Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkoder, vritet me arme 17-vjecari

Publikuar me : 09.03.2010 Ne : Kronike - 307 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Eduart Thana ka gjetur vdekjen rreth ores 18:00 te se henes teksa eshte qelluar nga nje person i paidentifikuar


Policia ben te ditur se dyshon per nje grindje te castit te adoleshentit, ndersa ka shoqeruar disa deshmitare


SHKODER - Vritet me arme zjarri nje 17-vjecar, banues ne qytetin e Shkodres. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes, teksa policia deri ne oret e vona ende nuk kishte nje piste te qarte, dhe u kufizua ne ndonje grindje mes shokesh, qe mund te kishte nisur me pare dhe qe ka vijuar me vrasjen e te riut.


Vrasja ndodhi ne lagjen "Vasil Shanto", ne hyrjen e nje lokali, pasi viktima eshte ndjekur nga autori. Deri ne oret e vona u shoqeruan rreth 8 vete per tu marre ne pyetje, teksa vijojne hetimet per te gjetur autorin.


Ngjarja


Vrasja ndodhi rreth ores 18:00 ne afersi te Trumes se Dugajve te Reja prane rruges muzeale dhe Fakultetit te Shkencave Shoqerore te Universitetit te Shkodres. Eduart Thana ka gjetur vdekjen, ndersa eshte qelluar me arme zjarri pistolete nga nje person ende i paidentifikuar.


Sipas policise, qe i referohet deshmive te grumbulluara ne vendin e ngjarjes, viktima ka qene duke levizur ne kembe dhe ndersa ecte, ka kuptuar se po ndiqej nga nje autoveture. Pasi ka kuptuar rrezikun, ai ka vrapuar drejt disa lokaleve ne anen e djathte te rruges qe te con drejt nje gjimnazi.


Djaloshi ka ngjitur shkallet e jashtme te nje lokali lojerash elektronike me internet, ne menyre qe te fshihej atje, por pa futur kembet brenda ne lokal, autori e ka mberritur duke e qelluar dhe duke e lene te plagosur. Me pas eshte larguar. Eduart Thana eshte derguar ne spital nga personat qe ndodheshin brenda lokalit, por ka gjetur vdekjen.


Hetimi


Nga ana e policise behet e ditur se po shoqerohen te gjithe personat qe ne kohen e krimit kane qene duke qarkulluar prane zones dhe qe kane pare ngjarjen. Deri ne oret e vona ishin shoqeruar rreth tete vete.


Burime nga blute bejne te ditur se sipas deshmive te marra, ka rezultuar se autori, pasi e ka ndjekur per njefare kohe me makine viktimen e tij, me pas ka dale nga makina dhe ka rendur pas tij me vrap.


Ne kete menyre ka arritur qe ta kape adoleshentin ne momentin qe ai donte te futej ne lokalin e lojerave, ne katin e dyte te nje ndertese dhe ta qelloje disa here. Teksa ka pare se viktima e tij po merrte fund, autori eshte kthyer, ka hipur ne makine dhe eshte larguar ne drejtim te paditur.


Pas dergimit ne spital te te riut, nga ana e policise eshte bere e ditur se 17-vjecari Eduart Thana nuk vazhdonte shkollen dhe ishte i papune. Dyshohet se ai mund te jete zene me ndonje person pak para se te ndodhte ngjarja dhe me pas eshte larguar, por eshte ndjekur nga personi me te cilin eshte grindur. Gjithsesi, kjo eshte vetem nje nga pistat e dhena, ndersa burimet zyrtare shprehen se po hetohet ne disa pista njeheresh. Kjo eshte vrasja e pare e ketij viti ne qarkun e Shkodres.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit