Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sfidat e verteta te arsimit

Publikuar me : 02.03.2010 Ne : Politike - 604 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne kohen e ndryshimit ATA QE NXENE do te trashegojne boten, ndersa ATA QE DINE do ta gjejne veten te kompletuar plotesisht per tu perballur me nje bote qe nuk ekziston me.


- Eric Hoffer, filozof -


Arsimi yne po perjeton fazen e trete te reformimit te kurrikulit te tij. E ne kete proces ndryshimi pohohet shumecka me deshiren per te ndjekur ritmin, por duket se kjo nuk mjafton; nuk mjafton as te shpallesh arsimin si perparesi dhe te mendosh se duke permiresuar ndertesat shkollore po perball sfidat dhe po tejkalon ndarjet qe sjell kalimi drejt shoqerise se shekullit te ri.


Nuk mjafton pasi shkolla e eres numerike (dixhitale) eshte shkolla e shoqerise ku sasi te konsiderueshme informacioni dhe dijesh arrihen nepermjet teknologjive te informimit dhe komunikimit (TIK).


Por eshte edhe shkolla e shoqerise ku kapacitetet per ta arritur, perdorur dhe pervetesuar informacionin jane te pabarabarta per grupet dhe per rajonet e ndryshme, cka po krijon ndarjen e re ndermjet atyre qe perfitojne potenciale te shumefishta nga rrjetet numerike dhe atyre qe nuk i kane keto mundesi.


Madje, po konstatohet se ndarja dixhitale po provokon nje te dyte: ndarjen ne dije, perderisa pjese te rendesishme te dijes nuk mund te arrihen nga te gjithe. Kjo ndarje e dyfishte - dixhitale dhe njohese - po behet perhere e me alarmuese.


Teknologjite e reja, pra, ne vend qe te reduktojne ndarjet mes te pafavorizuarve dhe atyre qe i kane mundesite, po rrezikojne ti zgjerojne akoma me shume ato. Çfare mund ti propozohet sistemit arsimor per te amortizuar ndikimin e ketyre ndarjeve?


Shkolla sheh, keshtu, perpara vetes ceshtjet themelore. Kjo ben qe universitetet - si qendra te kerkimit shkencor - te mos shqetesohen vetem per autonomine e tyre, por edhe per ate qe filozofi freng Jean-Francois Lyotard e ka quajtur aftesia e dijes per te bere gjera (knowledge performativity).


Pasi sa vjen e po zgjerohet ndarja ndermjet atyre qe diskutojme sot e gjithe diten - matura shteterore, alterteksti, arsimi privat, autonomia apo dicka tjeter - dhe atyre me te cilat do duhet te merremi vertet me se pari, me bindjen se problemet e shekullit te ri nuk do ti zgjidhe mendimi i shekullit te shkuar. Keshtu:

1. A eshte e gatshme shkolla te rishikoje konceptin e vjeter mbi inteligjencen si cilesi e mendjes qe nuk ndryshon, per te rrokur nje tjeter qasje per inteligjencen dhe nxenien?
Vete koncepti i inteligjences po perjeton fazen e kalimit nga inteligjenca krejtesisht kognitive ne inteligjencen e shperndare mbi larmi burimesh njohese ose jo, individuale apo te ndertuara nga shoqeria.


Modeli i meparshem e shihte inteligjencen si tipar te qendrueshem te mendjes, mbi te cilin natyra llogaritej se ndikonte shume me teper se sa ushqimi. Ky theks per pandryshueshmerine e aftesive e coi shkollen te perqendrohej me shume mbi cfare nuk mund te ndryshonte ne mendjen e te riut, se sa mbi ate qe mund te ndryshonte.


Pikepamja e vjeter per inteligjencen eshte sfiduar dhe pershtatur mjaft nga shkencetaret gjate 20 viteve te fundit, te cilet po e perceptojne ate me shume si teresia e zakoneve te mendjes qe mund te kultivohen.


Kur modeli i vjeter te lihet menjane, do te shohim te clirohen shume praktika arsimore te provuara. Shkollat do mund ta pyesin veten si te kultivojne te nxenesit aftesine rigjeneruese, intuiten ose ndjeshmerine, ne vend qe te shqetesohen per "menaxhimin e kohes" dhe strukturimin e testeve; do mund ti ndihmojne te rinjte te ndertojne inteligjencen funksionale, praktike dhe te gjere, duke u perqendruar me pak mbi mesimet e pafundme rreth gjerave, duke i transmetuar, analizuar dhe shpjeguar ato vazhdimisht.


Sot, gjithnje e me shume, po merren parasysh veprimi i nxenesit dhe ndertimet e tij mendore, permasat shoqerore dhe kulturore te nxenies, bashke me natyren kontekstuale te saj. Modelet e medha gjeneruese dhe te njesuara te nxenies po ngjallin gjithnje e me pak interes.


"Te rralle jane sot kerkuesit ne psikologjine arsimore qe do donin te identifikoheshin si bihevioriste, konstruktiviste, kognitiviste, funksionaliste apo dicka tjeter. Ajo qe u intereson sot psikologeve nuk eshte me Nxenia me N te madhe, si objekt i percaktuar dhe i pandryshueshem, por, pikerisht, aspektet shkencore te ketij problemi te vendosura ne nje kontekst te dhene" - thote É. Bourgeois (Teorite e nxenies: Pak histori ...).


2. A eshte e gatshme shkolla te ndryshoje modelin e Auguste Comte per disiplinat shkollore? Nese po, ku duhet te jete fokusi i dijeve disiplinore?


Organizimi i dijeve ne sistemin e ngurte te disiplinave shkencore, dizenjuar nga A. Comte - qe klasifikonte 6 disiplina me pikenisje matematiken dhe skaj sociologjine - ka dale nga moda.


Sepse disiplina te reja lindin rregullisht dhe revolucionarizojne paradigmat shkencore te pranuara. Per te thene nje prej tyre po i referohem fraktaleve te Mandelbrot qe po vene ne diskutim gjeometrine e letrave te palosura qe femijet i presin ne shkollen fillore.


Nga ana tjeter, vete shkolla do kohe te integroje dijet e reja. Te shumta qene pengesat qe njohu teoria e relativitetit e Ajnshtajnit perpara se te futej p.sh., deri ne programet e Shkolles Politeknike ne France 31 vjet pas formulimit te saj si teori.


Shnderrimet e shoqerive te sotme dhe evolucioni i dijeve jane madhore dhe peshtjellojne vazhdimisht permbajtjet e nxenies ne shkollen, qe bazohet tradicionalisht mbi parimin e transmetimit te dijeve te fiksuara dhe te pandikuara nga rrjedha e kohes.


Por edhe disiplinat shkollore nuk mund te izolohen me si ishuj te vegjel neper programe studimi dhe vite shkollore. Tani dialogu ndermjet tyre eshte bere i paevitueshem. Rigrupimi ne fusha nxenieje kerkon qasjet nderdisiplinore.


Futja e situatave per nxenien aktive detyron perdorimin e burimeve qe mobilizojne dije me origjina disiplinore te ndryshme, por dhe te burimeve te tjera me natyre materiale, njerezore, trupore dhe konative (emocionale-volitive) etj.


Ka ndryshuar deri statusi i dijeve shkollore; ato nuk jane me absolute dhe nuk perbejne me prurjet (inputet) e vetme per programet e studimit, as dhe te vetmin objekt te nxenies shkollore. Per me teper, kur ka te dhena te qarta qe tregojne se kontakti me sistemet platonike abstrakte si algjebra, nuk i bejne te rinjte me te zgjuar.


Nje studim madhor i David Perkins-it te Harvardit (Arsimi post fillor ndikon pak ne arsyetimin informal) - nje figure e shquar kjo ne boten e "inteligjencen qe mund ta nxesh" (learned inteligjence) - ka treguar se pas shkolles fillore arsimi thuajse nuk ndikon mbi menyren si mendojne njerezit ne jeten e perditshme kur jane jashte fushes se tyre te specializimit.


Kur atyre iu kerkua te mendojne rreth nje ceshtjeje shoqerore te pergjithshme, te tille si ndikimi i dhunes televizive mbi sjelljen e njerezve, u konstatua se as kater vitet e shkolles se mesme, as tre vitet ne arsimin e larte dhe as tre vitet pas perfundimit te tij, nuk bene dot dallimin ne cilesine e te menduarit te personave (sqarim: nese studentet e diplomuar mendojne me mire se adoleshentet 15 vjecare, kjo vjen, jo pse kane konsumuar me shume vite arsimimi, por se jane nje grup mjaft i perzgjedhur). Kjo eshte tronditese, por eshte e vertete.


Ato 7000 ore (ose afersisht aq) te shpenzuara pas fillores per te shkruar ese, per te ndertuar grafike dhe zgjidhur ekuacione nuk e kane permiresuar menyren sipas te ciles mendojne te rinjte 18 vjec, kur ata jane jashte klases ose salles se provimit.


E, nese gjeometria, perkthimet mekanike ose shumecka tjeter, nuk perdoren kaq shume ne vetvete dhe nuk ju ndihmojne te mendoni me mire ne jeten reale, atehere, saktesisht, per cfare qellimi zhvillohen?


A eshte e gatshme shkolla te distancohet nga koncepti i copetimit dhe i vecimit te permbajtjeve te nxenies?


Punedhenesit, gjate dekades se fundit, po zbatojne nje organizim te punes qe shkolla duket se nuk eshte ende e gatshme ta kuptoje dhe ti pergjigjet.


Kurrikuli, qe organizon permbajtjet e nxenies shkollore sipas nje hierarkie mikro ceshtjesh (pedagogjia me objektiva), eshte fare prane modelit te F. Taylor, per "ndarjen e punes ne mikro njesi" (ne shek. XX, puna organizohej ne formen e detyrave individuale dhe elementare). Ky zberthim i detyres ne porcione te vogla, te perseritshme dhe jashte kontekstit ishte baza e punes ne sistemin zinxhir, zbatimi i te cilit eshte konvejeri ne uzine - ironizuar mjeshterisht nga Ch. Çhaplin ne "Kohet moderne".


Sot po zhvillohen qasje te tjera ne mjediset e punes. P.sh., ne uzinat e reja te montimit te automobilave SMART puna eshte organizuar ne skuadra shumedisiplinore qe grupojne specialiste te fushave te ndryshme te ndertimit te automobilave.


Skuadra monton automobilin, zgjidh te gjithe problemet, menaxhon projektin si nje te tere deri ne vleresimin e cilesise se automjetit te perfunduar. Keshtu, montimi behet projekti i skuadres per nje kohe te caktuar.


Kjo qasje globale, nderdisiplinore, nepermjet projektit dhe si pergjegjesi e skuadres, i kthen teresisht krahet ndarjes se punes sipas kendshikimit te F. Taylorit.


Pedagogjia e kontrollit e zhvilluar nga Benjamin Bloom (1968) dhe pedagogjia me objektivave (si nje teknologji, si nje mjet veprimi dhe mendimi), qe i pergjigjen ketij modeli organizativ te punes, nuk jane me te pershtatshme per organizimin aktual te punes, organizim qe po fiton terren perhere e me shume neper ndermarrje. Sot bota e punes i ben thirrje shkolles dhe i kerkon ti formoje ndryshe njerezit.


Orientimet ne kurrikul mund tu japin pergjigje ketyre shembujve dhe mjaft te tjereve qe vetem po i permend: barazia e shanseve, analfabetizmi funksional, violenca ne mjediset shkollore, lufterat dhe gjenocidi, shkollimi i vajzave, formimi i mesuesve etj.


Shoqeria evoluon dhe pergatitet per tiu pershtatur devijimeve qe e peshtjellojne, duke riorganizuar themelet, duke ripercaktuar perspektivat dhe qellimet e saj, cka kerkon nga te gjithe - nga ministri i arsimit, drejtori i shkolles deri te mesuesi i klases - te zhvillojne nje vizion imponues per nxenien e shekullit te ri, ta komunikojne ate me pasion dhe te mundesojne qe ky vizion te konkretizohet ne te gjithe nivelet e sistemit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit