Gjirokaster- Nje grup ekspertesh, me specialiste gjeologe ka mberritur tani ne rrenojat e pallatit te shembur ne Gjirokaster dhe ka nisur nga puna per te bere vleresimin e situates.
Sipas burimeve nga vendngjarja mesohet se ata jane te angazhuar te kryejne punimet, matjet dhe studimet perkatese per pet zbulaur shkaqet qe cuan ne rrezimin e pallatit 5 katesh ne lagjen *11 janari* ne Gjirokaster.
Nga te dhenat e para behet me dije se fillimisht do te hartohet nje raport paraprake per percaktimin e shkaqeve dhe me pas, premtohet se deri ne fund te javes do te jete gati edhe konkluzioni final.
Eksperet do te perqendrohen ne pallatin e tragjedise, por pjese e studimit te tyre do te jete e gjithe zona, perberja gjeologjike mbi te cilen jane bere ndertimet per te kuptuar nese ka ndonje tjeter rrezik apo jo.