Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
   - Indeksi    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Politike    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Ekonomi dhe Biznes    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kulture    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kuriozitete    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Shendeti    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Sport    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Rajoni    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kronike    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Krimi    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Ceshtje Misterioze Lajmet ne RSS !
 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Shima, dalin veprat kunder diktatures

Publikuar me : 03.07.2009 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 455 here.

Piktori Alush Shima publikon per here te pare nje katalog me 500 pune ne grafike. Punet e krijuara ne vitet '70-'90-te, ne disa cikle. Me i veçanti, cikli per diktatorin: "Pasqyron nje lloj urrejtje dhe nje lloj refuzimi, gjera qe ne ate kohe nuk i thosha dot publikisht"


Nese pikturat e Alush Shimes do te kishin qene femije, do kishin lindur dy here. Te paren here ne vitet '70-te, kur vete regjimi komunist ishte i mbarsur me perdhune, ato po lindnin te fshehura ne arka te sigurta, ne tavanet e shtepise se piktorit. Aty do te qendronin deri ne fillim te viteve '90-te. Ndersa jeta e dyte vjen pas viteve '90-te, kur dolen nga qoshket ku ishin strukur.


Aty do te fillonte dhe jeta e pritjes. Piktori Shima thote se, dikur, kur i krijonte, nuk i shkonte ne mendje qe nje dite ato do te ekspozoheshin, ndersa pas renies se sistemit do te priste momentin e duhur per t'i bere publike. Momenti perkon me pervjetorin e 20-te te renies se Murit te Berlinit, simbolin e shembjes se sistemeve komuniste ne gjithe Evropen.


Kush me mire se nje artist dhe vepra e tij mund te dokumentojne se çfare ka ndodhur ne ate kohe?
Kete gje synon te tregoje edhe katalogu i puneve te piktorit Alush Shima, i cili do te publikohet ne muajt e fundit te 2009-es.


"Jane pune qe jane krijuar gjate periudhes se komunizmit, por jane pune kunder komunizmit. Ështe nje lloj disidence e heshtur, nje pasqyrim i atij realiteti ashtu si e kam pare dhe e perjetuar une", - shpjegon Shima.


Pjesa me e rendesishme e ketij albumi i takon nje cikli te veçante, cikel te cilin ai e cileson "cikli i diktatorit". Jane rreth 25 pune ne grafike, ne te cilat jep menyren se si e ka pare diktatorin. "Ështe nje cikel i veçante, sepse pasqyron nje lloj urrejtje, moskenaqesie dhe nje lloj refuzimi.


Shkurt, shume gjera qe ne ate kohe nuk i thosha dot publikisht". E me keto gjera nenkupton menyren se si e ka paraqitur udheheqesin, here si gomar, here si buf e here si monster. "Kam perdorur shume forma, por sa e sheh, e kupton qe eshte ai", - thote Shima.


Per shembull, nje nga grafikat e perzgjedhura per t'u botuar ne kete cikel eshte edhe "Mbreti i terrorit", nje pune qe i takon vitit 1973. Ne nje veshtrim te pare veren nje buf me nje trup te madh njeriu dhe te lind pyetja se si mund te lidhet figura e nje mbreti me ate te nje bufi. Por, ne nje veshtrim te dyte kupton se lidhja ekziston. Ne kraharorin e bufit shquhet nje profil njeriu, ne ngjyre te zeze.


Nje profil qe duket shume i njohur. Dhe pas disa sekondash, ky portret familjar lidhet me nje emer, me ate te diktatorit (duke nenkuptuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha). Pas kesaj figure perplasin krahet dy te tjere, ndersa "mbreti" me doren e djathte shtyp koken e nje bufi te vogel te mbeshtjelle me gazete, qe gjendet ne kembet e tij.


Ne kete cikel ka edhe pune qe nuk lidhen drejtperdrejt me diktatorin, por pasqyrojne sistemin qeverises. "Per shembull, puna "Gjyqtari", qe tregon tre gomare para tavolines. Une them "Gjyqtari", se me te vertete ne ate kohe gjyqtaret ishin "gomare". S'kishte gjyqtar qe te merrte nje vendim pa i ardhur letra nga Komiteti i Partise", - tregon ai per njeren nga keto pune.


Por, ndersa diktatori ishte vetem nje, me mijera ishin ata qe ai dergoi ne burgje, kampe pune apo i beri te vuajne edhe pa i degdisur ne vende te tilla. Punet qe lidhen me kete pjese i ka grumbulluar ne nje cikel tjeter, qe mban emrin "Apokalips" dhe per te cilin Shima thekson se nuk eshte ai "Apokalipsi" i Bibles, por '"Apokalipsi' i atyre qe e jetuan". Dhe kete lloj apokalipsi ai e sheh tek njerezit e thjeshte, tek artisti, shkrimtari, punetori dhe fshatari.


"Jane te gjithe, por nuk i dallon dot qe te thuash se ky eshte artisti, sepse une nuk flas ne keto grafika asnjehere me personazhe reale. I trajtoj ne sensin mbarenjerezor. Fryma me te cilen jane ndertuar eshte tej kohes. Ky lloj apokalipsi vlen edhe per nje diktature qe eshte ne Kongo apo diku tjeter. Ështe nje pergjithesim i diktatures, qe nuk i perket vetem nje vendi", - shpjegon.


Ketij cikli i perket edhe grafika "Pas hekurave", e cila mban daten 1973. Nje figure e zymte e nje te burgosuri, i cili po ha ne nje pjate, qe thuajse nuk ka asgje. Burri duket i kerrusur jo nga mosha, por nga vuajtjet.


Tej, mbi koken e tij, duket dritarja e vogel e qelise, prej se ciles drita copetohet nga hekurat e vendosur ne formen e kryqit.
Po ketij cikli i perket edhe nje nudo. Nje nudo jo e bukur, po e shperfytyruar nga dhimbja. Nje trup femre qe mban ne duar koken e saj te paforme. Poshte, ne kembet e zbathura, zvarritet nje breshke.


Shima ka guxuar me shume se kaq. Ështe marre edhe me burgun, paçka se atij nuk iu kanos ndonjehere ky rrezik.


Megjithate, niset nga pozita e atij qe do t'i burgosnin familjare dhe miq, mes te cileve veçon piktorin dhe mikun e tij, Ali Oseku. Qenien e tyre ne burg e ka paraqitur ne nje cikel te plote grafikash, me emrin "Cikli i burgut". Ne fakt, grafika eshte nje fjale qe nuk i perkufizon keto pune.


"Me shume se sa grafike, ato jane vizatime me laps. Me akuarel me pastel, me boje kine. Keto mund te quhen piktura ne leter, por edhe keshtu nuk eshte e sakte. Do t'i quaja teknika mikse", - thote Shima.
Por, 500 faqet e albumit qe mban emrin "Alush Shima", nuk do te mbushen vetem me keto tre cikle.


"Per te mos servirur nje album te zymte, kam perfshire edhe cikle te tjere", - thote, ketu permend ciklin me tema nga jeta, nudo apo edhe pune qe pasqyroje kooperativistet, por jo ashtu siç i donte socrealizmi, por si i shihte Alush Shima.


"Ështe kendveshtrimi me te cilin une kam pare artin dhe diktaturen ne kohen qe te tjeret benin ate lloj pikture qe eshte e ekspozuar ne Galerine e Arteve. Ështe nje perjetim krejtesisht personal", - shpjegon ai.


Po ku i ka ruajtur keto pune qe nisen te krijoheshin ne vitet '70-te? Kjo eshte nje histori me vete. Artisti mendohet nje hop dhe pergjigjet: "Ne disa arka ne tavanin e shtepise", sado qe ishin teper te vogla per punet e tij, pasi nuk mund mbanin nje pune qe kishte permasa mbi nje meter.


Edhe per kete kishte gjetur nje zgjidhje. "Nje pjese te puneve, per t'i ruajtur, i kam prere ne mes. Dhe ato ekzistoje te prera. Letra eshte delikate dhe demtohet shume lehte, keshtu qe isha i detyruar qe t'i palosja, t'i vendosja ne pako te medha e t'i fusja ne tavan per t'i ruajtur", - thote. Prej andej do te dilnin ne vitet '90-te dhe dy dekada me vone po botohen.


Ky lloj apokalipsi vlen edhe per nje diktature qe eshte diku tjeter. Ështe nje pergjithesim, qe nuk i perket vetem nje vendi

Ështe kendveshtrimi me te cilin une kam pare artin dhe diktaturen ne kohen qe te tjeret benin ate lloj pikture qe eshte e ekspozuar ne Galerine e Arteve. Ështe nje perjetim krejtesisht personal

"Nje pjese te puneve, per t'i ruajtur, i kam prere ne mes. Dhe ato ekzistoje te prera. Letra eshte delikate dhe demtohet shume lehte, keshtu qe isha i detyruar qe t'i palosja, t'i vendosja ne pako te medha e t'i fusja ne tavan per t'i ruajtur"






Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 92 here.

'

TIRANE - Gjate vizites se saj ne Turqi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar nje takim edhe me Presidentin e Turqise, Abdullah Gyl. Ky i fundit u shpreh se Turqia inkurajon ambicien e Shqiperise per integrim ne Bashkimin Europian, sikurse mbeshtet anetaresimin e saj ne NATO. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu kenaqesine e vizites ne nje vend me lidhje te forta historike dhe miqesore.


"Sot Shqiperia eshte...

... Lexo te gjithe artikullin »

Artikuj te tjere nga politika :
» Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise
» Vendimi, grupi i PS-se ne Kuvend per vizat
» Rama: BE-ja te mbeshtese levizjen e lire te shqiptareve
» Kuvendi kalon draftin, "shkarkohet" Bahri Shaqiri
» Vizat, BE-Shqiperise: Realizoni reformat
» Ish te perndjekurit kunder "Dites se Kujteses"
» Kriza politike, PSE: Te hapen kutite e votimit
» Shqiperia qe rri "sus"
» "Kriza ekonomike e Greqise mund te godase fqinjet"
» Deklarimi i pasurise, ish-deputete ne listen e "zeze" te ILDKP-se

Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 36 here.

'

TIRANE- Qytetaret tashme do te kene nje arsye me shume per te marre dhe ruajtur faturen per cdo blerje apo shpenzim tjeter te bere. Ne fund te vitit cdo konsumator do te plotesoje nje deklarate tatimore ne te cilen pasqyrohen te ardhurat dhe shpenzimet e tij vjetore.


Duke u bazuar ne kete deklarate organet tatimore marrin persiper kompensimin e qytetareve nese ndodh qe ai ka paguar me shume taksa nga cfare i takon.


Te...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Ekonomia dhe Biznesi :
» Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti
» Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
» Si do privatizohet "Albpetroli"
» Intervista "Kriza greke, rrezikojne fqinjet"
» Celularet Shqiptaret shpenzuan 50 mld leke gjate 2009
» FMN jep detyrat e shtepise per qeverine
» Çmimet, inflacioni kalon cdo parashikim
» Amnistia fiskale, FMN kunder
» Intervista Gorica: Pensionistet kane qene me mire ne vitin 2005
» Faturat e energjise, PS: Prokuroria te filloje hetimin

"Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 86 here.

'

Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari, theksoi se nje kategori farmacistesh keqperdorin profesionin. Problem, sidomos ne spitale

Urdhri i Farmacisteve


Farmacisti eshte garanti i fundit i dhenies se barit tek i semuri, sepse ai ka per detyre te korrigjoje dhe gabimet qe i shpetojne syrit te mjekut. Por, ne fakt, pikerisht me kete kategori bluzash te bardha ndeshen nje sere problemesh, si kequshtrimi dhe...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Shendeti
» "Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"
» Zoraqi: Ja cilat jane semundjet gjenetike me te me te perhapura
» Semundjet gjenetike, mungon parandalimi
» Violinat "Stradivarius", lufta e Sigurimit te Shtetit per ti zoteruar
» Delianat, familja qe kontribuoi per gjuhen dhe arsimin
» Anomalite, cikli menstrual edhe tek nje vajze 2-vjecare
» Matura programi per letersine edhe matematiken
» Ministria e Mbrojtjes dergon audit te Ushtaraku
» Spitali Ushtarak, vazhdon denoncimi i skandalit me barnat
» Urdhri i Farmacisteve: QKKB-ja duhet te beje kontrollet

Kapen 200 kg hashash në Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 399 here.

GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te...

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Krime :
» Kapen 200 kg hashash në Lazarat, ikin transportuesit
» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari


Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 72 here.

'

Fale tyre, prej dy dekadash tashme, ekonomia e Shqiperise shtrihet ne Greqi, ne Itali, ne thellesi te Europes, deri matane oqeanit Atlantik dhe nuk vdes.


Jane emigrantet zgjatimi i kesaj ekonomie pa fizionomi; jane te larguarit me viza dhe pa viza, kryesisht pa viza, ne nje ikje qe nuk ka shoqe ne histori, me "anijet" e ambasadave te huaja, me anijet e flotes tregtare, me skafe, me not, me toke, me zvarritje, me marshime te gjata neper male, naten, diten,...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Kultura :
» Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve
» "Makinat e dashurise" ne Pallatin e Kongreseve
» Si vishet nje tragjedi
» Nje gabim i rende urbanistik
» Dashuria e Simone de Beauvoir-it ne film
» Synge, 25 shfaqje ne Teatrin e Metropolit
» "Elektra", vetem 50 bileta para premieres
» Interes i ulet per bustin e Nolit
» Ndoc Gjetja: "Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu."
» Per hir te veprave te medha

Zv/presidenti i pare i PE mbeshtet Ramen: Qeveria te pranoje hetimin e zgjedhjeve

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 99 here.

'

STRASBURG- Ne diten e dyte te takimeve me personalitete te larta ne Strasburg, lideri socialist Edi Rama ka zhvilluar nje takim me zevendespresidentin e pare te Parlamentit Europian, Giovanni Pittella.


Ne kete takim, Rama ka marre mbeshtetjen e Pittelles per perpjekjen e opozites per hetimin e zgjedhjeve parlamentare.



Me poshte intervista e Pittelles:


Mbi te gjitha i shpreha Edi Rames mbeshtetjen e plote...

... Lexo te gjithe artikullin »

Artikuj te tjere nga Kuriozitetet :
» Zv/presidenti i pare i PE mbeshtet Ramen: Qeveria te pranoje hetimin e zgjedhjeve
» Bomba Ruzhdie, komisioneri i PS: Militante te PD na kercenuan me vdekje
» Kercenimi i komisionerit te PD, ne Ruzhdie: "Do te vras, do te fus plumbin, pis, qen..."
» Agresori, prokuroria dhe gjykata lane te lire ish-komisionerin e PD-se ne Ruzhdie
» Hetimi i zgjedhjeve, debat ne Komisionin e Ligjeve per draftet e PS-se
» Vendimi i qeverise per shitjen e aseteve, Majko: Po pastrohen para te pista
» Topi-politikes: Shihni tej debatit
» Gerdeci, familjaret e viktimave ankimojne serish vendimin ndaj Mediut
» Hetime per skandalin, 35 kutite ku dyshohet se u manipuluan zgjedhjet
» Leter zotit minister, duke lene minjte menjane

Bill Klinton, të dielën mbërrin në Kosovë

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 383 here.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, ka bere te ditur dje se te dielen Kosoven do ta vizitoje ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Kete njoftim Thaçi e beri ne mbledhjen e qeverise, nderkohe qe ftoi popullin e Kosoves te dale dhe t‘i beje nje pritje madheshtore mikut te madh te Kosoves.
Klinton vjen te dielen per te marre pjese ne inaugurimin e shtatores se tij, e cila do te zbulohet ne sheshin qe mban emrin e ish-presidentit amerikan - per nder te kontributit...

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Rajoni :
» Bill Klinton, të dielën mbërrin në Kosovë
» Acarohen raportet mes liderëve serbë
» Analistët: Fushata nuk ka sjellë risi
» Analistët: Fushata nuk ka sjellë risi
» Zgjedhjet në Kosovë, Europa: Serbët duhet të marrin pjesë
» Papandreu pro zgjerimit te BE: Ballkani, integrim brenda 20014
» Sumatra goditet nga nje termet i ri, shkon ne 500 numri i viktimave
» Një televizion boshnjak transmeton video të Mlladiçit
» Berluksoni: S‘kam bërë kurrë gafa
» Kinë, blerje rekord bonosh të thesarit amerikan


Zbulohen kandidatët, Mesi favorit për

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 398 here.

Spanja dhe Barcelona dominojne listen me nga gjashte futbolliste
Zbulohet kandidatet per çmimin "Lojtari me i Mire ne Bote" te FIFA-s per vitin 2009. Te gjithe futbollistet qe jane perfshire ne listen e vogel me 23 emra luajne ne ligat me te rendesishme europiane. "Qeveria" e futbollit boteror publikoi yjet qe do te jene ne gare per trofeun prestigjioz, vetem nje jave pasi "France Football" beri te ditur kandidatet per "Topin e Arte"....

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Sporti :
» Zbulohen kandidatët, Mesi favorit për
» Galiani: David Bekham vjen në janar
» Rikuperohet Bogdani, gati ndaj Udinezes
» Apeli fal Ndreun, ulen 5 javë pezullim
» Kosovë-Serbi, më 5 nëntor përballë FIFA-s
» Ndërmjetësimi i IOC sheshon konfliktin KOKSH-MTKRS
» Dinamo, kreu i klasifikimit kalon nga Gramozi i Canajt
» Kapitullon Vllaznia, Tirana tani -6
» Salihi vjenez, Rapidi i kerkon gola
» Kakà: Zgjodha Realin para Çelsit...



   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.01.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 131.9 136.9
USD 90.20 93.60
GBP 143.6 149.2
CAD 80.17 88.70
CHF 87.20 90.60

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com - Powered by NewsRoom v.1.2.2 - Produkt i PikaWeb © 2007-2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal.