Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shkumbini-Dinamo, paqe e kontestime

Publikuar me : 01.12.2008 Ne : Sport - 375 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Shkumbini e Dinamo ndajne nga nje pike mes tyre ne nje sfide te ndezur ne Peqinit, ne te cilen u pa pothuajse gjithçka, me perjashtim te golit. Nje loje shume luftarake, e mbushur me emocione dhe shume raste per shenim eshte mbyllur ne fund te 90 minutave me barazim, 0-0. Te dy skuadrat luajten nje futboll sulmues ne pjesen me te madhe te takimit, duke lene hapesira per nje loje te shpejte dhe me ritem. Shkumbini, ishte ai qe kerkonte te mbante iniciativen dhe sulmonte ne te dyja krahet. Dinamo kunderpergjigjet me te njejten menyre, duke e vene disa here ne veshtiresi kundershtarin. Kjo situate ka vazhduar per minuta te tera, edhe pse dukej se Shkumbini ishte disi me agresiv. Por, nuk mund te thuhet se Dinamo u mbrojt. Edhe blute e drejtuar nga Zlatko Daliç kane rrezikuar disa here me aksionet e tyre te shpejta. Ne 45 minutat e para, te dyja skuadrat luajne si te barabarta. Ne pjesen e dyte, peqinasit ushtrojne akoma dhe me shume presion ne porten kundershtare, ne kerkim te nje goli, i cili do t‘i duhej per fitoren qe do t‘i rikthente vendin e trete ne tabelen e renditjes. Nje rast shume te mire e ka pasur me ane te Mustafait, i cili, pasi ka shmangur mbrojtesin Pisha, ka leshuar nje gjuajtje dritheruese. Me gjithe kembenguljen e madhe, peqinasit e kane te veshtire te gjejne rrugen e rrjetes dhe humbasin raste te shumta. Ne nje tjeter rast eshte portieri dinamovit Kotorri, ai qe ka shpetuar skuadren, kur i ka mohuar serish golin futbollistit Mustafai, duke e pritur gjuajtjen e rrezikshme te tij ne dy kohe. Shkumbini e provon me te gjitha menyrat. Vendasit jane te papermbajtshem dhe deri tani mund te konsiderohet te pafat. Ata kontrollojne totalisht lojen, krijojne shume aksione te rrezikshme me Mustafain dhe Noren, por goli eshte ende shume larg. Insistimi i peqinasve ka vazhduar deri ne minutat e fundit, por rastet e shumta te vendasve jane sfumuar nga forma e shkelqyer e portierit te kryeqytetasve, Kotorri. Ne minutat e fundit, ne nje tjeter aksion te vendasve, Nora eshte rrezuar ne zone, ndersa per gjyqtarin Lorenc Jemini, mendon se behet fjale per nje simulim. Pas ketij vendimi has ne kontestimin e ashper te lojtareve te Shkumbinit dhe te tifozerise se saj. Minutat ne vazhdim nuk mjaftojne per te ndryshuar rezultatin dhe vershellima e gjyqtarit e ka mbyllur ne paqe kete sfide te ndezur. Menjehere pas perfundimit te ndeshjes, gjyqtari Jemini percillet nga sharjet ne kor te tifozerise vendase, e cila e ka "falenderuar" ne kete menyre per ate qe, sipas tyre, ishte nje penallti e mohuar. Per ta mbrojtur arbitrin nga irritimi i tifozerise, eshte dashur shoqerimi i tij nga forcat e shumta te policise. Megjithate, ky episod nuk e ka zbehur ate ndeshje luftarake, ku, te pakten per ate qe dha ne 45 minutat e dyta, mund te thuhet me plot gojen se Shkumbini meritonte me shume.


Superiore

REZULTATET

Tirana - Teuta 1-2

Sefa 78‘/ Vila 25‘, 45‘

Vllaznia - Partizani 2-1

Boadu 26‘, Shtupina 86‘ / Bakaj 35‘

Elbasani - Flamurtari 0-0

Lushnja - Apolonia 3-1

G. Arberi 13‘, Bubeqi 53‘, Sisoko 81‘ / Sreçkoviç 28‘


Sot

Shkumbini-Dinamo 0-0

Besa-Bylis 3-0

Kuli 8‘, Haliti 55‘, Abilaliaj 66‘


KLASIFIKIMI

Skuadra N Pike

1. Vllaznia 13 25

2. Tirana 13 23

3. Shkumbini 13 20

4. Teuta 13 20

5. Dinamo 13 19

8. Besa 13 19

6. Elbasani 13 18

7. Flamurtari 13 17

9. Bylis 13 15

10. Apolonia 13 12

11. Lushnja 13 11

12. Partizani 13 8





Meritat

Pas nje pjese te pare, ku te dyja skuadrat mund te thuhet se luajten si te barabarta, ne te dyten, peqinasit dominuan totalisht lojen, krijuan raste te panumerta per shenim, por u mungoi vetem goli. Prandaj mund te thuhet se meritonin me shume se nje barazim

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit