Kryesocialisti Ligji i SHISH po na fut ne sherr me NATO dhe SHBA. I lumtur, qe projekti mizerabel u terhoq
Sipas ligjit, cdo dhurim gjaku behet nen monitorimin e rrepte te strukturave te shtetit
TIRANE - Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i eshte pergjigjur dje per here te pare, akuzave te bera nga ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, per perdorim substancash te dyshimta, duke deklaruar se ka mbi shtate vite qe jep rregullisht gjak, qe do te thote se prej kohesh eshte nen monitorimin e strukturave te shtetit.
Ne kete menyre, ai ka dhene pergjigje per sfiden dhe akuzat e bera nga ministri i Ekonomise se nese kreu i PS do te bente analizat e gjakut, atehere do te jape doreheqjen nga posti ministror.
Une kam shtate ose me shume vite qe jap gjak rregullisht dhe, sipas ligjit, cdo dhurim gjaku per ata qe kane nevoje eshte nen monitorimin e rrepte te strukturave te shtetit. Kjo eshte nje pergjigje per te kujtuar edhe njehere domosdoshmerine qe te kontribuojme te gjithe me dhurim gjaku per ata qe jane ne nevoje, deklaroi Rama.
Ne daljen e djeshme per mediat, lideri i opozites vuri theksin edhe tek ligji i SHISH, duke vleresuar se ky eshte nje projekt qe tejkalon cakun e vendimit te tyre politik. I pyetur nese deputetet socialiste do te votojne kunder, Rama tha se ne kete projekt perfshihen interesa jo vetem kombetare, por edhe strategjike.
Cenohen jo vetem interesat e vendit, por edhe interesat e partnereve tane me te medhenj, e atyre qe e moren Shqiperine per dore dhe e futen ne NATO. Te cileve, nuk ka burre ne kete vend qe te mund tu perplase deren, duke iu krijuar Shqiperise dhe shqiptareve nje sherr, per te cilin Shqiperia dhe shqiptaret, jo vetem qe nuk jane te gatshem, por per te cilin, jane absolutisht te gatshem te refuzojne kedo qe e provokon nje sherr te tille, theksoi kreu i PS.
Ndersa pyetjes se nese PS do te bashkoje votat me LSI-ne per ligjin e SHISH dhe per ta bllokuar, lideri i opozites tha se ata nuk bashkojne votat me askend. Ai sqaroi se PS voton ashtu sic e shohin te arsyeshme ne baze te parimeve dhe vlerave qe e bejne te quhen Partia Socialiste e Shqiperise.
Pastaj se kush jane te tjeret qe mbajne te njejtin qendrim, ky nuk eshte as problemi dhe as detyrimi yne. Sigurisht, qe jemi te kenaqur qe ai projekt mizerabel qe cenon interesat e vendit, qe cenon interesat dhe partneritetin strategjik me NATO-n, cenon po njesoj interesat e partneritetit me SHBA, mori pergjigjen e merituar, vijoi Rama.
Kete pergjigje, nenvizoi kryesocialisti, do ta marre edhe me te forte ne rast se kryeministri do te vazhdoje kokefortesisht te kembengule, per arsye shume te erreta, per miratimin e atij projekti ogurzi, jo thjesht per vendin, por edhe per marredhenien e vendit me NATO dhe SHBA.
Lideri i PS komentoi gjithashtu edhe negociatat qe po zhvillohen midis Rucit dhe Patozit, duke deklaruar se zgjidhja e vetme eshte transparenca dhe ajo nuk duhet zvarritur.
Per ceshtjen e hapur te krizes politike, une dua te them thjeshte dhe qarte receta e zgjedhur nga doktori, per sa i takon transparences, duke zvarritur transparencen, eshte po aq e kunder efektshme sesa receta e zgjedhur per semundjen e ekonomise qe shkon duke u thelluar. Pergjegjesine ne te dyja rastet do ta mbaje doktori, paralajmeroi Edi Rama.