Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shqetesim i arsyeshem

Publikuar me : 19.02.2010 Ne : Politike - 295 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Gjykata Kushtetuese


U krijua ne vitin 1992. Ne keto 18 vjet mendoj se ajo e ka justifikuar ekzistencen e saj. Ata qe kane ndjekur me vemendje dhe objektivitet praktiken e Gjykates Kushtetuese gjate gjithe kesaj periudhe, pavaresisht nga kritikat qe mund te behen, besoj se kane argumente per te arritur ne perfundimin se e pergjithshmja eshte pozitive... cilesia e vendimeve qe ajo ka marre, ka qene ne rritje edhe pse veshtiresite nuk kane qene te pakta.


Ne aspektin doktrinar, mund te thuhet pa medyshje se vendimet e Gjykates Kushtetuese, perfshire edhe ato qe kane te bejne me interpretimin e dispozitave perkatese kushtetuese, i kane sherbyer jo vetem zgjedhjes se drejte te ceshtjeve objekt shqyrtimi, por edhe persosje te metejshme te legjislacionit tone, respektimit te parimit te ndarjes dhe balancimit te pushteteve, si dhe gjallerimit te mendimit juridik.


Kjo ka ndodhur, sepse Gjykata Kushtetuese ne pergjithesi i eshte nenshtruar Kushtetutes dhe si rrjedhim ka garantuar respektimin e saj.


Emerimet e reja


Brenda muajit Maj te ketij viti, 6 anetareve te Gjykates Kushtetuese u mbaron mandati. Ata duhen zevendesuar. Nuk jane pak, afro 70 per qind e krejt perberjes se saj. Ne kete veshtrim shqetesimi mendoj se eshte i arsyeshem jo vetem per institucionin qe ka te drejten e emerimit (Presidenti), por edhe per Kuvendin qe jep pelqimin.


Ne fakt, interesimi per Gjykaten Kushtetuese eshte edhe me i gjere per vete rolin, funksionin dhe kompetencat qe ajo ka. Jane te interesuar p.sh., shtetasit, sepse ata mund ti drejtohen kesaj gjykate dhe te ankohen per shkeljen e te drejtave te tyre kushtetuese per nje proces te rregullt ligjor, etj.


Ata qe mund te emerohen si anetare te kesaj gjykate duhet te permbushin kriteret ligjore: te jene nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pake se 15 vjet ne profesion.


Sic, dihet, nuk eshte hera e pare qe Presidenti ose ish Presidentet, kane emeruar anetaret e Gjykates Kushtetuese, por me kalimin e viteve kerkesat jane ne rritje.
Eshte ne cmimin e Presidentit te Republikes qe per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese, te praktikoje cdo forme qe ai konsideron te nevojshme dhe rezultative.


Receta ne kete drejtim nuk ka. Kufizime gjithashtu nuk mund te vihen, vec te tjerave, edhe per faktin se per kete nuk ka ndonje rregullore apo procedure te caktuar.


15 vjet pervoje si jurist


Kjo eshte nje kerkese e detyrueshme kushtetuese, por per tiu shmangur cdo lloj formalizmi, edhe kjo ceshtje mund te ishte objekt diskutimi. Keshtu p.sh., a do te ishte e rekomandueshme dhe e pershtatshme qe kandidati per anetar ne Gjykaten Kushtetuese te mos kishte ushtruar as nje vit detyren e gjykatesit? Mendoj se jo. Perkundrazi, perparesi duhet te kishte kandidati me nje pervoje relativisht te gjate ne nje nga institucionet gjyqesore.


Me kualifikim te larte

Per te arritur ne kete perfundim, mendoj se nuk eshte dicka e thjeshte. Ne kete drejtim ndoshta do te duhej te percaktoheshin disa kritere qe edhe pse nuk parashikohen shprehimisht ne ligj, i sherbejne qellimit per te cilin behet fjale.


Derisa flitet per kualifikim te larte mendoj se vemendja duhet perqendruar sidomos ne ato ceshtje qe jane thelbesore per te konkluduar se ky kualifikim nuk duhet te jete as i zakonshem dhe as mesatar por i larte. Kualifikimi i larte duhet te jete i vecante, i dallueshem dhe i konkretizuar me te dhena qe kane te bejne jo vetem me veprimtarine praktike, por edhe me kontribute te tjera te natyres teoriko-shkencore.


Integriteti


Veshtire te jepet nje perkufizim i plote i nocionit "integritet", megjithese shpesh flitet se ky ka integritet ndersa ai tjetri jo.


Per njeriun me integritet flitet me konsiderata te vecanta. Ai nenkupton karakterin e qendrueshem dhe te formuar. Personi me integritet eshte i hapur dhe i vendosur ne respektimin e parimeve. Ai shprehet me kuraje per ate qe mendon se eshte e drejte edhe mbron pikepamjet e tij edhe sikur te jete ne pakice.


Kerkesa qe anetari i Gjykates Kushtetuese te kete integritet eshte nje tregues i domosdoshem. E themi kete, vec te tjerave edhe per faktin se, sic ka vertetuar praktika, mund te jesh i ndershem dhe te kesh pak integritet ose mund te kesh kualifikim te larte profesional por mund te mos kesh integritet.


Integriteti nuk pajtohet me elemente te tille negative, sic jane p.sh. servilizmi dhe konformizmi. Anetari i Gjykates Kushtetuese vepron sipas bindjes se brendshme, ndersa urdhrat i merr nga Kushtetuta dhe nga askush tjeter. Per te ruajtur integritetin eshte e nevojshme te perballosh presionet dhe ndikimet, kritikat qe ne raste te vecanta mund te kthehen edhe ne sulme denigruese.


Megjithekete, sic dihet, njerezit perfshi, ketu edhe anetaret e Gjykates Kushtetuese, nuk jane te persosur. Si rrjedhim ne vleresimin e tyre nuk duhet te dilet jashte realitetit. Seleksionimi i studiuar dhe i paanshem jep garanci per nje zgjedhje sa me te mire.


Bindjet politike dhe simpatite partiake


Eshte e drejta e secilit te kete bindjet e veta politike dhe simpatite partiake. Ato nuk rregullohen me dekrete dhe nuk imponohen me urdhra. Askush nuk mund te diskriminohet per shkaqe te tilla.


Kandidatura per anetare te Gjykates Kushtetuese, nuk mund te refuzohet ( ne menyre te hapur apo te kamufluar) me "arsyetimin" se ka kete apo ate bindje apo simpati per kete apo ate parti politike.


Megjithekete, nuk do te ishte e rekomandueshme, madje do te ishte demshme qe si anetar te Gjykates Kushtetuese te emerohej nje militant i njohur partiak ose nje person i pozicionuar dukshem dhe ne menyre aktive ne favor te kesaj apo asaj partie.


Ne kete drejtim kemi parasysh kushtet e vendit tone si dhe synimet e vertetuara here pas here per te krijuar balanca politike edhe ne organet kushtetuese.


Gjykata Kushtetuese nuk eshte KQZ; megjithese ne te ardhmen, mund te jete e nevojshme te rishikohet si roli dhe funksioni i KQZ-se edhe perberja e ketij organi.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit