar te shpenzohet per kete rruge sipas te dhenave zyrtare deri ne perfundim eshte 14 miliarde leke. Ne kete menyre, segmenti Rreshen-Kalimash thith me shume se 66 per qind te totalit te investimeve per rruget nacionale.
Pjese integrale e ketij segmenti eshte edhe tuneli i Kalimashit, nje kah i te cilit u hap per publikun ne mes te muajit maj. Mbetet edhe tubi tjeter, i cili pritet te hapet ne fund te muajit tetor te ketij viti. Nderkohe, duke iu pergjigjur pyetjeve te deputeteve ne Komisioni per Veprimtarine Prodhuese, zevendes ministri i Transporteve, Ernest Noka deklaroi dje se deri me tani, kostoja e rruges Durres-Kukes ka arritur ne vleren e rreth 822 milione eurove.
Investimet per rruget nacionale ne buxhetin 2010
Buxheti Janar 2010 Buxheti Korrik 2010 Diferenca
Rruget Nacionale 27 mld leke 21.9 mld leke -5.1 mld leke
Rreshen-Kalimash 14 11 + ( 3 mld te ngrira) 0
Shenim Investimet me financim nga buxheti i shtetit
Borxhi, 3.5 perqind e PBB-se shkon per interesat
Per shkak te rivleresimit te monedhes vendase, pritet qe borxhi publik te ulet me 1 per qind
TIRANE- Rivleresimi i monedhes pritet te ule disi treguesit e borxhit publik per vitin 2010. Duke iu referuar Bankes se Shqiperise, perfaqesues te Ministrise se Financave, theksuan dje para Komisionit Kuvendor te Ekonomise se ne fund te ketij viti borxhi publik i Shqiperise nuk do te jete sa 59.5 e Prodhimit te Brendshem Bruto por 1 per qind me pak.
Kjo ndodh per shkak te nje rivleresimi te monedhes vendase, e cila pritet te ule me te pakten 1 per qind treguesit e borxhit shqiptar. Ulja me 1 per qind e nivelit te borxhit publik, sipas financave lehteson kete tregues me 18.8 miliarde leke.
Nderkaq, ne nivelin qe eshte sot borxhi publik, rreth 3.5 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto shkon per shlyerjen e interesave.
Pjesa me e madhe rreth 2.95 per qind shkon per shlyerjen e interesave te borxhit te brendshem, ndersa 0.6 per qind per borxhin e jashtem.
Zgjidhja me e mire e ketij viti per qeverine, per te shmangur interesat e larta te disa kredive te marra nje vit me pare ishte percaktuar te ishte hyrja ne tregun nderkombetar te bonove.
Deri me tani kjo iniciative konsiderohet e deshtuar pasi asnje investitor nuk eshte ofruar per te blere borxhin e qeverise shqiptare. Sipas te dhenave nga Financat, kjo ministri mbetet ende ne pritje duke vleresuar treguesit e tregut dhe ne rastin me te mire do te hyje ne veprim.