|
Shqiperia, tris golash perballe Maltes
Publikuar me : 11.09.2008 Ne :
Sport - 262 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Shqiperia fiton 3-0 perballe Maltes dhe i mbyll dy takimet e para eliminatore ne Grupin 1 me 4 pike te grumbulluara. Mision i realizuar per skuadren e drejtuar nga Ari Han, qe gjithsesi mund te kishte shenuar edhe me shume ne porten kundershtare. Bogdani, Duro e Dallku (per te paren here ne Kombetare) ishin autoret e golave. Ndeshja fillon me nje shans mjaft te mire te shqiptareve per te shenuar, vetem pas pese minutave loje. Skela gjen shume bukur Bogdanin, qe sherben si spond per Duron, por i vetem me portierin Haber, mesfushori ben te pabesueshmen, duke e derguar topin jashte. Nje mundesi e jashtezakonshme e shperdoruar nga numri 10 per te zhbllokuar rezultatin. Pas ketij fillimi te vrullshem, ne minutat ne vazhdim rritmi i lojes bie, ndersa me pas jane serish kuqezinjte, qe kane provuar te rrezikojne porten kundershtare, por nderhyrjet e egardianite maltez rezultuan vendimtare. Kur kronometri shenonte 21 minuta loje, kuqezinjte tregohen te pavemendshem dhe Mifsud shfaqet i vetem me Beqajn, por portieri veteran eshte shume i shpejt ne dalje dhe frenon me trup nje gol thuajse te sigurt. Pas ketij momenti pasigurie, Shqiperia ka nje tjeter shans te mire me Bogdanin, por sulmuesi ne vend te tentoje porten rrezohet dhe pretendon 11-metersh. Megjithate, gjyqtari austriak, Robert Shergenhofer, nuk eshte i ketij mendimi dhe lejon lojen te vazhdoje. Per minuta me radhe te besuarit e Han vuajne ne gjetjen e hapesirave, edhe pse kundershtaret ndryshe nga sa mendohej kane luajtur mjaft te hapur dhe mendojne te sulmojne. Ne te 35-en, Skela godet fluturimthi jashte zones, por e djathta e tij e rrezikshme frenohet nga portieri mik. Pas vlonjatit tentojne edhe Dallku e Duro, pa gjetur dot porten, ndersa Bogdani, me nje kohe vonese, nuk arrin te shtyje ne rrjete pasimin e Bulkut. Ne fund te pjeses se pare edhe Malta tenton, por Beqaj eshte serish i vemendshem dhe neutralizon gjuajtjen e Barbara. Pikerisht atehere kur dukej se pjesa e pare do te mbyllej ne barazim pa gola, Duro harkon ne zone, aty ku Bogdani devijon mjaftueshem, sa per ta derguar sferen ne rrjete. Shqiperia ne avantazh me golin e Bogdanit, i nenti per sulmuesin e Kievos me perfaqesuesen. Ne minutat e para te pjeses se dyte, Bulku i le vendin Elvin Beqirit, nderkohe qe Cana ze vendin e tij ne mesfushe. Ne te 57-en Dallku harkon nga e djathta per Hyken qe eshte i pafat ne finalizim. Pak easte me vone eshte Bogdani qe pasi leviz bukur ne zone gjuan drejt portes: xhest i bukur teknik i 31-vjeearit, qe gjen vetem rrjeten e jashtme. Sulmuesi detyrohet te dale nga fusha pas 73 minutave loje per shkak demtimi dhe ne vend te tij, Han perdor karten eSalihie. Ne te 79-en provon edhe Duro, qe i shmanget bukur mbrojtesve, por portieri Haber grushton, duke devijuar ne goditje kendi. Malta vazhdon te shkaktoje dritherima ne porten kuqezi: fillimisht Mifsud e me pas Frendo tentojne, por per fat topi nuk perfundon ne porte. Gjashte minuta perpara fundit, Klodian Duro sjell siguri ne eQemal Stafae, duke realizuar golin e dyte te takimit: harkimi i Hykes nuk largohet nga Skembri dhe mesfushori nuk e ka te veshtire te mposhte serish Haber. Pas gezimit, Duro i le vendin ne loje Berishes, duke merituar pershendetjen e tifozeve: ne kete sfide, elbasanasi ka dhuruar nje asist dhe shenuar nje gol. Ne fund tenton edhe Berisha, por serish egardianie kundershtar reagon mire, duke larguar ne goditje kendi. Ne vazhdim te aksionit eshte Armend Dallku, ai qe feston golin, duke devijuar saktesisht ne rrjete harkimin e Skeles.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|