Deputeti i PS-se, Majko nuk eshte dakord qe ne procesin e privatizimit te aseteve shteterore, pronaret te kene te drejten e parablerjes
TIRANE- Partia Socialiste hedh dyshime se procesi i privatizimit te gjithckaje shteterore lidhet me nje proces pastrimi parash te pista. Deputeti i PS-se, Pandeli Majko, ka ngritur dje shqetesimin, nje dite pasi Ministri i Ekonomise Tregtise se Energjetikes, Dritan Prifti, konfirmoi perfundimin e listes me asetet shteterore, te cilat do te nxirren ne shitje brenda nje periudhe kohore te shkurter.
Jane mbi 250 fabrika, ndermarrje apo uzina qe deri me tani kane qene prone shteterore qe do te futen ne procesin e privatizimit. Per hartimin e nje liste me te gjitha asetet, qeveria ka angazhuar rreth 100 nenpunes te administrates shteterore, ndersa me fillimin e vales se re te shitjeve te aseteve shteterore qeveria parashikon qe brenda vitit te arrije te mbledhe ne buxhet rreth 100 milione euro.
"Kjo perkthehet pak a shume me mbylljen perfundimtare te mundesise per kthim dhe kompensim ne natyre te pronareve te vjeter te Shqiperise. Kjo thellohet edhe me tutje, duke degjuar perfaqesuesit e qeverise se pronaret e vjeter ne momentin e shitjes se te ashtuquajturave prona shteterore kur jane vete pronare te siperfaqes ne fjale kane te drejten e parablerjes.
Boll dhe kaq dhe arrin te kuptosh se ne cnivel eshte sot marredhenia legale me pronen ne Republiken e Shqiperise. Ngre nje pyetje shume te rendesishme per fatin dhe ne cduar do te vene pronat qe kane dale ose qe do te dalin ne ankand per tu privatizuar.
Problemi eshte qe pronat ne Republiken e Shqiperise te mos vijne si nje proces pastrimi parash",- tha Majko. Qeveria ka vendosur qe pronareve gjate procesit te privatizimit tu njihet e drejta e parablerjes. Pra nese ndodh qe nje uzine apo fabrike te jete ndertuar mbi pronen e nje pronari te ligjshem, ky i fundit ka te drejten e parablerjes se asetit.
Por jo normale e ka quajtur deputeti Majko qendrimin e qeverise per ti dhene pronareve te drejten e parablerjes, pasi ne kete menyre, sipas tij pronaret detyrohen te blejne dicka qe eshte e tyre. Sipas vendimit te qeverise, nese nuk ka interes nga pronari, aseti shitet duke kaluar ne procedura normale te tenderimit. E njejta gje do te ndodhe me ndermarrjet te cilat jane dhene me qira.
Nderkohe investitorit do ti linde e drejta per te parablere asetin atehere kur ai ka investuar me shume se 150 per qind te vleres se saj mbi ate aset. Ne listen e shitjeve perfshihen aksionet shteterore ne Operatorin e Sistemit te Shperndarjes, Albtelekom, ARMO, etj. Nderkohe, jane me shume se 450 reparte ushtarake ne te gjithe vendin qe pritet te ndryshojne pronare ne nje periudhe te afert. Lista ka mberritur tashme ne Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes e cila do te merret edhe me shitjen e tyre.
'