|
Shqiperia bie ne *Ferenc Pushkash*
Publikuar me : 12.10.2008 Ne :
Sport - 356 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Shqiperia njeh humbjen e pare ne eliminatoret e Boterorit 2010 dhe ajo vjen pikerisht nga rivalja direkte ne grup, Hungaria. Skuadra e Ari Han humbet 2-0, duke vuajtur mungesen e fatit (ne dy traversa te Skeles dhe Agollit) dhe mes protestave per gjyqtarin zviceran Kriçeta, ne episodin e golit te dyte, qe vulosi shifrat e takimit. Loja fillon mjaft taktike e momenti i pare i rrezikshem shenohet nga shqiptaret, pas nje ikjeje spektakolare te Dallkut nga e djathta, kur kronometri shenonte dhjete minuta loje. Topi i mbrojtesit shkon te Bogdani, qe pasi vonohet disi ne kontroll, gjuan, por portieri Fulop pret ne pozicion. Vendasit reagojne menjehere me Hajnal, i cili gjen reagimin e Beqajt, qe largon i sigurt ne goditje kendi. Pavaresisht ketij momenti, Shqiperia vazhdon te dominoje dhe tenton porten me Skelen, i cili nuk e kalibron si duhet te majten e tij. Ne te 36-ten, fantazisti vlonjat gjuan serish, por kete here eshte i pafat, pasi gjuajtja e tij perplaset ne traverse dhe perfundon jashte portes hungareze. Fraksioni i dyte fillon me nje kundersulm te shpejte te skuadres sone, por qe mbetet i pashfrytezuar nga Skela, Bogdani e Duro. Pas ketij shansi te humbur vjen edhe ndeshkimi, qe mban firmen e sulmuesit Augsburgut ne Bundesligen e dyte gjermane, Sandor Torgele. I gjendur ne shtyllen e pare, 26-vjeçari devijon saktesisht drejt rrjetes harkimin nga Huszhti, duke mposhtur portierin Arjan Beqaj. Kuqezinjte reagojne ne fushe me Ervin Skelen, qe gjen reagimin e portierit kundershtar dhe ne stol, ku tekniku Ari Han hedh ne fushe Jahmir Hyken per Kristi Vangjelin. Por, jane serish kundershtaret qe rrezikojne me Torgele, por kete here devijimi i tij me koke nuk gjen porten. Ne anen tjeter eshte Skela qe provon nga brenda zones, pa mundur te mposhte Fulop. Me kalimin e minutave, hungarezet terhiqen ne mesfushen e tyre dhe kerkojne vetem kundersulmet, gjithsesi, Huszhti dhe Torgele vazhdojne te jene te rrezikshem per Beqajn. Ne te 73-ten, tekniku Han rrezikon duke hedhur ne fushe edhe Kapllanin per Beqirin, ndersa Cana spostohet ne qender te mbrojtjes. Vendasit provojne edhe nga goditje standarde, por trajektorja e Huszhti gjen te gatshem "gardianin" kuqezi. Ne te 79-ten, per Shqiperine tenton Kapllani, i cili gjen vetem rrjete te jashtme. Hungaria dyfishon ne te 80-ten me Juhazh, pas nje goditjeje kendi te akorduar mes protestave nga gjyqtari zviceran Klaudio Kirçeta: fajtor ne kete rrjete edhe portieri Beqaj. Shtate minuta nga fundi i lojes, kuqezinjte gjuajne edhe nje here tjeter traversen, kete here pas nje gjuajtjeje nga mbi 30 metra te Agollit. Loja mbyllet me dy tentativa per gol nga vendasit, ndersa Shqiperia njeh humbjen e pare ne keto eliminatore, ndersa te merkuren luhet kunder Portugalise.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|