Shqiperia ndal Suedine ne nje stadium te mbushur gati ne kapacitetin e plote, me nje atmosfere te zjarrte, dhe e nis mbare eliminatoret e Boterorit 2010. Nje barazim 0-0 ne "Qemal Stafa" ndaj nje prej pretendenteve per kualifikim duhet vleresuar me nota pozitive. Por kjo kenaq kur mendojme se loja e taneve entuziazmoi, duke neutralizuar pothuajse teresisht te medhenjte si Ibrahimoviç e Larson. Han i beson skemes se paralajmeruar 4-2-3-1, me sulmues te vetem Salihin. Para portierit Beqaj kishte vendosur dy mbrojtesit qendrore, Beqirin e Currin, ne krah te te cileve ishin Dallku e Vangjeli. Lala e Cana kishin detyra mbrojtese ne mesfushe. Regjinas i ishte besuar Skeles, ndersa presionin nga krahet e mbeshteti te Hyka ne te majte dhe Duro ne te djathte. Suedia kunderpergjigjet me modulin 3-5-2, ku ne sulm kombinohej çifti: veterani Larson dhe i frikshmi Ibrahimoviç. Minutat e para kane te bukur vetem atmosferen e krijuar nga tifozeria ne shkallet e stadiumit, e cila ndizet edhe me shume ne minuten e 8, kur Hyka deperton majtas, pason per Canen ne hyrje te zones, por gjuajtja e tij perfundon ne goditje kendi. Talenti shqiptar i Maincit eshte serish protagonist 2 minuta me vone, kur pas shperthimit ne krah kroson per Salihin, i cili godet dobet me koke dhe Isakson s‘e ka probleme ta ndale. Shqiperia duket me agresive. Qarkullon mire topin dhe zhvendoset drejt zones kundershtare fale shpejtesise se Hykes e Salihit. "Makina" suedeze e Lagerbak ka veshtiresi ne funksionimin e saj. Nuk dalin dot ne lojen e tyre, mungon presingu, por edhe luan larg portes. Por sinjali i pare i rrezikshmerise se larte te tyre vjen pikerisht nga kembet e yllit te vetem te mbremjes se "Qemal Stafes", Ibrahimoviçit, kur ne minuten e 15 leshon nje gjuajtje te harkuar ne diagonal, e cila ka tronditur shtyllen e Beqajt. Suedezet zgjohen dhe fale ekzekutimin per manual te nje goditje denimi, numri 4 i miqve gjendet i lire 5 metra larg portes, gjuan me koke, por reflekset e Beqajt shpetojne nje gol te sigurt. Shqiperia provon me Salihin, qe nuk devijon nje gjuajtje te Skeles. Goli mungon, ndersa pjesa e dyte ofron loje me agresive. Suedezet provojne me te gjitha menyra, por pa krijuar raste te mira, ndersa shqiptaret shijojne tekniken e Hykes, por qe jep kros jo te sakte. Ibrahimoviç leshon nje tjeter predhe, por Beqaj duket se eshte betuar qe nuk do ta lene te shenoje. Ndersa Melberg ben gafen, kur fal Shqiperine ne nje rast ideal per shenim: gjuajtja e tij kalon prane shtylles. Per pergjigjen mendon Hyka, i jashtezakonshem ne krah, shmang te parin dhe nis nje predhe nga jashte zones, qe Isakson e grushton me veshtiresi. Tensioni rritet me kalimin e minutave. Salihi ka vrapuar shume dhe Han kerkon te freskoje sulmin me shpejtesine e Berishes, duke lene ekipin pa sulmues te mirefillte. Dhjete minutat e fundit Han mendon per barazimin dhe ndryshon vendosjen e skuadres: del fantazisti Skela, hyn Teli ne te djathte per nje mbrojtje me kater. Dallku del para ne krah, Duro merr qendren e mesfushes. Ibra me shoke, provojne te ndryshojne fatin e ndeshjes, por ju mungon qartesia, ndersa Shqiperia tenton te perfitoje nga ndonje shans i fundit, por barazimi eshte rezultati perfundimtar, pasi te dyja ekipet nuk dhane per te merituar me shume.
Berisha: Vlen sa nje fitore
Perballe Suedise, barazimi ka vertet vlera te medha, madje ka edhe nga ata qe e konsiderojne si nje arritje te madhe perballe nje kundershtari te madh. "Nje barazim ne ndeshjen e pare, kunder nje kundershtari qe pretendon kualifikimin, eshte njelloj si nje fitore per ne", nenvizon Besart Berisha, i cili eshte gjithashtu i lumtur per rikthimin e tij ne Kombetare, pas nje mungese 1-vjeçare per shkak te nje demtimi te rende. "Jam i lumtur per rikthimin ne Kombetare. Kam kaluar shume kohe te veshtire dhe i falenderoj te gjithe tifozet qe me kane mbeshtetur". Ndersa uron fitoren e pare ndaj Maltes te merkuren. Urimit te Berishes i bashkohet edhe mbrojtesi Kristi Vangjeli, i cili vlereson si nje nga pikat e forta ne ndeshjet ndaj Suedise, pikerisht tifozerine e zjarrte, qe sipas tij ishte "lojtari i 12-te per kuqezinjte dhe inspiruesi kryesor ne çdo manover".
Trajneri kuqezi pergezon skuadren per lojen e mire
Ari Han: Me nordiket,
pike me shume vlera
Sapo gjyqtari spanjoll Alberto Malenko fershelleu per fundin e takimit, Ari Han ngrihet me vrull nga stoli dhe shkon ne tunelin nga ku futesh ne dhomat e zhveshjes. Ashtu si asnje tjeter me pare, holandezi ka pritur qe te kalonin te gjithe lojtaret kuqezi, duke i pershendetur ata per barazimin 0-0 me Suedine. Trajneri eshte mjaft i kenaqur nga starti i ketyre eliminatoreve, mbi te gjitha me nje kundershtar mjaft te veshtire. "Luajtem mire, luftuam ne çdo moment dhe morem nje barazim me Suedine, qe eshte mes skuadrave me te mirave ne bote. Mendoj se kjo eshte nje pike me shume vlera per skuadren tone", deklaroi Han per "Super Sport". "Ështe padyshim nje rezultat i mire dhe e rendesishme eshte qe skuadra luajti mire dhe qe mori rezultat pozitiv. Nota dhe lojtari me i mire? Nuk dua te veçoj asnje nga futbollistet, por per lojen ne fushe skuadres do t‘i jepja nje shtate ose nje tete". Ne fund edhe dy fjale per sfiden me Malten pas kater diteve ne Tirane: "Me Suedine kemi marre padyshim nje rezultat te mire, por me Malten duhet te jemi te kujdesshem, qe te qendrojme me kembe ne toke dhe te marrim maksimumin, pra tri piket nga kjo sfide".
Suedezet
Henrik Larson: E veshtire
te luash me rivale te tille
Ne "Qemal Stafa", Henrik Larson ka festuar 100 ndeshje me fanellen e Suedise. Megjithate, festa e sulmuesit te mirenjohur eshte prishur nga Kombetarja e Ari Han. "Gjithmone eshte shume e veshtire qe te luash me kundershtare si Shqiperia, qe luajne shume te ngjeshur mbrapa dhe mbrohen me nente futbolliste", ishin fjalet e sulmuesit te mirenjohur. Ky mendim eshte vazhduar edhe nga mesfushori Sebastian Larson, i cili hyri ne loje si zevendesues vetem pas 6 minutave. "Shqiperia eshte nje skuader e veshtire dhe mbrohet mire", tha 23-vjeçari qe luan ne Angli me Birmingam Sitin. "Kane luajtur te terhequr dhe kjo ka sjelle shume probleme per ne. Edhe Shqiperia kishte lojtare te forte, me tre mesfushore ne qender dhe eshte gati e pamundur te çahet. Deshironim ta fitonim ndeshjen, por duhet te pranojme rezultatin. Shpresojme te paraqitemi me mire ne takimet e tjera te grupit".