UPDATE- Per 645 000 femije ne mbare Shqiperine sot eshte dita e pare e vitit shkollor 2010-2011. Gezimi me i madh mbetet padyshim per 42 mije vogelushe qe sot ulen per here te pare ne bankat e shkolles.
Ne diten e pare te shkolles nxenesit kane marre urime nga kreu i shtetit Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe nga kreu i opozites, njeheresh kryebashkiak i Tiranes, Edi Rama.
Presidenti ka percjelle urimet e tij nga shkolla e Tufines, ku ka premtuar me shume investime ne shkollat e vendit dhe kushte shume me te favorshme per nxenesit.
Nderkohe Rama ka qene prane nxenesve te shkolles Naim Frasheri ne kryeqytet. Uroj nje vit shkollor te mbare dhe te suksesshem- iu drejtua Rama nxenesve. Ai vleresoi shkollen Naim Frasheri si nje shkolle me tradite mjaft te mire dhe lavderoi punen fisnike te mesuesve ne edukimin e brezave.
Kryeministri ka uruar nxenesir nga shkolla 9-vjecare ne Rrushkull, Bashkia Sukth. Ai ka kujtuar se Shqiperia ka nivelin me te larte per pjesemarrjen e nxenesve ne shkollat e mesme dhe ka theksuar se 70 per qind e maturanteve do te ulen kete vit ne universitete.
Arsimi mbetet ceshtje serioze e kombit dhe e qevrise- tha Berisha.
Nje dite para nisjes se shkolles, Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, ka uruar te gjithe nxenesit per vitin e ri shkollor. Ai uroi nxenesit per nje vit sa me te mbare, duke premtuar arsim cilesor per te gjithe.
Shqiperia po zhvillohet me ritme te shpejta ne te gjitha fushat. Arsimi duhet ti paraprije ketij zhvillimi, sepse eshte faktori kyc qe percakton se sa shpejt Shqiperia do te zhvillohet me tej, i mbeshtetur ne ekonomine dhe shoqerine e dijes se ketij shekulli.
Prandaj, sistemi yne arsimor perballet me sfida shume te medha dhe te veshtira, por, midis tyre, une deshiroj te nenvizoj ate kryesoren, Arsim cilesor per te gjithe - theksoi Tafaj
Ministri i Arsimit ka ftuar te gjithe nxenesit, maturantet, mesuesit dhe prinderit, qe te angazhohen maksimalisht qe femijet shqiptar te arsimohen ne nje nivel te krahasueshem me bashkemoshataret e tyre evropiane, duke theksuar se investimet ne arsim vazhdojne.
Objektivi yne mbetet, cdo 5- vjecar ne kopsht, cdo 15-16- vjecar te perfundoje arsimin e detyruar, pra ate 9- vjecar, dhe te kete mundesi te vijoje arsimin e mesem, te pergjithshem ose ate professional - shtoi ministry i jashtem Myqerem Tafaj
Neser do te ulen ne bankat e shkolles dhe kopshteve rreth 64500 femije, prej te cileve 42000 ulen per here te pare, te cilet minsitri i arsimit i ka uruar ne menyre te vecante.