Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shpronesimet, abuzime me cmimin e tokes

Publikuar me : 30.11.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 591 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Afro 60 familje ne Komunen e Levanit, nuk jane shpronesuar ende per autostraden Levan-Vlore. Percaktimi i vleres per token qe ka prekur gjurma e autostrades ka vonuar procesin e shpronesimit. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, i cili thote, per gazeten "Shqip", se ankesat e shumta te banoreve te Levanit jane te drejta, pasi vlera e shpronesimit per tokat e vena ne dispozicion nga fermeret nuk i afrohet tregut te sotem, apo dhe çmimeve te shpronesimeve te tjera te ndodhura per investime te ndryshme publike.

Prefekti i Fierit thote se, me gjithe vijimin e punimeve ne autostraden Levan-Vlore, serish nje pjese e fermereve nuk jane shpronesuar. "Une jam njohur nga afer me problemin e rreth 60 familjeve ne Levan, qe nuk pranojne vleren e vene ne dispozicion per shpronesim. I jam drejtuar Kryeministrit te vendit me nje kerkese zyrtare dhe te protokolluar. Konkretisht, Kryeministrit Sali Berisha, jo vetem qe i kam bere prezent shqetesimin e banoreve, por i kam kerkuar ritrajtim te vleres se shpronesimit", thote prefekti Bejdaj.

Gjithashtu, prefekti ka treguar se "ekziston nje problem me çmimin e shpronesimit. Specialistet e Komunes Levan dhe te institucionit te prefektit kane shqyrtuar dokumentacionin e çdo fermeri. Ata kane kryer kontroll ne terren dhe ka rezultuar qe per nje parcele toke bujqesore, brenda te njejtes siperfaqe, te kete çmime te ndryshme shpronesimi. Ka mjaft raste qe brenda nje parcele çmimi i shpronesimit per nje pjese te jete 16000 leke te rinj per meter katror, ndersa per nje pjese tjeter çmimi i shpronesimit te shkoje deri edhe ne 4000 leke te rinj per meter katror. Ky eshte problemi i shume fermereve te Levanit, te cilet ende nuk jane shpronesuar. Ky problem me ka detyruar mua, si prefekt, qe te mbeshtese kerkesen e banoreve te prekur nga gjurma e autostrades dhe t‘i drejtohem Kryeministrit te vendit, nga i cili shpresoj shume".

Sipas Bejdajt, i njejti problem ekziston edhe me nje pjese te fermereve te komunes fqinje, Novosele, qe i perket Rrethit te Vlores. Por, edhe pse ka mjaft banore ne kete komune te pa shpronesuar, çmimi qe eshte aplikuar per nje meter katror, sipas prefektit te Fierit, eshte shume here me i larte se ai i Fierit. Çmimi shkon ne 22000 leke per meter katror.

Te 60 familjet e Komunes Levan kane kercenuar dhe kane lajmeruar edhe prefektin e Fierit qe do te hidhen ne protesta.

Kundershtim per vleren e shpronesimit regjistrojne edhe fermeret e Komunes Frakull, ne rrethin e Fierit, te cilet preken nga dega tjeter e autostrades, pikerisht nga ajo Levan-Tepelene. Ne kete komune, mbi 800 fermere kane ne dispozicion per tokat qe do te leshojne per autostraden Levan-Vlore çmime te tilla qe variojne nga 3700 deri ne 9100 leke per meter katror. Inxhinierja e komunes dhe topografi tregojne per gazeten se toka e komunes Frakull, qe preket nga autostrada Levan-Tepelene, eshte e gjitha toke bujqesore e kategorise se pare, nderkohe qe çmimi per nje pjese te saj eshte caktuar sikur te ishte toke joprodhuese. Edhe çmimi maksimal per nje pjese te fermereve te kesaj komune eshte shume larg çmimit te tregut te sotem, si dhe larg çmimeve te aplikuara deri tani. Me gjithe afishimin e çmimeve te shpronesimit ne Fletoren Zyrtare, fermeret dhe drejtuesit e Komunes Frakull kane kerkuar nderhyrje te qeverise per rivleresim te tokes.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit