Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shakaja e Berluskonit, reagon Berisha: Gazetaret tona, plot sharm

Publikuar me : 15.02.2010 Ne : Kuriozitete - 477 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas indinjates se gazetareve, shkrimtareve dhe intelektualeve per shakane pa kripe te Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni se pranojne nga Shqiperia vetem vajza te bukura. Kryeministri yne i doli ne mbrojtje Kavalierit, duke thene se gazetaret tona ishin plot sharm, ndaj Berluskoni si rezistoi dot. Gjate takimit me grupin parlametar demokrat, Sali Berisha u shpreh:

"Perballe nesh ishin tre gazetare shqiptare, te pashme. Kryeministri Berluskoni u beri nje kompliment qe padrejtesisht ka ngjallur nje keqkuptim. Ne rast se Silvio Berluskoni beri nje kompliment ne drejtim te tyre, ishte sepse audienca ishte mashkullore dhe keto nuk mund te mohoj se nuk binin ne sy. Pastaj une i ftova te benim nje foto bashkarisht".

Me tej shtoi se "ky ishte historiku i shakase se tij... Po cila ishte pergjegjesi e tij nese keto tre zonja spikasnin me sharmin e tyre dhe hiret e tyre?"




*****


Gazetare dhe artiste, leter te hapur Kryeministrit Berluskoni


Po te mos ishte per deklaratat ironizuese te Kryeministrit italian, vizita e homologut te tij shqiptar, Sali Berisha, me 12 shkurt ndoshta do te kalonte pa u vene re.

Por ne konferencen per shtyp, ndersa po flitej per luften e atyre qe demtojne imazhin, skafet, gomonet, Berluskoni pohoi: "Do te bejme nje perjashtim per ke na sjell vajza te bukura".

Edhe pse Kryeministri italian spikat per deklaratat e tij fatkeqe, vleresojme se ajo cka ka deklaruar ai, eshte nje deklarate ofenduese, ne adrese te grave shqiptare, qe jetojne dhe punojne ndershmerisht ne Itali dhe Shqiperi, si dhe nje tallje me nje nga plaget me te renda sociale, te tranzicionit demokratik shqiptar: trafiku i qenieve njerezore.

Kryeministri italian duhet te jete ne dijeni se tashme ka kush i con ne Itali "vajzat e bukura shqiptare" dhe i vendos ne pune si mish i fresket ne rruget e Italise, ose ne qendrat e rreme estetike, ku te kamurit e Italise, i perdorin ato per tu cliruar nga pesha e rende e punes dhe pergjegjesise.

Jane trafikantet e qenieve njerezore dhe krimi i organizuar qe menaxhon shfrytezimin e prostitucionit.

Te ngresh nje argument kaq delikat dhe te dhimbshem, permes batutave pa vend, seksiste dhe maskiliste, fyen punen dhe perpjekjen e atyre te cilet luftojne qe gruaja te mos trajtohet si nje send, por te kete te drejta te barabarta.

Por lendon edhe ato familje shqiptare te prekura nga drama e nje vajze te rrembyer, dhunuar, izoluara, ndonjehere e humbur pergjithmone.

Jemi thellesisht te keqardhur dhe te hidheruar qe Kryeministri i vendit ku jetojme dhe aspirojme per tu bere nenshtetas, te shfaqe nje qendrim tejmase ofendues, ne adrese te vendit tone te origjines dhe jep nje imazh kaq te prapambetur te Italise.

I kerkojme zyrtarisht ndjese te gjitha grave shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Itali.

Irida Cami- Gazetare

Keti Bicoku - Gazetare

Brunilda Ternova - Gazetare, perkthyese

Migena Proi - Gazetare, shkrimtare

Arta Nikaj - Presidente e Shoqates Studentore Shqiptare, Firence

Galdiola Jahoj - Shoqata shqiptare "Rilindja", Arezzo

Ermelinda Nikaj Mundija - "AlbaPrato", shoqata shqiptare, Prato

Anila Murataj - zevendespresidente e Shoqates Shqiptare Juvenilja, Forlì

Liljana Picari - Presidentja e shoqates "Te integrohemi se bashku", Cervia

Sonila Reka - ASAP, Shoqata e Studenteve Shqiptare, Peruxhia

Arlid Hajro - Lidhja e Shkrimtareve ne Toskana

Ismail Ademi - Konsulent nderkulturor

Olti Buzi - Redaktor i "Albanianews"

Darien Levani - Shkrimtar

Alban Trungu - "Albamedia"

Emila Markgjonaj - Psikologe

Ledia Miraka - Avokate

Artan Shabani - Artiste shqiptare

Edi Muka - Kurator arti Zvicer

Joa Ljungberg - Kurator arti Zvicer

Gaia Fugazza - Artiste, France

Dr. Gezim Alpion, Universiteti Birmingham (UK)

Durim Lika - Shoqata "Scanderbeg", Parma

Sisley Xhafa - Artiste SHBA


*****




Elvira Dones i shkruan Berluskonit: "Ne emer te vajzave te bukura"


Shkrimtarja dhe gazetarja shqiptare i pergjigjet batutes se Berluskonit ne gazeten italiane "La Repubblica"



I nderuar Zoti Kryeminister,


Ju shkruaj nepermjet nje gazete qe ju nuk lexoni, megjithate disa fjale ndjej nevojen tjua them, sepse te premten humori juaj shperfilles preku njerez qe per mua jane te shtrenjte: "vajzat e bukura shqiptare".


Ne kohen qe kryeministri i vendit tim, Sali Berisha, konfirmonte angazhimin e qeverise se tij ne luften kunder kontrabandisteve, ju vute ne dukje se "mund te bejme nje perjashtim per ata qe sjellin vajza te bukura."


Ato "vajza te bukura" une i kam takuar. Kam takuar me dhjetra syresh, naten dhe diten, fshehtas tutoreve te tyre, i kam ndjekur nga Garbanjate Milaneze gjer ne Sicili. Ato vajza me kane rrefyer copa nga jetet e tyre te percudnuara, te abuzuara, te shkaterruara. "Steles" padronet e saj i paten gdhendur mbi stomak nje fjale: kurve. Ishte e bukur, Stela, shume e bukur, por kish vetem nje "te mete": e rrembyer ne Shqiperi dhe e prure ne Itali, kundershtonte te dilte ne trotuar. Pas nje muaji perdhunimesh kolektive nga poncot shqiptare dhe ortaket e tyre italiane, iu desh te thyhej. Ajo vajze njohu trotuaret e Piemontes, Lacios, Ligurias e keshtu me radhe. Dhe vetem me pas - tre vjet me vone - vendosen tia skalitnin zanatin mbi lekure: thjesht per argetim, thjesht per teke.


Asokohe ishte aq e bukur ajo jete e re, nje hyjni. Sot eshte vec nje nga te perhumburit, te shtyret ne cepat e njerezimit. "Stela" nuk do te dashuroje me kurre, e askurre do te behet nene e gjyshe. Fjala "kurve" mbi bark i ka shuar cdo dritez shprese dhe besimi tek njeriu, kerdia e klienteve dhe e tutoreve i kane shkaterruar mitren.

Mbi "vajzat e bukura" kam shkruar nje roman, botuar ne Itali me titullin "Sole bruciato", ne gjuhen time ka titullin "Yjet nuk vishen keshtu". Vite me pas, xhirova nje dokumentar per televizionin zviceran: u vura ne gjurmet e nje tjetre vajze te bukur, Brunilda quhej, i ati me qe pergjeruar mes lotesh te hetoja per te. Ishte nje baba si shume baballare shqiptare vajzat e te cileve ishin zhdukur, rrembyer, sakatuar dhe varur me koke poshte ne thertore jashte perdorimi sepse guxonin te rebeloheshin. Ai burre ishte baba si ju, z. Kryeminister, vetem se i pafat. Dhe ende nuk e gelltit dot faktin qe vajzen e ka humbur pergjithmone, se ndoshta gjendet e fundosur ne det ose e ekzekutuar ne ndonje skute periferie. Ai kembengul te shpresoje, enderron mrekulline. Histori e gjate kjo, z. Kryeminister...

Nese do te isha e sigurt se me keta rreshta do te fitoja vemendjen tuaj do tju dergoja nje kopje te librit per te cilin ju fola me siper; ose te dokumentarit. Apo do te shkembeja me ju disa fjale, me deshire. Por nje hollesi duhet ta dini qe tani, z. Kryeminister: komenteve pa kripe e kam zakon tu pergjigjem, e jo ti gelltis.

Keshtu, nuk mund te mos jua shkruaja kete leter te hapur: ne emer te Stelave, Biankave, Brunildave dhe ne emer te familjeve te tyre. Pergjate njezet vitesh tranzicioni te veshtire, Shqiperia i ka shkaktuar vetes shume vuajte e plage, por ne popull po rritet e forcohet shpresa e vullneti qe me ne fund te eci drejt, me koken lart. Dhe me lejoni tjua bej te qarte: Shqiperia nuk ka me durim, e asfare deshire, qe ti gelltise poshterimet falas.


Dhe ju, nese do ti jepnit mbroth te mos percudnonit dramat njerezore e ti perdornit ato si material per batuta vulgare mejhanesh, do te kishit vetem dobi.




Zoti Berisha: A mund te komentosh keto foto te mikut te madh te shqiptareve


(shiko galeri foto)

Jemi te gjithe deshmitare te merise se madhe qe e ka zene kryeministrin e Shqipnise me disa foto-nudo te rivalit te tij politik Edi Rames. Shyqyr qe televizori ka ekran se do na vinin fytyres sterklat e ulerimave te gjysh Saliut per Edvin lakuriqin qe bredh plazheve, qe merr ne qafe grate etj. Edhe zemerimin e Jozefines te shprehur qarte dhe prere me fjalet "na e shpifen burrat lakuriq" e kemi akoma ne vesh e ne sy.


Aq shume e shqeteson sjellja e Rames me grate Saliun sa mbajti dhe ate fjalimin-horror ne Parlament dhe i nxorri te gjithe klonet e tij me rradhe te thoshin idiotesira publike. Per muaj me rradhe breket e Edvin lakuriqit nuk u ndaheshin nga goja politikaneve te medhenj te Tiranes.


Dhe ne i besuam. Po, po. I besuam sepse ne fakt, Saliu eshte tip i besueshem qe ia ka bere kaq vend vetes ne kete fushe.

Mirepo qe pas takimit me Berluskonin, nje pyetje na shqeteson. A ka ndonje koment Saliu per fotot e Berluskonit ne Vila Certosa, ato qe i botuan mediat europiane para ca muajsh e qe mund ti shikoni edhe ne kete faqe?

Berluskoni more zoti Sali, i ka bere keto turpe duke qene dhe burre i martuar. Madje nuk i ka hequr breket me nje, po me disa femra njeheresh sic e ke pare edhe ti ne keto fotot qe bene xhiron e planetit. Madje nuk ka vetem keto foto, por ka dhe nje njeqind histori te tjera skandalesh me femra, nuditete, breke, madje dhe histori te miturash qe i sollen dhe letren publike te revoltes se bashkeshortes.. Ti i di te gjitha keto, se nuk te shpeton gje ty, sidomos nga keto punet e grave..

Atehere si ta kuptojme o gjysh Saliu kete mendjen tende atehere? Pse e mban Silvion me hater o burre xhanani? Dhe qe ta kuptojne analistet qe nuk te lene fjale pa ta anlizuar ti je konservator apo ultraliberal? Je mbrojtes i familjes apo je karagjoz kazermash? Do na i shpjegosh pak pse Silvio lakuriqi qenka "mik i madh i shqiptareve", kurse Edvin lakuriqi qenka "armik i madh i shqiptareve"?

Aman, fole nje fjale me peshe nga ato te tuat qe zene shume vend, edhe per kete kontradikte te madhe qe na ka lene pa gjume. Edhe po nuk fole, ska gje.. Njesoj eshte.




Berluskoni: Pranojme vetem vajza te bukura...!

"Ne do te beje nje perjashtim per ata qe sjellin vajza te bukura". Keshtu tha Kryeministri Silvio Berlusconi, me ironi, ne perfundim te konferences se perbashket per shtyp me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Ne fakt Kryeministri, sapo i kishte premtuar se deri ne fundit te qeverisjes se tij nuk do te hiqej ligji i moratoriumit te skafeve. "Une nuk dua qe trafikantet te mbysin shqiptaret ne det", tha Berisha. Tallet Berlusconi: "Mund te bejme nje perjashtim, lejohen vetem ata qe sjellin vajza te bukura".


Kavalieri eshte treguar ironik edhe me gazetaret shqiptare qe ndiqnin konferencen.
Gjate fotos zyrtare te shterngimit te duarve mes dy homologeve, Berisha eshte shprehur se "kjo eshte fotoja me e bukur e dites se sotme"- "E pra nese do te ishte edhe ata ....", shton Berluskoni, duke treguar me koke nga rreshti i gazetareve. Nje tjeter mundesi fotoje, dhe Berluskoni nuk i le shakate "ju e dini se une jam beqar...".

(vidio: shakaja e Berluskonit)

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit