Ministria e Transporteve publikon formatin e ri te targave per automjetet. Mbizoterojne ngjyrat e BE-se
Prej muajsh, shoferet kishin filluar te stamponin mbi targat e makinave me deshiren e tyre flamurin e BE-se
TIRANE- Duke filluar nga java e pare e vitit 2011 ne rruget e qyteteve shqiptare do te levizin automjete me targa te reja. Qeveria ka miratuar formatet e reja te targave per te gjitha llojet e automjeteve ne vend duke i percaktuar ngjyren e sfondit te ndryshme sipas llojit te targes.
Ndryshimi i formatit te targave ishte nje vendim i pritshem nisur nga fakti se ne Tirane eshte shkuar deri tek seria U. Duke perjashtuar serine Z, e cila perdoret per automjetet e zyrtareve te larte te administrates, te vetmet karaktere qe kane mbetur jane ato X dhe Y.
Perballe kesaj situate por edhe numrit te larte te automjeteve qe kane dale nga qarkullimi por pronaret e tyre nuk i kane hequr e cregjistruar, eshte bere i detyrueshem edhe ndryshimi i formatit te targave.
Edhe pse nuk jemi ende shtet anetar i Bashkimit Evropian, askush nuk na ndalon te perdorim ngjyrat e ketij Unioni. Ngjyrat bardhe e kalter do te mbizoterojne, ndersa simbolet kuq e zi nuk do te verehen ne asnje vend.
Shqiponja dykrenore, tashme e bardhe eshte vendosur mbi nje sfond blu ndersa poshte ka te shkruajtur AL . Ne te djathte do te shenohet viti i pare i regjistrimit te automjetit te Shqiperi. Ndryshimi me thelbesor ka te beje me shenjat dalluese sic jane kodi i rrethit, numrat si dhe seria. Mendohet qe ne targat e reja te mos vendoset kodi i rrethit.
Por, sipas Drejtorit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit te Transportit Rrugor, Kreshnik Bozdo, vendosja ose jo e kodit te rrethit eshte ende nje ceshtje ne diskutim, e cila do te percaktohet me daljen e udhezimeve dhe dispozitave te tjera ligjore ne zbatim te ndryshimeve te miratuara ne mbledhjen e qeverise.
Sipas formatit te ri te prezantuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit, targat e reja do te perbehen nga kater karaktere dhe tre numra. Ne te majte do te jete e stampuar shqiponja dykrenore mbi sfondin e flamurit te Bashkimit Evropian, e ndjekur nga dy karaktere me ngjyre te zeze te stampuara mbi sfondin e bardhe.
Pas dy karaktereve do te jene tre numra te ndjekura nga dy karaktere te tjera. Nderkohe, ne te majte do te kete nje pjese te ngjyrosur perseri me ngjyrat e flamurit te BE-se, mbi te cilen do te jete stampuar me te bardhe brenda nje rrethi, po me ngjyre te bardhe viti i pare i regjistrimit te automjetit ne Shqiperi.
Duket se me vendimin e marre autoritetet kane lexuar edhe deshiren e shqiptareve per te qene pjese e Bashkimit Evropian edhe ne shenjat dalluese te automjeteve te tyre. Neper qytetet e vendit qarkullojne mjaft automjete mbi targat e te cilave drejtuesit kane ngjitur nje fashe me flamurin e BE-se.
Me vendosjen e targave te reja, autoritetet synojne te shmangin abuzimet pasi targat e regjistrimit te mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqesore dhe teknologjike aktualisht jane te njejta. Per te eliminuar kete, jane bere modele te vecanta per targat e makinave bujqesore, rimorkiot, makinat teknologjike, etj.
Bozdo Zevendesimi i targes, pa kosto
Ndryshimi i targes nuk do te shoqerohet nga kosto te tjera shtese per perdoruesit e automjeteve. Percaktimi i procedurave per pajisjen e automjeteve me targa te reja do te percaktohet nga udhezimet e mevonshme te ministrit Olldashi, ndersa paraprakisht mendohet qe te mos vendoset asnje detyrim apo afat kohor per kete.
Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit te Transportit Rrugor, Kreshnik Bozdo shpjegoi dje se pajisja me targa te reja do te filloje nga automjetet qe targohen per here te pare, ndersa me pas procesi do te ece paralelisht ku ne pjesen me te madhe te rasteve do te jene perdoruesit e automjeteve ata qe do te bejne nderrimin me deshire duke dorezuar targat e vjetra dhe te marrin te reja.
Per sa i perket automjeteve qe kane dale nga qarkullimi, mendohet te vendoset nje afat kohor per dorezimin e targave, ndersa drejtoria ka pergatitur tashme nje regjister me automjetet qe jane aktive, pra ato qe kane kryer Kontrollin e Detyrueshem Teknik gjate dy viteve te fundit. Ne kete kuader, Bozdo i beri thirrje pronareve te mjeteve te dala nga qarkullimi qe te dorezojne targat prane Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor.
Ndryshimi, shuhet seria e targave Z
Shpeshhere jemi mesuar te shohim automjete qe kane targa te serise Z qe te tregohen me pak te kujdesshem ne zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor. Te mbrojtur nga seria e targes por edhe pozicioni, ne mjaft raste shoferet nuk kursehen te kalojne me te kuqe apo parkojne ne vende te ndaluara, por kjo pritet te perfundoje me formatet e reja te targave.
Targat e autoveturave do te jete njelloj duke mos bere dallime midis perdoruesve te tjere te automjeteve dhe zyrtareve te larte te shtetit. Pavaresisht nese do te jete automjete ne perdorim te institucioneve shteterore apo nga qytetare, automjetet do te kene targa me shenja dalluese te njejta.