|
Semundjet 13 mije shqiptare do *skanohen* brenda nje viti
Publikuar me : 01.11.2008 Ne :
Shendeti - 622 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Brenda nje viti, Ministria e Shendetesise do te raportoje problemet shendetesore te popullates sone. Rreth 13 mije shqiptare do te jene pjese e nje studimi te madh per krijimin e nje baze te dhenash per semundjet infektive dhe jo infektive, per problemet shendetesore ne pergjithesi dhe shqetesimet me te shpeshta te shqiptareve. Studimi do te nise per pak kohe dhe do te perfundoje ne fund te 2009-es. Per kete projekt do te punojne rreth 100 persona, te cilet do te depistojne, do te krijojne rrjetin e te dhenave dhe do te perpunojne te gjithe informacionin e grumbulluar pergjate studimit. Prezantimi i kesaj nisme eshte bere publik dje ne nje takim mes sektoreve kryesore qe do te perfshihen ne kete studim.
Studimi
Ne kete nisme pritet te marrin pjese 8 mije femra te moshes 15-49 vjeçe dhe 4500 meshkuj te po kesaj moshe ne te gjithe vendin. Pjese e depistimit do te jene femijet deri ne moshen 6 vjeç, te cilet jane identifikuar ne familjet e perzgjedhura. Periudha e zbatimit te studimit do te jete viti 2008 deri ne fund te 2009-es. Realizimi i ketij projekti konsiderohet i domosdoshem per te pasur evidenca te bazuara shkencerisht, me qellim orientimin e duhur te politikave shendetesore. Lindjet, vdekshmeria nen 5 vjeç, perdorimi i metodave kontraceptive, mbulesa vaksinale, kujdesi per gruan shtatzene, femijet, ushqyerja me gji, semundjet seksualisht te transmetueshme, do te jene pikat prioritare te studimit. Po ashtu, eshte perpunuar nje set indikatoresh, duke u bazuar edhe ne Studimin e Shendetit Riprodhues te vitit 2001. "Ministria e Shendetesise eshte duke punuar per ngritjen e nje sistemi informacioni te integruar ne te gjitha nivelet e sherbimit", sqaroi dje zyrtarisht Shendetesia. Ministria e Shendetesise ka rolin drejtues dhe mbikeqyres ne tere procesin e zbatimit te Studimit Demografik Shendetesor, nderkohe qe agjencite zbatuese do te jene INSTAT-i dhe ISHP-ja. Ky studim mbeshtetet financiarisht nga USAID, UNICEF, UNFPA dhe Kooperacioni Zviceran. Kompania "Macro International Inc" e mbeshtet teknikisht Institutin e Shendetit Publik dhe INSTAT-in konform te gjitha kritereve e standardeve. Vlera e ketij studimi te rendesishem parashikohet te jete rreth 1.7 milione USD.
Demografia
Studimi i fundit demografik raporton se mosha mesatare e popullsise se Shqiperise eshte 29 vjeç. Statistikat raportohen nga Ministria e Shendetesise. Sipas ketyre te dhenave, rezulton se popullsia vendase eshte e re. "Mosha mesatare e saj eshte 29 vjeç, nderkohe qe 29.5 per qind e saj eshte ne moshen nen 15 vjeç", thuhet ne statistikat e Shendetesise. Sipas projeksioneve te popullsise, jetegjatesia mesatare eshte 74 vjeç. Ashtu si ne shumicen e vendeve te botes, femrat jetojne me gjate sesa meshkujt. Ne Shqiperi, jetegjatesia per meshkujt eshte 72.5 vjeç, ndersa jetegjatesia per femrat eshte 77.5 vjeç. Sipas specialisteve, keto tregues jane te njejte me vende te zhvilluara dhe, nga ana tjeter, tregues si vdekshmeria foshnjore, vdekshmeria amtare dhe treguesi i semundjeve akute jane te krahasueshme me vendet ne zhvillim. Nderkohe qe po sipas ketyre statistikave rezulton se shifrat e vdekjeve foshnjore, deri 1 vjeç, nuk jane teper te larta, kjo e krahasuar me BE-ne.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 612 here.
'
Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve.
Mengjesi
Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|