Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Ceshtje Misterioze
Shperthim ne Uzinen e Poliçanit, vdes punetorja, plagoset nje tjeter

Publikuar me : 06.01.2009 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 572 here.

Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere.

Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i fuqishem.

Nga shperthimi ka mbetur i demtuar edhe nje punonjes tjeter, emri i te cilit ende nuk behet i ditur. Policia ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve, por nuk jep shume detaje rreth asaj qe ka ndodhur.

I demtuari, qe mesohet se eshte mashkull, eshte transportuar me urgjence per ne spital, nderkohe qe per gruan ndihma ka qene e kote, pasi ajo kishte nderruar jete menjehere pas shperthimit.

Pas ngjarjes reagon Ministria e Mbrojtjes, sipas te ciles gruaja kishte ndezur zjarr dhe vdekja i eshte shkaktuar djegorja qe e goditi ne trup, fill pas shperthimit.

Nderkohe sipas shefit te policise se Skraparit, ngjarja ndodhi brenda territorit te uzines. Sipas tij, nje grup ekspertesh eshte ne vendin e ngjarjes dhe po heton per zbardhjen e saj.

Per fat te keq, ky nuk eshte rasti i pare i incidenteve brenda terrirorit te uzinave ku behet cmontim armesh e predhash.





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

1.0/10 (2 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit