Publikuar me : 21.08.2008 Ne :
Sport - 364 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Ukrainasi mund te ike nga Celsi ne forme huazimi gratis. Abramovici pranon oferten e Berluskonit
Fitoi Silvio Berluskoni, edhe kete here. Ishin dy blerjet e deshiruara nga padroni i Milanit: Ronaldinjo dhe Andrei Shevcenko. Ne kete pike edhe objektivi i dyte duket se u arrit, sepse Andrei Shevcenko, ndoshta qe sot, ose e shumtaneser, mund t'i mbylle marredheniet e tij me Celsin dhe te shkoje ne Milano per t'i dhene jete fazes se dyte kuqezi.
KONTAKTI - Vendimtare per pershpejtimin e papritur te bisedimeve, qe dukeshin te mbyllura pergjithnje pas shume refuzimeve te Celsit, si me formulen e huazimit, tani e pranuar, ashtu edhe me riblerjen perfundimtare te lojtarit nga ana e Milanit, ka qene takimi mes Roman Abramovicit dhe Silvio Berluskonit, te premten e shkuar ne "Villa Certosa" ne Sardenje. Nje vizite kortezie, e para e miliarderit rus te kryeministri italian, nje dreke me biseda te ndryshme, qe nuk mund te mos prekte as nje argument qe i kishte mbetur ne zemer padronit te shtepise: rikthimi te Milan, i atij qe e konsideronte thuajse nje djale te vetin.
KONTRATA - Kerkesa e Berluskonit mund ta kete shtyre Abramovicin te jape "OK"-in e rikthimit te ukrainasit ne Milano, me formulen e huazimit, qe ne fillim nuk ishte vleresuar as nga lojtari. Por, ne kete rast, Sheva nuk do te merret me kontraten. Nga ana tjeter, Celsi, pas takimit mes pronareve te dy klubeve, eshte bere doreleshuar: do t'ia huazoje Milanit lojtarin dhe do te ndihmoje edhe ne pagesen e rroges, qe shkon rreth 6.5 milione euro. Pak a shume e njejta shifer qe sulmuesi merrte te Milani, para se te vendoste, ne pranveren e 2006-es te ndryshonte klub.
PERJASHTIM - Ky rast eshte i ngjashem me huazimin e Krespos. Por ne kete situate, jo gjithcka mbeti ne duart e dy klubeve: deshira e Shevcenkos per t'u kthyer ne shtepi ishte vendimtare dhe pesoi nje pershpejtim te forte ne keto dite. Te shtunen, Felipe Skolari as qe e thirri Shevcenkon per ndeshjen e se dieles me Portsmuthin. Te dielen Andrei ishte jashte "lojes" dhe me humor te keq. Ishte ky fakt klasik, episodi final qe coi te levizja: i ndergjegjshem nga bisedimet e shpeshta te Berluskonit ne Sardenje, Sheva vendosi te nxitoje aq sa kishte mundesi.
KOHA - Shevcenko ishte ne Ukraine, kur dje kombetarja e tij luajti nje ndeshje miqesore kunder Polonise ne Lviv. Do te kthehet ne Londer pas ndeshjes, pastaj ne Milano per ta mbyllur sa me pare kete histori te gjate. Por, tashme, pak detaje e ndajne nga Milani. Mes detajeve per t'u mbyllur, eshte numri i fanelles, duke pare qe "7-a" historike e Sheves, iu dorezua Patos. Ka mundesi qe sulmuesin ta marre 76-n, vitlindja e tij. Por s'eshte kjo gje ajo qe i prish shume pune.