Publikuar me : 07.09.2008 Ne :
Sport - 298 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Shqiperi - Suedi 0 - 0
Shqiperia: Beqaj, Dallku, Beqiri, Curri, Vangjeli, Duro, Cana, Lala, Hyka, Skela (Teli 83'), Salihi (Berisha 73').
Trajner: A.Han
Suedia: Isakson, Nilson, Melberg, Majstrovic, Hanson, Linderoth (S.Larson 7'), Uend (Stor 76'), Anderson, Kallstrom (Hozmen 82'), Larson, Ibrahimovic. Trajner: L.Lagerbak
Gjyqtare: A.Malenko, F.Ibanez, J.Imenez (Spanje)
Duke ditur veshtiresine e ndeshjes, nje nisje 0-0 me Suedine vlen shume per kombetaren kuqezi
Kombetarja shqiptare i ka nisur me nje rezultat pozitiv eleminatoret e Boterorit 2010.Ndaj nje rivali te forte si Suedia, nje barazim vlen shume per Shqiperine. Natyrisht qe tifozet do te ishin te kenaqur me fitore dhe kjo mund te vinte, por ja qe me mire "copen e vogel" sesa pa asgje. Ka ndodhur jo rralle te ndeshkohemi ne minutat e fundit, prandaj nje barazim 0-0 perballe nje emri si Suedia, nuk eshte pak. Nuk duhet te harrojmeqe djemte kuqezinj treguan nje loje konstante kesaj radhe, duke pasuar sakte, depertuar nga krahet dhe goditur ne qender. Gjithashtu ata kane ditur te mbrohen mire per gati gjate gjithe lojes, pa harruar pak edhe fatin, qe kesaj here anonte ne krahun tone.
Tanet e kane nisur mire lojen, duke i treguar kundershtarit qe nuk do te mbrohej gjate gjithe ndeshjes. Cdo gje shkon sipas porosive te trajnerit Han, topi pasohet tek organizatori Skela, apo edhe te Duro, nga ku fillon edhe fantazia. Nuk kemi teprime te mbajtjes se topit, madje tentohet edhe porta, teksa fitohen edhe goditjet e para te kendit. Por Suedia "ngjallet" shpejt dhe eshte pikerisht Ibrahimovic, rreziku numer nje i taneve, ai qe provon dy here. Heren e pare nxjerr te lire shokun e skuadres, ndersa me pas me nje harkim fantastik topi prek shtyllen.
Ky ishte momenti me i mire i 90 minutave ne "Qemal Stafa". Por kuqezinjte nuk "tkurren", mbrohen mire dhe dalin herepashere ne sulm, kerkojne te godasin, megjithate pa rrezikun real te shenimit te golit. Shpesh topi perfundon lehte ne duart e portierit kundershtar, pa pasur forcen e duhur dhe pa gjetur cepin e portes. Hyka ne krah shkon mire deri ne kufijte e zones, por ne pjesen e pare ka munguar pasimi i fundit. Duro dhe Skela krosojne disa here ne zone, por Salihi i vetem nuk ka mundur dot te koordinohet ashtu sic duhet.
Ndersa ne mesfushe Lala ka zhvilluar edhe njehere nje nga ndeshjet e tij me te mira, duke treguar se mbetet lider dhe grinta e tij percillet ne te gjithe fushen e lojes. Per te ardhur te mbrojtja, reparti problematikyni, por qe kesaj radhe ia ka dale mbane. Beqiri ka rezultuar zgjedhje e mire per Hanin, duke qene se bashku me Currin te pathyeshem. Dallku nuk ka gabuar dhe ka shtyre si gjithmone perpara.
Ndersa Vangjeli ne krahun tjeter ndonjehere edhe eshte treguar i pasigurt, por gjithsesi pa panik. Beqaj me pritjet e tij mbetet i pazevendesueshem, duke qene ne lartesine e duhur, pa asnje gabim. Ne fund Cana, shtylla kryesore e lojes se kuqezinjve, qe se bashku me Lalen e shihje ne cdo cep te fushes duke pastruar zonen, duke thyer dhe ne mesfushe sulmet e miqve, pa harruar tentativat nga jashte zone, apo kercimet ne zone per te goditur ne porten e Suedise. Megjithate, nje pjese e pare qe mbyllet pa gola, por me nje supremaci te lehte te kombetares sone.
Pjesa e dyte nis qete, por miqte tregojne se kane nje Ibra, qe nga momenti ne moment te ndeshkon. Dhe ai e ka provuar dy here kete, ne te paren ka qene Beqaj qe i eshte kunderpergjigjur me nje pritje po kaq fantastike, ndersa ne gjuajtjen e dyte, per fatin tone, topi nuk ka gjetur kuadratin. Edhe pse me vone suedezet kane zbritur serish ne porten tone, duhet thene qe ata nuk kane rrezikuar me kaq seriozisht sa ne rastet e Ibrahimovicit. Larson eshte bllokuar shume mire dhe ai nuk ka qene problem per mbrojtjen tone.
Ne mesin e pjeses dyte shfaqet Hyka, lojtari te qe trajneri holandez Han i besoi deri ne fund. Dhe Hyka ia shperbleu. Filluan depertimet, madje trondit edhe portierin kundershtar me nje gjuajtje te forte. Edhe Skela mudn te kishte shenuar, ne rastin tone ndoshta me te mire te takimit, por gjuajtja e tij ishte jo aq e forte dhe qendrore, keshtu pa problem per portierin. Zevendesimet vijne vone, por kane rezultuar efikase per Shqiperine.
Fillimisht largohet Salihi dhe hyn Berisha, me pas largohet Skela dhe ne vend te tij futet Teli. Berisha leviz mire perpara, merr 3-4 faulle dhe shtyn ekipin sa me shume ne zonen mike. Largimi i Skeles ne mesfushe ul disi fantazine, por ne minutat e mbetura futbollistet tane mbrohen mire, ndersa Suedia sikur pajtohet edhe ajo me barazimin.
Nje nisje me nje pike, me nje loje ndoshta jo nga me te mirat e ekipit tone kombetar, por nje loje konstante dhe jo sporadike, pa gabime foshnjarake. Mungoi goli, megjithate ai ishte fare prane. Me kete loje fitorja me Malten nuk duhet te diskutohet, pa harruar qe ne stol jane edhe disa alternativa sulmuese. Themi ne sulm, sepse ndaj Maltes sigurisht qe do te kerkohet fitorja dhe lojtaret ofensive, si Kapllani, Bogdani, apo edhe Berisha nuk kane harxhuar energji, prandaj pritet qe ata te shenojne. Kuqezinjte e nisen mire, le ta vazhdojne keshtu, por me nje ndryshim, ndaj Maltes me tre pike.
Renditja e grupit 1
1. Portugalia 3 pike
2. Danimarka 1
3. Suedia 1
4. Shqiperia 1
5. Hungaria 1
6. Malta 0