|
Shkumbini rikthen dhunen ne Superiore
Publikuar me : 21.09.2008 Ne :
Sport - 496 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
E shtuna ka shenuar rikthimin e dhunes ne Kategorine Superiore. Fusha e nxehte vazhdon te mbetet ajo e Peqinit, ku vetem pas kater javeve kampionat u regjistrua episodi i pare i shemtuar. Ne takimin Shkumbini-Besa, e cila ka qene mjaft e tensionuar qe prej fillimit, nuk ishte e veshtire qe situata te degjeneronte dhe viktima jane bere nje pjese e mire e lojtareve kavajas dhe trajneri Ilir Daja. Gjate pjeses se pare te takimit, drejtuesi i stolit verdhezi, por edhe lojtaret ne fushe, jane ankuar sistematikisht per gjykimin e njeanshem te arbitrit Erjon Dobi, i cili favorizonte vendasit. Pas mbylljes se 45 minutave te para, ne hyrjen per ne dhomat e zhveshjes filloi edhe "ferri". Deputeti i ketij qyteti, Dashnor Sula, trajneri i portiereve te Shkumbinit dhe disa persona te tjere keqtrajtuan lojtaret miq. Viktima e pare e dhunes fizike u be sulmuesi Bekim Kuli, i cili ka pesuar çarje ne fytyre. Per te mbrojtur lojtaret e tij, ne mes ka hyre edhe trajneri Ilir Daja, por edhe per te eshte rezervuar i njejti trajtim. I rrahur nga "pushtetari" dhe personat e tjere, Daja ka reaguar duke goditur deputetin Sula dhe kjo solli reagimin e forcave te rendit. Per t‘u theksuar eshte fakti se fillimisht, gjate dhunes ndaj lojtareve miq, uniformat blu nuk kane reaguar, por qendronin ne rolin e spektatorit. Pas ketij epidosi, konfrontimi i drejtuesit te stolit te Beses me stafin teknik te Shkumbinit vazhdoi edhe ne fillim te pjeses se dyte dhe kjo shkaktoi tensionim te situates edhe ne shkallet e stadiumit. Per te qetesuar situaten u desh nderhyrja e trajnerit peqinas, Gugash Magani, i cili shkoi ne stolin e miqve dhe takoi Ilir Dajen, si per t‘i treguar tifozeve se gjithçka ishte ne rregull. Por, ne fund te ndeshjes, Daja u shoqerua ne komisariatin e policise dhe pas nje kohe te shkurter qendrimi u la i lire. Mesohet se per incidentin askush nuk ngriti padi penale. Nderkohe, deputeti Sula mohoi akuzat: "Une nuk jam perzier fare dhe nuk mendoj se ka ndodhur diçka e jashtezakonshme, tha ai. E verteta eshte se ne pushim te ndeshjes kishte gjaknxehtesi te lojtareve, pasi kishte pretendime ndaj gjykimit. Pas futbollisteve ngjarja perfshiu edhe trajneret, ndonese u mbajt nen kontroll. Une nderhyra qe policia te mos shoqeronte trajnerin e Beses". Megjithate, Bekim Kuli konfirmoi ngjarjen dhe se eshte qepur tre here ne buze. Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 te vendasve me golin e Erjon Rizvanollit ne minuten e 66-te dhe tashme ata mbajne vendin e dyte ne klasifikim me 9 pike. Megjithate, ky episod do te shqyrtohet nga organet kompetente, te cilat duhet te marrin masa te menjehershme, pasi dhuna vetem pas 4 javeve te Superiores mund te shnderrohet ne nje precedent te rrezikshem. Nga ana e tij, deputeti Dashnor Sula nuk eshte i panjohur per problemet ne ambientin peqinas. Afro dy vjet me pare ai u be shkaktar i denimit te fushes se Shkumbinit, pasi dhunoi presidentin e Partizanit, Albert Xhani, dhe futbollistet e kesaj skuadre.
Tirana - Pas ndeshjeve te djeshme Tirana mori kreun e klasifikimit. Bardheblute e drejtuar nga Slishkoviç fituan 2-0 ne fushen e Apolonise, me gola te Andi Liles dhe Migen Memellit. Edhe pse nuk bindin me loje, 23 here kampionet kane treguar force ne ndeshjet jashte fushe (3 nga 4 takimet i kane luajtur larg Tiranes), ku kane marre 7 pike. Emocionet dhe tensioni nuk kane munguar as ne sfiden e luajtur ne Vlore, ku Flamurtari fitoi 1-0 me Vllaznine. Vendimtar ishte goli i Brajkoviç, ne minuten e 25-te, megjithate kuqezinjte kane pasur me shume se nje rast per te dyfishuar. Ne fund sfida u tensionua, mbi te gjitha pas daljes nga loja te Beges per vendasit me karton te kuq. Me kete humbje shkodranet e Agim Canajt zbresin ne vendin e trete.
Superiore / Java 4
Ora 16:00
DJE
Shkumbini-Besa 1-0
Rizvanolli 66‘
Apolonia-Tirana 0-2
A. Lila 30‘, Memelli 35‘
Flamurtari-Vllaznia 1-0
Brajkoviç 25‘
SOT
Dinamo-Elbasani S. Çekaj
Bylis-Lushnja K. Meta
Teuta-Partizani A. Lulaj
Klasifikimi
Skuadra N F B H gol. Pike
1. Tirana 4 3 1 0 5-1 10
2. Shkumbini 4 3 0 1 7-4 9
3. Vllaznia 4 2 1 1 5-3 7
4. Elbasani 3 2 1 0 2-0 7
5. Flamurtari 4 2 0 2 3-3 6
6. Dinamo 3 1 2 0 3-1 5
7. Besa 4 1 1 2 3-4 4
8. Apolonia 4 1 1 2 3-5 4
9. Partizani 3 1 0 2 3-4 3
10. Lushnja 3 1 0 2 2-4 3
11. Teuta 3 0 1 2 0-2 1
12. Bylis 3 0 0 3 3-8 0
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|